Në pamje të parë Bullgaria është mes kandidateve të prezantuara më mirë për futjen e euros. Vendi është i detyruar ta bëjë këtë në bazë të forcës së marrëveshjes së vet për hyrje në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, valuta bullgare është me një kurs të fiksuar ndaj euros dhe në praktikë 1 euro gjithmonë është e barabartë me 2 leva bullgare. Kjo është si një farë fejese midis të dyja palëve, që zakonisht bëhet vetëm gjatë ekzistencës së ndjenjave të ngrohta midis bashkëshortëve të ardhshëm, të cilët premtojnë të presin pak besnikë njëri-tjetrit deri në lidhjen zyrtare të martesës.
Po, ama në këtë rast me bullgarinë dhe euron, të fejuarit filluan pak të fishken, u shfaqën rrudha të shumta nëpër fytyrat e tyre fillimisht të lëmuara dhe shumë të lumtura dhe ndjenjat e përbashkëta duket se humbën mjaft nga pasioni i vet fillestar dhe nga përkushtimi i përbashkët.
Shkaqet për ndarjen janë nga më të ndryshmet, ku faji është i të dyja palëve. Bullgaria tanimë nuk i respekton kaq rreptësisht kërkesat e maastrihtit për borxhin publik, deficitin buxhetor dhe inflacionin, ajo mbetet dhe me tregje relativisht të pazhvilluara të parave dhe financiare, pozitat e saj në tregjet botërore janë të dobëta dhe të luhatura.
Euroja pësoi goditje të shumta dhe nga kriza botërore financiare, dhe nga kriza e brendshme zonale greke, rivendosja në eurozonën nuk është bindëse, problemet mbeten dhe fitojnë një karakter kronik. Gjatë këtij pozicioni as Bullgaria e ka si prioritet euron, as që eurozona po vdes nga dëshira të tërheq akoma anëtarë, të cilët do të vijnë me problemet e tyre. Pikërisht këtë e tha gjatë këtyre ditëve dhe Banka Qendrore Evropiane e cila shpalli se nga 7 vendet , kandidate për euron, asnjë nuk është gati krejtësisht dhe nuk i plotëson të gjitha kriteret. Kjo sigurisht që është e vërtetë e parë nga ana teknike, por me siguri mund të supozojmë se dhe mjaft nga vendet nga eurozona tanimë nuk u përgjigjen këtyre kritereve. Me fjalë të tjera problemi nuk është vetëm teknik dhe bankar, por më tepër dhe para së gjithësh politik. Në Bullgari i japin llogari vetes se, vendi aktualisht nuk është i dëshiruar në eurozonë dhe kush e di se çfarë përpjekjesh për kryerjen e kritereve nuk po bëhen. Sepse e mbajnë mend shumë mirë mësimin nga Shengeni, kur pavarësisht se i kreu të gjitha kushtet, vendi në bazë të shkaqeve thjesht politike nuk qe i lejuar në hapësirën për një lëvizje të lirë. Rasti me euron është i ngjashëm. Kështu që politika bullgare aktualisht sa i përket valutës së përbashkët është “nxitoj me ngadalë”. Ka një farë planesh qeveritare për hyrje në mekanizmin e këmbimit, por asgjë e ngutshme dhe shumë e rëndësishme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..