Në Varshavë më 7 dhe 8 korrik NATO-ja do të zhvillojë samitin e saj të parë pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg komentoi se pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, Evropa është më e shpërndarë sesa deri tani, kurse situata është edhe më e paparashikueshme. Sipas disa specialistëve, në fakt Brexit nuk është pavarësi e Britanisë së Madhe nga Evropa, por pavarësi e Evropës nga SHBA-ja dhe në fakt kështu ka ardhur fundi i perspektivës anglo-saksone në BE. Sipas disa specialistëve të tjerë ka të ngjarë që pas Brexit-it evropian të ketë Nexit atlantik (NATO+exit).
Çfarë do të jetë pozita e Bullgarisë lidhur me këtë situatë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s?
Këto pozita u saktësuan në fund të javës së kaluar në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. Ministri i Mbrojtjes Nençev theksoi se ato janë përqendruar te rritja e nivelit të sigurisë dhe e pranisë së balancuar të aleancës në krahun e saj lindor dhe në rajonin e Detit të Zi, te krijimi i stabilitetit në periferinë e NATO-s dhe te përballimi krizave dhe i rrymës së refugjatëve. “Prani e forcuar” në Detin e Zi sipas qeverisë do të thotë grafik më intensiv të stërvitjeve nën egjidën e NATO-s në përputhje me konventën e Montrjos, sipas së cilës anije luftarake të shteteve jashtë regjionit të Detit të Zi mund të qëndrojnë në ujërat e Detit të Zi jo më shumë se 21 ditë. Teza për praninë e forcuar në Detin e Zi u argumentua nga kabineti me domosdoshmërinë për ndërprerjen e rrymës së migrantëve përmes tij, si operacioni i NATO-s në Detin Egje, dhe përjashton kategorikisht orientimin e stërvitjeve ushtarake kundër Rusisë.
Para tri ditësh Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniell Mitov deklaroi se në Varshavë Sofja do të ngulë këmbë që vendet nga krahu verilindor i NATO-s, domethënë shtetet baltike dhe Polonia, të trajtohen në një mënyrë me ato të krahut juglindor – rajoni i Detit të Zi dhe pjesa tjetër e kufirit të jashtëm juglindor të NATO-s. Është interesante se si kjo pikëpamje do të gërshetohet me fjalët e deklaruara javën e kaluar nga Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Valter Shtajmajer se stërvitjet ushtarake të NATO-s në Poloni dhe në Regjionin Baltik janë “inkurajim i luftës” kundër Rusisë. Përsëri para tri ditësh, Ministri i Punëve të Jashtme Daniell Mitov komentoi se NATO-ja nuk ka nevojë për konfrontim ushtarak, sepse sanksionet ekonomike kundër Rusisë funksionojnë mirë. Kjo deklaratë koincidon në një moment, në të cilin vendet evropiane zënë pozita kontradikotore sa i përket kësaj çështjeje – më skeptike ndaj sanksioneve janë Italia dhe Hungaria, kurse Polonia dhe republikat baltike i përkrahin më shumë.
Delegacioni bullgar në samitin e NATO-s në Varshavë do të punojë për një deklaratë të përbashkët midis NATO-s dhe BE-së, e cila të kontribuojë suplementarisht për partneritetin strategjik në krijimin e aftësive ushtarake, kundërveprimit të kërcënimeve kibernetike dhe të atyre hibride, për këmbimin e informacionit, krijimin e kapacitetit në sektorin e sigurimit, në sigurinë detare, në migracion etj.
Me largimin e BE-së nga Britania e Madhe, debati mbi këto çështje të ndjeshme vështirësohet suplementarisht dhe me të vërtetë është vështirë për t’u parashikuar, por zhvillime të reja mund të presim që pas disa ditësh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..