Kuartet mandolash, këngëtare popullore, kitarist dhe perkusionist – ky është kolektivi që ka bashkuar përpjekjet dhe idetë në grupin “Etnotiks”. Emri i formacionit është origjinal, lehtë mbahet mend dhe është shumë i përshtatshëm për pjesët e përfshira në repertor dhe të cilët gërshetojnë folklor, etno, pop dhe rok.
Desisllava është nga qyteti Varna, ka mbaruar aty Shkollën muzikore me specialitetin mandolë. Aktualisht është studente për filologjinë bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ndërsa në grup është mandola e dytë.
“Ideja për “Etnotiks” – thotë ajo – u përket producentit Asen Pavllov dhe Angell Dobrevit – instrumentist i njohur i mandolës, solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Punojmë se bashku prej rreth 2 vjetësh. Posaçërisht për ne shkruan muzikë mjeshtër të afirmuar në këtë gjini – përveç Angell Dobrevit, Kostadin Gençev, Kirill Vlladov etj. Përpiqemi të bëjmë cover të hiteve të njohura botërore, ne vetë gjithashtu krijojmë muzikë. Përdorim folklorin autentik dhe e përpunojmë këngë sipas qëndrimeve tona. Unë si nxënëse kam interpretuar shumë folklor trakë dhe të Stranxhës. Vitet e fundit jetoj në Sofje dhe tani interpretoj me kënaqësi folklorin e kësaj krahine. Të gjithë kemi një qëllim të njëjtë – të ruajmë traditat, por t’i prezantojmë në mënyrë të re. Dëshirojmë të popullarizojmë artin popullor ndër të rinjtë. Në “Etnotiks” ne gërshetojmë melodi bullgare me stile të ndryshme dhe shpresojmë se do të afirmohemi si grup me stil të vetë.”
“Sipas meje, folklori autentik pritet shumë mirë në pamjen e tij origjinale. Jemi dëshmitarë çfarë popullaritet të madh ka muzika jonë tradicionale në SHBA, Angli dhe në shtete të tjera. Por ne dëshirojmë të zgjerojmë mundësitë e saj, të vërtetojmë se ajo mund të gërshetohet me gjithçka dhe se ka vend kudo në botë. Jo vetëm ne, shumë muzikantë të tjerë bëjmë eksperimente të tilla me sukses të madh. Për koncertin tonë më 7 prill kemi përgatitur disa surpriza. E ftuara e posaçme është kampionia e Beatbox – Adriana Nikollova. Të gjitha këngët janë me muzikë dhe tekst të Angell Dobrevit, dizajni i soundit i përket Kirill Dobrevit. Pjesëmarrësit e tjerë në grup janë: Denica Hristova – mandola e parë dhe e tretë, backing vokal – Denica Donçeva. Llatina Bunevska i bie mandolës alt. Perkusionist është Kallojan Pavllov, kitarës i bie Aleksandër Kirillovi. Të gjithë anëtarët e grupit janë me arsim muzikor. Të gjithë emocionohemi shumë, sepse ky është prezantimi ynë i parë para publikut dhe dëshirojmë të deklarojmë praninë tonë në skenën muzikore.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..