Para disa ditësh në Akademinë Ushtarake “G. S. Rakovski” në Sofje u paraqit libri prej dy vëllimesh titulluar “Në gjurmët e një kënge të pavdekshme” i dr. Nikollaj Rusevit – bullgar-emigrant, i cili ka banuar në Francë disa dekada, mjek për nga profesioni. Ai filloi të merret me veprimtari mbledhëse që në rininë e tij – në shkollën ushtarake, pas kësaj edhe si oficer dhe pjesëmarrës në dy fazat e Luftës Patriotike (pjesëmarrja e Bullgarisë në luftën kundër Rajhut të Tretë gjatë viteve 1944-1945).
“Shumë i rëndësishëm – shkruan ai – ishte kërkimi i disa hollësive dhe i momenteve interesante nga jeta e poetëve dhe kompozitorëve, që kanë të bëjnë me krijimin e veprave të tyre. Autori i ka kushtuar shumë kohë kërkimit të hollësive rreth atyre momenteve heroike nga historia jonë ushtarake, të cilat janë kënduar në këngët tona të marshit. Shënimet historike, të cilat shoqërojnë pjesën më të madhe të marsheve të kërkuara, janë rezultat i shumë njohjeve, takimeve dhe bisedave me të afërm, të njohur dhe bashkëkohës të autorëve.”
Në festën në Akademinë Ushtarake zoti Rusev ia dorëzoi librin prej dy vëllimesh përfaqësuesve të klubeve ushtarake te ne edhe organizatave patriotike. Dy librat e parë luksozë i mori ish-kryeministri Simeon Sakskoburggotski, trashëgimtari i dinastisë së fundit bullgare. Ai ishte shumë i emocionuar.
“Vetë përmendja e emrit të dr. Rusevit dhe fjalët e bukura që u thanë, ishin shumë emocionuese. Është me rëndësi që njerëzit të mos i harrojnë këto vepra. E njoh Pllamen Rusevin që në vitet, kur bullgarët jashtë shtetit ishim mërgimtarë dhe nuk ishte lehtë. Ai e mirëmbante shpirtin luftarak dhe inicionte veprimtari patriotike. Ai meriton një respekt të madh nga ana jonë.”
Hristo Kurtev, një emigrant në Francë, bashkëpunoi në organizimin e dhuratave.
“Para pak kohe doktor Rusev i paraqiti librat, por nuk kishte jehonën e domosdoshme. Biri i tij donte që vëllimet e tij të paraqiteshin në vende të përshtatshme, kështu qe të kenë qasje tek ata të gjithë muzikantët ushtarakë dhe në përgjithësi të gjithë, që interesohen.”
Është e pamundur t’ju paraqitim madje këngët më të rëndësishme ushtarake, si dhe kompozitorët, për të cilët dr. Rusev shkruan me ngrohtësi dhe respekt biografi të pasura. Janë shënuar edhe burimet, nga të cilat janë marrë notat dhe tekstet e shtypura.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..