Këndimi “Dostojno est” (Të madhërojmë) para ikonës së Hyjlindëses është interpretuar për herë të parë në shekullin e X. Javën e kaluar ai tingëlloi përsëri në Muzeun Kombëtar Historik në lidhje me prezantimin e një projekti të ri filmor për lindjen, forcën dhe besimin e një populli nën titullin “Dostojno est”. Krijimi i tij mbështetet nga Sinodi i Shenjtë dhe nga Shenjtëria e Tij Patriku Neofit, ndërsa si partnerë marrin pjesë ministri, bashki dhe organizata turistike, si dhe mediat kombëtare – Radioja Kombëtare, Televizioni Kombëtar dhe Agjencia Telegrafike Bullgare.
Seriali përfshin tre filma nga 40 minuta, të cilët ndjekin historinë mijëvjeçare të krishterimit në trojet tona. Ambiciet e tij janë të ringjallë historinë tonë shpirtërore, ta ruajë për brezat e ardhshëm dhe të tregojë për mundësitë për turizmin fetar në vendet, ku gjenden shembujt shpirtërorë dhe materialë të kulturës ortodokse bullgare.
“Dëshirojmë të tregojmë për krishterimin e hershëm. Në historiografinë tonë të vjetër dhe sidomos në periudhën komuniste ai ishte shumë i margjinalizuar. Periudha përpara kohës së Mbretit të shenjtë Boris I prezantohej si pagane. Ne dëshirojmë të tregojmë për themelimin e hershëm të kishave vendase në trojet tona që në kohën e apostujve – nëpër rajonin e Detit të Zi, Detit Egje, në periferi, në Serdika, në Filipopol... Projekti kishe skenar tjetër, por kur u përfshiva unë në të, njëri prej kushteve ishte – të prezantojmë historinë e hershme, të tregojmë për shekullin e parë. Të tregojmë për apostujt, të tregojmë për këtë, se territori ynë në të vërtetë është territori i apostujve. Këtu kanë predikuar Shën Apostulli Andrej në rajonin e Detit të Zi, Shën Apostulli Pavel në rajonin e Detit Egje. Dua të vë theksin mbi faktin, se në tre krahina – Mizia, Trakia dhe Maqedonia, ka pasur predikime të apostujve në mesin e shekullit të parë. Pas kësaj nxënësit dhe pasuesit e tyre zgjerojnë rrjetin lokal të kishave në qytetet e mëdha – Serdika, Filipopol, Marcianopol. Më vonë, në shekullin e dytë kemi të dhëna të qarta për kishat vendase me peshkop në Debelt dhe në qytete të tjera bullgare, të cilat janë nga Antikiteti i vonshëm dhe Mesjeta e hershme. Ka gjurma të tilla, ne dimë qytetet, dimë lokalitetet, që janë vizituar nga apostujt. Është me rëndësi të bëhet një kartë, e cila të tregojë rrugën ku kanë kaluar ata. Kemi edhe vështirësi, sepse deri në këto vende nuk ka rrugë dhe kalimi është i vështirë. Synimi ynë është të kërkohet efekti iluminist. Të jetë si fillimi i një zbulimi – sidomos për njerëzit e rinj.”
Filmat do të përkthehen në disa gjuhë, ndërsa ngjarjet, personazhet dhe objektet e historisë sonë shpirtërore do të rikrijohen me mjetet e teknologjive më moderne, do të ketë dhe efekte speciale dhe muzikë të autorit të kompozitorit të ri Georgi Strezov. Për herë të parë pasuria e historisë sonë kishtare do të prezantohet në këtë mënyrë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë,..