Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia ulet gradualisht, ekonomia gradualisht po rimëkëmbet

Foto: arkiv

Lajmet janë dy dhe si zakonisht njëri është i mirë, tjetri – i keq. Lajmi i mirë është se gjatë tre vjetëve të fundit papunësia në Bullgari gradualisht ulet dhe sipas Evrostatit aktualisht bile është nën mesataren për BE. Shifrat në këtë drejtim janë të qarta dhe optimiste. Gjatë shkurtit të papunët në Bullgari kanë qenë 7.4% dhe ky është niveli më i ulët nga shtatori i vitit 2009. Një krahasim – për këtë periudhë të papunët në BE kanë qenë 8.9%. Ky fakt nuk ka si të mos i gëzojë qeveritarët, për të cilët ky është sukses i madh, ashtu dhe njerëzit e zakonshëm që shohin më shumë shanse në tregun e punës. Tjetër është çështja, se ata që kanë arritur të gjejnë punë nuk kanë shumë arsye të gëzohen duke pasur parasysh, se shpenzimet mesatare për punë në vend janë vetëm 4.1 euro në orë kundrejt shumës 41.3 euro në orë në Danimarkë,p.sh. Për nga ky tregues, ndryshe nga papunësia, Bullgaria është në vendin e fundit në BE dhe mbetet vendi më i varfër në Evropën e bashkuar.

Çfarë i detyrohet kjo ulje graduale e papunësisë dhe a ka shanse të vazhdojë dhe të arrijë nivelet normale që lëviznin nga 4-5%?

Shkaku kryesor për kërkimin më të madh të krahut të punës është rimëkëmbja ekonomike dhe kapërcimi i krizës financiare dhe ekonomike nga vitet 2008-2009. Biznesi në vend arriti të adaptohet ndaj kushteve të reja të tregut të brendshëm dhe në plan ndërkombëtar. Gjërat tashmë nuk janë si ato para krizës, kërkimi është tkurrur, gjithçka zhvillohet ngadalë dhe në përpjesëtime më modeste. Prandaj askush sot nuk flasë për bum në tregun e punës, por për tendenca graduale.

Këtu vjen radha për analizën e lajmit të keq – ngadalësimi i rritjes së ekonomisë bullgare gjatë këtij viti, që ishte parashikuar nga ekspertë bullgarë dhe të huaj. Në vitin 2015 ekonomia bullgare shënoi rritje të PBB me 3%, por sivjet pritet rritje prej 2%. Rënia është e ndjeshme, por për krizë nuk mund të flitet. Përkundrazi, mendohet, se kjo tendencë pasqyron shumë saktë procesin me karakter global të adaptimit të ekonomive ndaj ritmeve më të matura të zhvillimit për shkak të nivelit të lartë të arritur të prodhimit, investimeve dhe konsumit. E gjithë kjo jep arsye të mjaftueshme të mendohet, se në qoftë se nuk do të ndodhet diçka e paparashikuar për Bullgarinë gjatë këtij viti, siç ekziston realisht rrezik nga mjedisi i jashtëm, papunësia do të vazhdojë të bjerë me ritme graduale. Nga gjithsej 248 mijë bullgarë të papunë gjatë shkurtit të këtij viti kundrejt shifrës 252 mijë gjatë janarit dhe 329 mijë të papunëve para një viti, ata me siguri do të arrijnë nivelin e afro 200 mijë vetave. Kjo është një ulje e qëndrueshme e papunësisë në Bullgari nën nivelin psikologjik prej 300 mijë për muaj të shtatë të radhës dhe afrim me nivelin e ri psikologjik prej 200 mijë vetave.

Përgatiti n ë shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD