Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Deri në Çikago e matanë" – udhëtimi i madh i gajdes bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Sot secili që dëshiron të mësojë se si t’i binte gajdes bullgare mund ta bëjë këtë, pa dalë nga shtëpia. Me siguri vendi më i përshtatshëm, ku njeriu mund të ndiejë magjinë e këtij instrumenti, është mali Rodopa – kështu mendon Cvetelin Andreev, krijuesi i platformës së internetit kabagaida.com. Profesioni i tij është inxhinier softueri, kurse në kohën e tij të lirë preferon t’i binte gajdes. Gajdja, e cila vazhdimisht e tërheq atë në malin Rodopi, është shkaku për udhëtimet e tij në tërë botën.

“Platforma e internetit përfshin disa projekte dhe misioni i saj është që t’i ndihmojë sa më shumë njerëz që të njihem me gajden. Jep mundësi për trajnim online, për shkëmbimin e dijeve mes njerëzve nga tërë bota. Ajo është një faqe për prezantimin e aktiviteteve tona me fëmijë dhe për seminaret arsimore, të cilat i organizojmë, kështu edhe për grupin tonë “Kajnak”, me të cilin marrim pjesë në ngjarje të ndryshme ndërkombëtare për popullarizimin e instrumentit. Trajnimi online përfshin materiale arsimore falas - artikuj të përkthyer në anglisht, video spote, kënga të shkruara me nota për gajde, resurse, të cilat japin mundësi që njeriu të mësojë vetë. Sigurisht ato mund të japin vetëm një bazë të mirë, mbi të cilën njeriu duhet të punojë. Hapa tjetër janë mësimet online – kemi një plan arsimor, të cilin e ndjekim në sesionet njëorëshe me nxënësit. Mund të zhvillojmë të tilla në kohën reale, kurse kur diferenca kohore apo ndonjë shkak tjetër pengojnë lidhjen e drejtpërdrejtë, komunikimi mund të bëhet nëpërmjet videove të xhiruara”.

Снимка

Përdoruesit kryesorë të sajtit janë bullgarët jashtë shtetit, të huajt që interesohen për folklorin bullgar, kështu edhe gajdexhinj, të cilët i fryjnë ndonjë lloji tjetër të gajdes dhe për të cilët gajdja bullgare është interesante dhe dëshirojnë të provojnë diçka të re. Adhuruesit e gajdes organizojnë forume të ndryshme botërore, ku ata takohen. Ngjarja e fundit e tillë, në të cilën Cvetelin Andreev dhe grupi i tij morën pjesë ishte Konferenca Botërore e Gajdexhinjve në Glasgow për muzikantë, mjeshtër të gajdeve dhe shkencëtarë.

"Në Bullgari ka dy variante kryesore të gajdes, sipas të tjerëve ato janë tri – unë nuk jam i sigurt – shpjegoi Cvetelin Andreev. Sipas meje llojet janë “kaba gajde” dhe “xhura gajde”. Në të kaluarën nuk ka pasur një dallim i tillë. Sot kaba gajdja ka një tingëllim më të trashë dhe karakteristik. Xhura gajdja është më e përshtatshme për orkestre. Përveç kësaj në përpunimin e saj ka disa të reja – shpesh është prej materialeve sintetike dhe ajo përdoret dhe akordohet më lehtë”.

Interesantja është kjo se krijuesi i sajtit kabagaida.com nuk është muzikant profesional. Pak nga pak për shkak të dashurisë së tij ndaj gajdes ai lë mënjanë punën në një kompani për përpunimin e softuerit, në të cilën tani është vetëm anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe tashmë nuk ka funksione operative. Shkaku për këtë është fillimi i një fushate dhurimi, e cila kushton shumë përpjekje dhe resurse. Qëllimi është mbledhja e mjeteve për një turne të madhe në SHBA.

"Gjatë kësaj vjeshte jemi ftuar në dy festivale në SHBA për muzikë folklorike dhe botërore – në Çikago dhe në Richmond – shpjegoi Cvetelin Andreev. Festivali për Muzikë Botërore në Çikago zhvillohet njëkohësisht në 20 vende dhe mbledh rreth gjysmë milion vetash. Për dy ditë forumi në Richmond vizitohet nga 300 mijë adhurues të muzikës. Këto dy ngjarje janë në fillim dhe në fund të udhëtimit tonë. Mes tyre planifikojmë dy pjesëmarrje në Uashington, në Boston do të bëjmë prezantim në Universitetin e Massachusetts-it, do të jemi mysafirë në Baltimor dhe Nju Jork. Kjo që e përgatitim është shumë e madhe dhe fakti se i bashkuam aq shumë pjesëmarrje në një udhëtim në të vërtetë është një fat. Natyrisht atje ka njerëz që na ndihmojnë. Ndër ta janë emra të dalluar në fushën e studimit dhe koleksionimit të folklorit autentik.”



Ky udhëtim i ëndërruar mund të realizohet me ndihmën financiare të donatorëve. Njerëzit që dëshirojnë mund të ndihmojnë fushatën financiarisht apo me anë të shpërndarjes së informacionit. Kështu gajdja e malit Rodopa mund të arrijë Çikagon dhe bile të vazhdojë matanë*.

* Këtu bëj lidhje me një nga veprat e mëdha të letërsisë bullgare nga fundi i shekullit të XIX-të – “Deri në Çikago e prapa” të shkrimtarit dhe personit publik të asaj kohe Aleko Konstantinov (1863 - 1897).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD