Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ideologjia e privon njeriun nga e drejta e tij të mendojë në mënyrë kritike

БНР Новини
“Lobotomia”, Ivan Petkov, më 1982

Deri më 26 maj publiku mund të shikojë në Galerinë Artistike të Sofjes projektin e kritikut të artit Krasimir Iliev “Format e rezistencës (1944-1985)”. Ekspozita ndjek mënyrën, në bazë të së cilës piktorët reagojnë sa i përket drejtimit pro sovjetik, të vendosur në Bullgari gjatë vitit 1944, më në veçanti pasi pushteti mundohet t’i nënshtrojë në bazë të mekanizmave të veta.

“Arlekin”, Galin Mallakçiev (skicë), më 1964Në provën e vet të imponojnë vijën e realizmit, i cili buron nga Bashkimi Evropian, atëherë krijuesit e dikurshëm kulturor i akuzojnë krijuesit të cilët veprojnë gjatë asaj kohe në formalizëm. Mjaft të rënda dalin se janë 12 vjetët e para nga drejtimi i ri, kur sistemi mundohet t’i urdhërojë artistët se çfarë të pikturoi dhe se si. Ata dalin se janë të deformuar, pavarësisht nëse janë të braktisur ose të afruar nga propaganda. Në sallat e galerisë së qytetit të Sofjes ne jepet mundësi të lexojmë dosjet dhe protokollet, të cilat sipas zotit Iliev, na ndihmojnë të kuptojmë më mirë këtë periudhë nga historia e artit bullgar të pikturimit. Mësojmë për reprezaljet, ndalimet dhe vështirësitë, me të cilat kanë shpuar rrugë krijimet të cilat pasqyrojnë realitetin e atëhershëm.

Ekspozita fillon me Aleksandër Zhendovin, i cili i pari ndeshet me realitetin e ri. Nëpër muret e galerisë vizituesit ndjekin krijimet e rreth 40 autorëve, të cilët janë munduar të shprehin rezistencën e vet të brendshme dhe vuajtjen e vet nga fakti se, ju nevojitet të tërhiqen nga jeta kulturore e vendit dhe të ndahen me publikun.

“Për shembull i shqyer nga kritikët. Kirill Petrov ikën dhe veçohet në fshatin e tij të lindjes, por në këtë periudhë të rëndë arrin deri në një rritje të madhe krijuese”, thotë Krasimir Iliev.

Vasill Bakarov, Ilija Beshkov, bile dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri në një farë momenti janë të shastisur dhe ndalojnë të pikturojnë. Boris Denevit i është ndaluar të krijojë dhe ai po kështu largohet në provincë, ku pikturon mbi copëra të vogla prej kartoni. Petër Bajçev i cili ka qenë i burgosur në Belene vazhdon të kundërvihet përmes gjuhës së tij të mprehtë dhe plastike. Hristo Javashev dhe Ljubomir Dallçev ikin jashtë kufirit. Vetëm Genko Genov i lejon vetes publikisht të flasë kundër pushtetit. Gjatë viteve 60, 70 dhe 80 vihet re një “kthjellim” i situatës, gjë e cila u lejon Zllatju Bojaxhievit, Galin Mallakçievit dhe Aleksandër Djakovit të mund të “legalizojnë rebelimin e vet”. Gjatë periudhës 89-90 dalin krijimet e Rajko Aleksievit dhe të Aleksandër Dobrinovit.

“Korida”, Evgenija Vodeniçarova, më 1973Ekspozita përfundon me piktorin-amator Ivan Petkov dhe më saktë me pikturën e tij surrealiste “Lobotomia”, që në mënyrë metaforike shikon përvojën e ideologjisë të marrë nga njeriu të drejtën dhe mundësinë të mendojë në mënyrë kritike. Në një botë, në të cilën dhe ngjyrimi më i vogël është akuzuar në impresionizëm, piktorët, krijimet e të cilëve jemi të ftuar t’i shikojmë në ekspozitën “Format e kundërvënies”, mundohet të ruajnë origjinalitetin e vet. Sot përmes ekspozitës vizituesit mundin të afrohen përmes krijimeve dhe dokumenteve deri tek e vërteta për atë kohë. Dhe siç thotë Krasimir Iliev: “Ata shpesh vijnë më shumë se njëherë, shikojnë dhe i përjetojnë pikturat.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD