Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

рpIANISSIMO 2016 me një edicion të posaçëm nordik

Për herë të nëntëmbëdhjetë të radhës, nga 13 deri më 17 prill në Sofje dhe në Plovdiv do të zhvillohet festivali për muzikë bashkëkohore për piano ppIANISSIMO 2016. Sivjet edicioni do të jetë nordik. Organizatorët janë fondacioni “Pianisimo” dhe Radioja Kombëtare Bullgare. Brenda 5 ditësh do të ketë 12 ngjarje muzikore dhe adhuruesit do të mund të dëgjojnë muzikën pak të njohur në Bullgari të shteteve të Evropës Veriore.

Mysafirë do të jenë interpretues të shkëlqyeshëm nga Finlanda, Danimarka, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Do të marrin pjesë 8 muzikantë të njohur bullgarë dhe një aktor, të cilët do të prezantojnë vepra klasike të shekullit të XX-të dhe tendencat bashkëkohore në interpretimet për piano të muzikës së dhomës, solo, eksperimentale, elektroakustike dhe xhaz. Përveç kësaj publiku do të njihet me vepra klasike të poezisë së shteteve skandinave. Festivali ppIANISSIMO është i vetmi, kushtuar krejt muzikës bashkëkohore. Fokusi i tij është mbi mundësitë e panumërta të pianos dhe është një laborator për art bashkëkohor – një hapësirë për interpretues të dalluar apo debutues, të cilët prezantojnë proceset e ndërlikuara të estetikës moderne. Tashmë 10 vjet festivali tërheq vëmendjen e artistëve bullgarë dhe të huaj.

Drejtori artistik i festivalit që nga viti 2015 është dr. Ilia Gramatikov, i cili po bën një specializim në Universitetin për Muzikë dhe Arte Interpretimi në Vjenë. Ai është gjithashtu pedagog në dehën e historisë së muzikës në Akademinë Muzikore Kombëtare. Ja se çfarë tha ai për programin e ppIANISSIMO-s:

“Misioni ynë tashmë 19 vjeç është jo vetëm që të popullarizojmë muzikën bashkëkohore, por edhe të tregojmë sa ajo mund të jetë kureshtare, bile për dëgjuesin që nuk është specialist në fushën e muzikës. Edhe sivjet hyrja do të jetë falas. Do të hapim festivalin me interpretimin e pianistes finlandeze Laura Mikola. Në një nga mbrëmjet muzikore do të kemi një performancë multimediale. Nda Danimarka vijnë Irina-Kalina Gudeva, kontrabas, dhe Ajnar Kanding – improvizues i muzikës kompjuterike. Ata, bashkë me Julia Cenova, Emill Tabakov dhe Al. Tanev do të përdorin të gjitha mënyrat e shprehjes të muzikës bashkëkohore, poezisë dhe artit në përgjithësi. Suedia do të prezantohet nga kompozitorë, të cilët janë novatorë radikalë në muzikën e shekullit të XXI-rë. Të gjitha mysafirët janë shumë të njohur në skenat botërore. Çdo vit marrin pjesë në projekte të ndryshme për muzikë bashkëkohore dhe në repertorin e tyre hyjnë dhjetëra tituj të muzikës klasike dhe moderne, ndër të cilët ka vepra të shkruara posaçërisht për ta. Sivjet në Pianisimo do të ketë pjesë të shkruara pikërisht për këtë festival. Kjo do të jetë një festë e vërtetë e muzikës!”


Profesoresha dr. Borisllava Taneva është kompozitore e dalluar, pianiste, pedagoge dhe figurë publike. Nga ky vit ajo është bashkëkryerja e fondacionit Pianisimo, bashkë me doktorin Ilija Gramatikov. Ja se çfarë tha vetë ajo: “Për mua Pianisimo është një kauzë. Është një mundësi për inkurajimin e autorëve, kompozitorëve dhe interpretuesve për krijimin e veprave me vlerë të lartë. Kjo është e rëndësishme, posaçërisht për të rinjtë, sepse sot është shumë e vështirë për ta që të gjejnë një skenë të përshtatshme për talentin e tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD