Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fantazi me tri dimensione do të gjallërojnë në Festivalin e Artit Rrugor

БНР Новини

Arti modern lindet në rrugë para syve tona, hap botën e iluzioneve me përmasa dhe hapësira, të cilat pushtojnë imagjinatën. Mirëpo, edhe ai si jeta është i përkohshëm. Dhe pasi përfundon, galeria e vetme për bukurinë e parë mbeten vetëm kujtimet.

Në fund të majit fshati Mogillovo në rajonin e qytetit Çirpan do të jetë mikpritës i Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Pikturimit 3D mbi asfalt. Kjo është veprimtaria e parë e këtij lloj që organizohet në vend. Piktorë të njohur nga Holanda, Italia, Ukraina dhe Meksika do të krijojnë tablo me tri dhe katër dimensione mbi rrugët dhe muret. Me ndihmën e teknikës speciale veprat e tyre do të ruhen disa muaj, kështu që më shumë njerëz të shikojnë.

СнимкаNë fakt arti rrugor lindi para pesë shekujsh në Itali, ku kishte piktorë shtegtarë endacakë. Ata punuan kundrejt shpërblimit në katedralet. Kur ishin të lirë bukën e gojës e nxirreshin duke pikturuar në sheshet. Për shkak të luftërave gjatë shekullit të kaluar ky lloj arti u zhduk në harresë. Në vitet 70-të të shekullit XX ai u rimëkëmbë në sajë të Festivalit për Pikturim në Rrugë, organizuar në qytetin italian Kurtatone. Kështu edhe më sot, kur vizatimet rrugore u kthyen në piktura 3D.

Përsa i përket festivalit bullgar ai do të hapet me një befasi i kushtuar 24 Majit – Ditës së Arsimit dhe të Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav. Më shumë hollësi sjell zoti Vlladimir Nedev – njeri prej organizatorëve:

“Programi fillon me pikturimin e alfabetit kirilik në një variant me tri dimensione. Vizatimet do të realizohen nga Aleks Maksimov nga Ukraina dhe Leon Keer nga Holanda – dy krijues të njohur, të cilët pikturojnë në mbarë botën. 30 fëmijë do të vizatojnë bashkë me tyre alfabetin dhe kjo veprimtari do të shndërrohet në një atraksion. Krahas kësaj do të formohen edhe dy zona të tjera të pikturimit. Ato do të jenë në një rajon pak të njohur të fshatit Mogillovo – Midalidare. Aty ka hapësira, të cilët ofrojnë një këndvështrim krejt të ndryshëm dhe hapësira të mira për pikturim.”

Në festivalin në Bullgari krijuesit e artit rrugor do të shtojnë edhe një dimension tjetër të katërt të veprave të tyre duke pikturuar mbi mur. Përsa iu përket temave të vizatimeve ato mbeten në sekret thekson zoti Vlladiir Nedev dhe vazhdon:

“Veprat do të jenë fryt i imagjinatës së krijuesve. E vetmja gjë, e njohur është, se ata piktorë janë të preokupuar nga problemet e botës globale, të klimës, të ekologjisë etj. Kështu që mendoj se veprat do të jenë me një orientim të tillë. Për shembull Leon Keer ka vepra të mëdha u kushtuara problemeve ekologjike të pikave të ndryshme të botës.”

Vepra më e njohur e holandezit është vizatimi i madh 3D i Ushtrisë së Terakotës, të cilën e krijoi në SHBA-në. Ai e zbuloi artin rrugor në vitin 2007. Leon Keer vendosi të vijë në Bullgari që të frymëzojë edhe piktorët bullgarë të formojnë një qëndrim profesional ndaj vizatimeve me tri dimensione. Si rezultat disa krijues të rinj bullgarë realizuan një instalacion mbi kodrinat përreth fshatit Mogillovo. Njeri prej autorëve Vlladimir Nedev shpjegon:

Снимка“Duke depërtuar më thellë në sferën e vizatimit rrugor gjithnjë e më shumë bindem se vizatimet 3D dhe 4D përbëjnë një krijimtari origjinale. Pikturat në të vërtetë janë të përkohshme, por edhe jeta është e tillë. Megjithëqë veprat e krijuara nuk janë të përjetshme ndikimi i këtij arti gjithashtu është i madh mbi publikun e gjerë. Për më tepër se këtu vizituesit janë më shumë se sa në galeritë.”

Festivali i parë Ndërkombëtar i Artit 3D tek ne fillon më 25 maj. Krahas krijimtarisë rrugore të piktorëve, parashikohen edhe shumë veprimtari shoqëruese, në të cilat vizituesit do të dëgjojnë Operën e qytetit Stara Zagora, Ansamblin “Zagorçe” dhe shumë muzikantë të tjerë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD