Edicioni bullgar i festivalit ndërkombëtar për muzikë moderne franceze Francofolies qe rivendosur nga Bashkia e qytetit Bllagoevgrad gjatë vitit 2015 pas afro një ndërprerjeje 25 vjeçare. Ky është edicioni satelit i forumit më të madh të ngjashëm në qytetin Lla Roshell – Francë, që ekziston që nga viti 1985 dhe zhvillohet akoma në Monreal, Kanada, Spa në Belgjikë, Nju Jork, Buenos Aires dhe Berlin. Gjatë vitit 2015 në Bullgari morën pjesë Patricia Kaas, Patrik Bryell grupi elektro suin “Karavan pallas” i preferuari nëpër diskotekat në Evropë DJ Bob Sinkler si dhe interpretues të tjerë.
Një nga muzikantët më të dashur modern francez Nuvell vag dhe francezja e re Izabell Zhofroa më e njohur si ZAZ do të hipin në skenën e hapur në sheshin qendror në qytetin Bllagoevgrad më 18 qershor. Hyrja e edicionit të dytë të Francofolies është i lirë për banuesit dhe miqtë, na bindën nga Bashkia e qytetit Bllagoevgrad, producent i ngjarjes.
Krijues të Nuvell vag gjatë vitit 2004 janë francezët Mark Kolen dhe Olivie Libo. Që të dy janë xhaz muzikant. Ja se çfarë na tregoi Mark, posaçërisht për Radio Bullgarinë.
“Nuvell vag, ky është një projekt muzikor në të cilin janë të përpunuar këngë të dashura nga vitet 80 në aranzhim, të ndikuar nga bosa nova braziliane e viteve 60. Në fillim pothuajse të gjitha kavër-versionet janë në pënk dhe nju ueb interpretime – tregon Mark Kolen. – Në fakt gjatë formimit të stilit ne kishim dy mundësi. Ose të ruajmë versionin origjinal, ose të luajmë me këngën në mënyrë që autorët origjinal të këngëve të na heqin kapelën. Kurse sa i përket emrit të projektit, kjo është një lojë fjalësh, me qenë se Nuvell vag, bosa nova, nju ueb do të thonë të njëjtën gjë – “një valë e re” në gjuhë të ndryshme.”
Gjatë vitit 2005 një kavër i tyre i këngës “I Melt with You” është përdorur në sauntrakun pranë filmit “Zoti dhe zonja Smit” si dhe “Anatomia e Grejit”. Mes këngëve të tyre më të njohura janë “Guns of Brixton”, “Dance With Me”, “Love Will Tear Us Apart” e të tjera. Formula pënk-muzikë braziliane- kinema del se është e suksesshme, me qenë se Nuvell vag kanë mbi 700 000 albume të shitura dhe zhvillojnë koncerte nëpër të gjithë botën.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..