Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një vlerësim modest i kreditimit për një vëllim të matur ekonomik

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit “Standard end Puërs” ( Standard & Poors) dhe “Fiç” (Fitch) ripohuan vlerësimet e veta për Bullgarinë si një kredimarrës, njoftoi Ministria e financave. Ato mbeten mjaft modeste dhe jo shumë atraktive për investuesit ndërkombëtar. Dhe me të vërtetë , vlerësimi i Fiç nga BBB-BBB, përkatësisht në valutë të huaj dhe vendëse, me një perspektivë stabile, nuk propozon asgjë atraktive për fondet e mëdha ndërkombëtare të investimit dhe të pensionit, të cilat zakonisht janë blerësit më të mëdhenj të letrave shtetërore me vlerë. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për vlerësimin e “Standard end Puërs” BB+B me një perspektivë stabile.

Kjo në praktikë do të thotë se, kur qeveria bullgare vendos që të marrë një hua shtetërore sovrane në tregjet ndërkombëtare të parave, blerësit eventual të borxhit bullgar fillimisht saktësojnë se çfarë mendojnë mbi çështjen agjencitë e borxheve dhe se çfarë rekomandojnë ato. Në varësi nga vlerësimet e tyre ata vendosin nëse të investojnë në bon të thesareve bullgare ose jo dhe çfarë çmimi duan për paratë të cilat janë dhënë me hua Bullgarisë. Sa më i ulët është vlerësimi i agjencive të re të vlerësimit, kaq më pak investues janë gati të blejnë borxhin bullgar dhe kaq përqindje më të larta duan për kredinë e lëshuar të pasigurt.

Nga kjo pikëpamje vlerësimet për Bullgarinë janë mjaft modeste dhe të kujdesshme, ajo nuk konsiderohet si një shtet rrezikues, por dhe nuk rekomandohet për investime të sigurta ashtu si vendet me vlerësime një ose disa A. Por paratë e lira në botë janë kaq shumë, saqë në praktikë nuk lëshohen dhe në pamje të parë dhe mundësitë më të vogla që këto para të sjellin një farë të ardhur. Me fjalë të tjera investues dhe në letra me vlerë më të pasigurta nga klasa B nuk mungojnë dhe kjo në kohën fare të afërt qe për herë të radhës e dëshmuar nga Bullgaria, e cila mori në tregjet e huaja mjaft hua të leverdishme për mbi 2 miliardë euro gjatë përqindjeve fare të pranueshme prej rreth 2%.

Vlerësimet e agjencive të vlerësimit për tërheqjen, të ardhurat dhe sigurinë të investimeve në letra me vlerë shtetërore gjithmonë janë të shoqëruar dhe të motivuar prej analizave të gjendjes ekonomike të vendit i cili vlerësohet. Gjatë përcaktimit të vlerësimeve të fundit të dyja agjencitë ndërkombëtare theksojnë shumë prioritete të ekonomisë bullgare, por nuk lënë pa shënuar dhe anët e saj të dobëta. Pa hyrë në hollësira të tepërta, do të përmendim vetëm prognozat e kujdesshme dhe të përmbajtura për vëllimin ekonomik në vend gjatë këtij viti. Që të dyja agjencitë mendojnë se Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet gjatë vitit 2016 me rreth 2%, që nuk është një arritje shumë e madhe dhe në çdo rast është tepër e pakënaqës nga pikëpamja e prapambetjes së përgjithshme të vendit, që duhet të avancohet shumë shpejt, që të mund të arrihet të paktën një farë niveli të pëlqyeshëm evropian.

Mjaft më optimist duken në Bankën Botërore, përfaqësues i të cilëve për Bullgarinë është Toni Tomsën i cili tha se shikon rezerva të shumta në ekonominë bullgare, shfrytëzimi i të cilëve do të sjellë mbase një vëllim bile prej 4%.

Sa ekonomistë, kaq dhe vlerësime dhe prognoza. Kjo është një e vërtetë e njohur prej kohe, e cila në këtë rast vetëm gjen një ripohim të ri. Duket se në këtë etapë dominojnë akoma kujdesi dhe optimizmi i matur, pasi vet autoritetet bullgare pranojnë se, vëllimi ekonomik do të jetë më i afërt deri tek ai i prognozuar nga agjencitë e vlerësimit, sesa të 4% të ëndërruara nga Banka Botërore. Por, kryeministri bullgar Bojko Borisov i njohur me optimizmin e tij flet bile për 4.5%, kështu që prapë së prapi duhet të kemi një në mend.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD