Trombisti francez pushtoi imagjinatën e publikut dhe kritikës akoma në fund të shekullit të kaluar dhe pak pas vdekjes së të madhit Miles Davis me njëzëshmëri ishte shpallur për Milesin e ri. Në Sofje ai erdhi bashkë me kompozitorin e muzikës për filma Zigfrid (Siegfried) – improvizues jashtë zhanreve. Pikërisht ai propozoi që Erik të interpretojë bashkë me këngëtaret tradicionale bullgare nga trioja “Avigea”. Mirëpo befasia e madhe ishte Janka Rupkina – një nga emrat e Misterit të Zërave Bullgare dhe të trios “Bëllgarka” (Bullgarja). Ja se çfarë tha Erik pak para fillimit të koncertit:
Isha 15 vjeçar kur dëgjova Jankën. Bashkë me të dëgjova gjithashtu Pink Floyd. Gjithçka që thyen kufizimet është e mirë, mjafton të bëhet me shije. Shija është subjektive. Krijimtaria është diçka që buron nga shpirti dhe nuk kalon përmes kompjuterit. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejt midis Zotit dhe Internetit. Unë jam vetëm një apostull modest – pas Rahmaninovit, Starvinskit dhe natyrisht – Jankës.
Deri tani Erik ka punuar vetëm me zëra nga Evropa Perëndimore dhe nga Afrika dhe pas takimit të tij me Jankën ai mendon për një projekt më të madh bashkë me të. Nga ana tjetër zëri i Jankës gjithashtu lidhet me emra të skenës alternative si Transglobal Underground dhe Kate Bush dhe me vetë George Harrison. Por ndryshimi midis projekteve të tjera më komerciale të tyre dhe asaj që u prezantua para publikut të Sofjes të hapur për eksperimentime vetëm përforcoi ndjenjën për një magji skenike. Për Erik improvizimi pavarësisht nga rreziku është në lidhjen e drejtpërdrejt me shpirtin, në ndjenjën për momentin e jashtëzakonshëm.
Për Jankën mjafton kjo se ajo këndon mirë dhe Erik interpreton mirë. Si një person që beson, kur këndon me virtuozin francez ajo e ndien praninë e Zotit në skenë. Le të kujtojmë se Janka jeton jetën e saj të dytë – ajo është ndër pak të mbijetuarit në një aksident me avion në vitin 1971.
Duke folur për Zigfridin – në shoqërinë e më të mirëve ai gjithmonë ndihet mirë, si në ambientin e një familjeje.
Çdo gjë tjetër tjetër është muzikë që buron nga koha dhe derdhet në përjetësi.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..