Shkatërrimi i depove të duhanit në qytetet Pllovdiv dhe Harmanli prapë e vuri në plan të parë temën për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Fatin e këtyre dy godinave të rëndësishme e kanë qindra ndërtesa në mbarë vendin, të cilat janë lënë pas dore ose asgjësohen qëllimisht. Shkaku është kapaciteti i pamjaftueshëm i administratës dhe mosinteresimi i këshillave bashkiakë dhe të kryetarëve të bashkive.
Kjo pakujdesi provokoi reagime të ashpra shoqërore dhe e detyroi parlamentin, që urgjentisht të ndryshojë Ligjin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Një nga masat parashikon, që kujdesi për monumentet e kulturës të merret përsipër nga bashkitë, jo nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë së Palëvizshme Kulturore. Kështu projektet për restaurim, rinovim ose rrëzim të monumenteve kulturore do të vihen në diskutim në mënyrë më të shpejtë. Korrigjimet në ligj vendosin edhe parimin e pajtimit të heshtur, sipas të cilit, në se brenda dy muajve projektet nuk do të koordinohen, atëherë fillon realizimi i tyre. Arkitektë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore, janë të mendimit, se motivet për ndryshimet ligjore janë të gabuara, sepse bashkitë as disponojnë resurset e domosdoshme, as njohin mirë objektet. Ata u shpallën kategorikisht kundër pajtimit të heshtur, sepse ai mund të bëhet shkak për shkatërrimin e monumenteve kulturore. Reforma duhet të ketë, por ajo duhet të realizohet mbi bazë të një strategjie të tërësishme të ruajtjes së trashëgimisë. Këtë qëndrim e përkrahu edhe Stefan Belishki – përfaqësues i Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet e Kulturës dhe Vendet Fenomenale. Ai tha, se profesionistë jo një herë kanë bërë propozime për korrigjimin e ligjit që nga miratimi i tij në vitin 2009. Lidhur me këtë ai shpjegon:
“Jemi të mendimit, se duhet të organizohet një forum të gjerë shoqëror për hartimin e një Strategjie Kombëtare për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Duhet, që sa më parë të krijohet një bazë moderne informative për vlerat kulturore. Bëhet fjalë për digjitalizimin, aktualizimin dhe sinkronizimin e regjimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.”
Mungesa e traditave, mjeteve, kontrollit, regjistrit elektronik të trashëgimisë kulturore dhe e financimit ishin vetëm një pjesë prej problemeve të diskutuara në Komisionin Parlamentar për Kulturë dhe Media. Çfarë duhet të ndryshohet shpjegon zoti Vili Llillkov, njeri prej specialistëve të Forumit “Trashëgimi Kulturore”:
“Parase të realizohen çfarëdolloj reformash administrative duhet të ndërmerren disa hapa të rëndësishëm. Në radhë të parë duhet të aktualizohet regjistri i vlerave të patundshme kulturore, i cili është shumë i vjetër. Ai përfshin objekte, të cilët nuk kanë cilësitë e monumenteve të kulturës. Në këtë sfond ka monumente të tjera, të cilët iu përgjigjen kërkesave, por nuk janë në të. Në radhë të dytë ky regjistër duhet të digjitalizohet dhe të bëhet i arritshëm për tërë shoqërinë. Drejtori i Institutit të Trashëgimisë së Patundshme Kulturore duhet të emërohet nga ministri i kulturës pas një konkursi special. Krahas kësaj bashkitë duhet të respektojnë të gjitha klauzolat e Ligjit. Në se nuk do të bëhet një reformë serioze në tërë sistemin të gjitha ndryshimet e tjera nuk do të japin rezultate pozitive.”
Problemi me mbrojtjen e monumenteve të kulturës qëndron që prej kohe, por deri tashti ligjvënësit shtynin zgjidhjen e tij. Kështu shumë godina të bukura tashmë ekzistojnë vetëm në kujtimet e njerëzve më të moshuar. Sot në vendin e tyre ngrihen ndërtesa të reja, të cilat nuk përputhen me arkitekturën përreth. Kështu megjithë edhe ngadalë, por në mënyrë të sigurt qytetet humbin joshjen e tyre, duke u shndërruar në xhungla prej betoni. Qytetet evropiane iu shpresojnë turizmit kulturor historik dhe tërheqin miliona turistë. Bullgaria gjithashtu ka një potencial, dhe strategji në këtë drejtim. Mirëpo në se Ligji për Trashëgiminë Kulturore nuk do të korrigjohet, atëherë shumë monumente kulturore dhe arkitekturore do të jenë të humbur përgjithmonë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..