Në ditën e referendumit për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE një studim sociologjik pohonte, që sipas 88% prej bullgarëve dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE nuk ka lidhje me ta. Sipas 67 % rezultati i refundimit nuk do të ndikonte mbi jetën e tyre, ndërsa 11% nuk mund të japin përgjigje. Në përgjigjet e të anketuarve sociologët panë njohje të pamjaftueshme të temës, por prognozuan, se interesi ndaj ngjarjeve në Britaninë e Madhe do të bëhet edhe më i ndjeshëm.
Rritja e ndjeshmërisë u duk që në reagimet për rezultatet e para të referendumit. Presidenti Rosen Plevneliev shprehu keqardhje, se një fuqi e madhe, simbol i tregtisë së lirë dhe i demokracisë liberale, ka vendosur të izolohet përsëri në kufijtë e saj kombëtare. Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësim, se sot nacionalistët dhe popullistët triumfojnë nëpër rrugët e Evropës, por njëkohësisht shprehu bindje, se Evropa e bashkuar me ose pa Britaninë e Madhe do të shikojë përpara. Kryeministri Borisov, kabineti i të cilit kishte qëndrim paraprak, se mbetja e Britanisë së Madhe në BE është në interes për të gjithë, pas përfundimit të referendumit, komentoi, se respekton zgjedhjen e britanikëve. Sipas Borisovit, dalja e Britanisë së Madhe në të gjitha rastet do të ketë ndikim mbi Bullgarinë, sepse BE do të bëhet më i dobët. Disa anëtarë të partisë në pushtet GERB thanë, se vendimi i britanikëve për dalje nga BE do të shërbejë si një shembull i keq për vendet e tjera anëtare, sipas përfaqësuesve të Bllokut Reformator tani rreziku më i madh është vala e referendumeve të ardhshme në BE. Kryeministri refuzoi të komentojë këtë hipotezë duke shënuar, se në qoftë se arrihet në efektin e dominosë në BE do të mbeten vetëm Bullgaria, Rumania dhe Greqia.
PSB theksoi se pritet një proces i gjatë i tërheqjes reale të Britanisë së Madhe nga BE, por që tani qeveria bullgare duhet kategorikisht të mbrojë interesat e 250 000 shtetasve bullgarë, të cilët studiojnë, jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe. Sipas socialistëve, vendim i britanikëve duhet të detyrojë BE dhe Evropën të heqin dorë nga burokracia dhe formalizmi dhe të merren me zgjidhjen reale të problemeve të qytetarëve evropianë.
Sipas nacionalistëve nga VMRO, Britania e Madhe është ekonomia e tretë në BE dhe dalja e saj nga Bashkimi do të jetë një goditje mbi ekonomitë e të gjitha shteteve të tjera anëtare. Sipas VMRO, BE duhet të jetë vetëm aleancë ekonomike dhe të respektojë sovranitetin e shteteve nacionale, për ndryshe edhe shtete të tjera do të largohet prej tij. Nga Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë nuk shohin shenje për shpërbërjen e BE. Rezultatet e referendumit ata i interpretojnë si vrull i prioriteteve të ideve kombëtare dhe i patriotizmit, por mendojnë se dramë nuk ka nëse ndonjë shtet largohet nga BE, sepse është e mundshme që marrëdhëniet e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave midis tij dhe bashkësisë të ruhen. Në rrethet e ekspertëve disa e cilësojnë Brexitin si shenje për nevojën e reformave në BE, të tjerë – si premisë për një raport të ri të forcave në institucionet evropiane, të tretë – si shenje, se duhet të ndryshohet drejtimi i zhvillimit të BE – të mos shkohet tek integrimi i plotë, por tek kthimi i një pjese prej sovranitetit të privuar.
Reagimet e para për Brexitin në Bullgari, me gjithë se edhe janë të paplota dhe jo përfundimtare, konfirmojnë konstatimin, se ndryshe nga vendet e tjera në BE, në Bullgari nuk ka forcë të rëndësishme politike, e cila të identifikohet plotësisht me euroskepticizmin.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..