Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksentët e festivalit në Veliko Tërnovo

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë ditëve të nxehta të verës kryeqyteti i vjetër bullgar Veliko Trënovo do të përjetojë çaste të lavdishme të historisë së tij. Në vazhdim të dy muajve Festivali “Skena të shekujve” në kodrën Carevec do të rrëfejë me muzikë dhe shfaqje për ditët e Mbretërisë së Dyte Bullgare. Sheshet e qytetit do të mbushen me pjesëmarrësit më aktivitete shoqëruese, të veshur me kostumet e bejlerëve, zanatçinjve dhe tregtarëve të dikurshëm. Tërnovo do të presë muzikantë bashkëkohorë dhe interpretues klasikë, adhurues të filmave dhe të muzikës. Dyert e qytetit të bukur dhe mikpritës janë të hapur për të gjithë, të cilët dëshirojnë të kënaqen me programin e tij të pasur kulturor gjatë verës.

Drejtori i Ndërmarrjes bashkiake për turizëm “Qyteti mbretëror Tornovo” Cvetomir Bojaxhiev na tregoi më shumë për aktivitetet e ardhshme: “Veliko Tërnovo planifikon aktivitete atraktive. Përveç se është një destinacion i njohur turistik me monumentet, muzetë dhe trashëgiminë e tij historike, ne do të shtojmë shumë shfaqje të gjinive të ndryshme. Ndër aktivitetet e ardhshme janë Festivali ndërkombëtar folklorik dhe “Arbanasi summer music”, i cili gjatë vitit të kaluar u njoh si pjesë e festivaleve në Evropë. Po këtë vlerësim mori dhe Festivali operistik “Skena e shekujve”, i cili sivjet do të zhvillohet nga muaji korrik deri në javën e parë të shtatorit. Teatrot bullgare të operës do të ofrojnë shfaqje klasike dhe më moderne.”

Nga data 17 deri më 26 qershor kryeqyteti i vjetër është mikpritës i tubimit “Ludogorie”. Në të mund të shihet rikrijimi i dasmës autentike Kapanska. Para dy vjetësh tubimi prezantoi një dasmë tjetër të lashtë, me të cilën shënoi rekord për tryezën më të gjatë të dasmës me 1520 veta, të veshur me kostume popullore. Një javë pas tij fillon Festivali ndërkombëtar folklorik. Në fund të korrikut në kalanë Carevec dhe në kishat në rrëzat e saj do të zhvillohet Festivali i II ndërkombëtar i rikrijimeve historike. Në mishërimin e jetës nga koha e Mbretërisë së Dytë Bullgare dhe të Evropës Mesjetare do të marrin pjesë entuziastë nga Polonia, Serbia, Ukraina, Bullgaria, Moldavia dhe Italia. Ata do të demonstrojnë si në Mesjetë kanë farkëtuar armët, kanë përpunuar lëkurët, si kanë bërë pergamene, si kanë bërë qëndisje dhe si kanë gatuar. Ngjarja përfshin dhe demonstrime të betejave dhe punishte të ndryshme për fëmijë dhe të rritur.

Në periudhën nga 19 deri më 21 gusht do të mbahet edicioni i ri i “Transfiguration festival”, i cili verën e kaluar u zhvillua në fshatin Dolen të malit Rodope. Në të do të ketë projekte interesante, filma me metrazh të shkurtër dhe instalime bashkëkohore digjitale.

“Çdo vit vijnë shumë turistë – vazhdoi tregimin e vet Cvetomir Bojaxhievi. – Sivjet presim edhe më shumë, sepse kemi kontratë me firma turistike, të cilët do të dërgojnë grupe për herë të parë. Kemi grupe edhe nga anijet krociere që lundrojnë në lumin Danub, për të cilat është organizuar ekskursion një ditor deri në qytetin Veliko Tërnovo. Na gëzon fakti, se shumë kompani të reja turistike shfaqin interes ndaj trashëgimit tonë kulturor-historik. Shpresojmë, se ky fakt do të çoje në rritjen e numrit të turistëve nga Spanja, Franca dhe nga vendet aziatike.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD