Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja përfshihet në luftën globale kundër korrupsionit

Foto: EPA/BGNES

Ditën e enjte Kryeministri Bojko Borisov mori pjesë në samitin kushtuar korrupsionit të liderëve të 40 shteteve. Forumi është pa precedent dhe në të marrin pjesë vende, të cilat arrijnë suksese të konsiderueshme në luftimin e korrupsionit. Mikpritësi i samitit ishte Kryeministri britanik Dejvid Kameran, i cili deklaroi në fjalimin e tij se “korrupsioni është një kancer dhe është në thelbin e një sërë problemesh. Ai bëri të ditur se në Londër do të krijohet një qendër për luftimin global të korrupsionit. Nga ana e vet Bojko Borisov bëri të ditur se Sofja do të përfshihet aktivisht në veprimtarinë e qendrës.

“Për herë të parë pash kaq shumë autokritikë dhe vendosmëri”. Kështu Kryeministri bullgar komentoi debatet gjatë forumit. Bojko Borisov shënoi se siç komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë para disa vitesh veprime të përbashkëta kundër terrorizmit, ashtu edhe tani ka nevojë për veprime të përbashkëta kundër korrupsionit global.

Në kuadrin e vizitës së tij Bojko Borisov bisedoi me Dejvid Kameran. Ai paraqiti përpjekjet e qeverisë për të luftuar kundër kontrabandës, e cila është lidhur drejtpërsëdrejti me korrupsionin. Ata të dy shqyrtuan gjithashtu situatën lidhur me fluksin e refugjatëve nga lindja drejt Evropës dhe tensionet midis BE-së dhe Turqisë sa i përket kësaj çështjeje.

Samiti në Londër tashmë është histori. Mirëpo ka disa çështje shumë kureshtare, përgjigjet e të cilave mund të na rikujtojnë proverbin “Hajduti thërret kapeni hajdutin!” Takimi u zhvillua rreth një muaji pasi shpërtheu skandali “Dokumentet e Panamasë”. Ato zbulojnë skemat, sipas të cilave disa firma dhe persona publikë nga tërë bota përdorin kompani off-shore me qëllim fshehjen e tatimeve. Doli se edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe Dejvid Kamerën ka pasur aksione në një kompani off-shore nën emrin e të atit. Ndër këto kënde qiellore financiare janë Ishujt e Virgjër Britanikë. Pra, territoret e Britanisë së Madhe përtej detit formojnë një pjesë të problemit të korrupsionit. Ndërsa në listat e “Dokumenteve të Panamasë” janë shënuar emrat e rreth 200 personave bullgarë fizikë dhe juridikë.

Tepër diplomatik më duket definicioni se në takimin e nivelit të lartë në Londër kanë marrë pjesë liderë të vendeve, të cilat kanë suksese të konsiderueshme në luftimin e korrupsionit. Ndoshta është më saktë të thuhet se në Londër u thërritën liderët e disa prej vendeve më të korruptuara në botë. “Liderët e disa vendeve shumë të korruptuara mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Nigeri dhe Afganistani janë ndoshta shtetet më të korruptuara në botë.” Këtë e tha Dejvid Kameran në vigjilje të samitit para Mbretëreshës Elizabet II, pa menduar se kamerat dhe mikrofonat ende punonin. Ky gabim i tij u komentua gjatë forumit. Presidenti i Nigerit Mohamadu Buhari i komentoi fjalët e Kryeministrit britanik si shokuese. Deputeti afgan Mohamad Sediki deklaroi nga ana e vet se “vetë Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një kontribut të konsiderueshëm për përhapjen e korrupsionit” në vendin e tij. Sipas raportit të fundit për korrupsionin të “Transparency International” Bullgaria është vendi më i korruptuar ndër të gjitha 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Pas saj radhitet Italia, e cila u paraqit në takimin e nivelit të lartë në Londër nga Ministri i Drejtësisë Andrea Orlando.

Në fakt korrupsioni ka ekzistuar që në kohërat më të largëta. Ose, thënë me fjalë të tjera, korrupsioni është paraziti i përjetshëm i parave, të cilat e udhëheqin botën. Prapëseprapë le të shpresojmë se takimi i nivelit të lartë në Londër kushtuar korrupsionit nuk ishte vetëm për të hedhur hi syve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD