Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një pëllëmbë nga toka” – film për ëndrrat e mbijetuar

БНР Новини

Më 30 mars në Shtëpinë e kinemasë është premiera e filmit “Një pëllëmbë nga toka” në kuadrin e Sofia Film Festit. Regjisor dhe skenarist është Maksim Gençev, i cili është i njohur edhe si aktor. Producentë janë dr. Zllatina Fillipova dhe Desisllava Kovaçeva.

Ngjarjet zhvillohen në vitet 50 të shekullit të kaluar në RP të Bullgarisë. Në një postbllok kufitar i cili ruan në mënyrë formale një minë naziste me uranium nga Lufta e Dytë Botërore, mbërrin një komandant i ri me familjen e vet. Djali i tij është vetëm 10 vjeçar. Por shumë shpejtë mësohet me kushtet e rënda ushtarake, ndryshe nga mamaja e tij, e cila vetëm ëndërron për jetën mondane të qytetit.  Togeri shumë shpejt vendos disiplinë të rreptë, por që ditën tjetër në postbllokun filluan të ndodhen vrasje tronditëse. Një histori e vërtetë dhe njerëzore, prekëse, por e mbushur edhe me humor të balancuar. Filmi kujton për shkollën e “neorealizmit” dhe mjeshtërit e tij në kinemanë italiane Pasolini, De Sika, Rossellini, por është me shumë kolorit, modern, u është nënshtruar plotësisht kujtimeve dhe ndjenjave të një djaloshi. Filmi është xhiruar brenda 17 ditëve në minierën “Çukurovo” në Bullgarinë Perëndimore. Atje gjithçka duket si një pejzash surrealist. Skenari është një tregim brilant të bazuar në ngjarje të vërtetë. Operator është Hristo Genkov, mjeshtër i kamerës, i cili ka punuar në mbi 40 filma amerikanë, francezë dhe bullgarë. Muzika i përket Martin Ljubenovit, kompozimet e të cilit tashmë i kemi dëgjuar në filma të njohur bullgarë si “Misioni Londër” dhe “Komitët”. Ekipi është i ri dhe ambicioz.

Ja se çfarë tregon Maksim Gençevi për filmin e tij: “Radioja Kombëtare është partner në filmin tim dhe bashkë do të ndajmë gëzimin, sepse filmi është i suksesshëm. Që ditën e parë dija, se ky film do të bëhet hit. Tashmë ka interes të madh ndaj tij, edhe jashtë shtetit. Me filmin unë drejtoj mesazhin, se kur njerëzit duan atdheun e tyre, mund edhe të vdesin për të. Në film bëhet fjalë për socializmin, për vitet 50 të shekullit të kaluar, për ruajtjen e kufirit shtetëror, për Luftën e ftohët. Aktorja Desi Çuturkova luan një zonjë fine, pianiste, e cila është detyruar të jetojë në një postbllok kufitar, mes njerëzve të pagdhendur. Ky është një tmerr i vërtetë për të, ajo ka dëshirë të vishet me kostumet e Chanelit, por në vend të tyre i ofrojnë kapotë... Filmi është shumë aktual si kinema dhe si qëndrim. Tani është koha jo të na dërgojnë të luftojmë në Afganistan, por duhet të qëndrojmë këtu dhe të mbrojmë Bullgarinë. Kjo është pikëpamja ime.”

СнимкаJa dhe mendimi i producentes, dr. Zllatina Filipova: “Filmi më njohu me pjesë prej fëmijërisë së Maksimit, ndoshta me këtë etapë që ka ndikuar shumë në formimin e tij si karakter. Për mua ishte me rëndësi, se djali im luajti personazhin e Maksimit në periudhën e tij fëmijërore. Filmi është bazuar në  ngjarje të vërtetë. Spektatorët që do të zgjedhin për ta parë do të mbeten të kënaqur. Si kinematografi filmi na kthen tek filmi italian i viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Është shumë i ndryshëm nga filmat bashkëkohorë, ka shumë kolorit në të, muzikë të bukur, kontrapunkte të humorit dhe të tragjedisë. E kap vëmendjen e shikuesit dhe ai nuk mund të mërzitet fare.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Artistët për fëmijë

Kinemaja bullgare në fokus në edicionin e 29-të të Sofia Film Fest-it Ndërkombëtar

"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..

botuar më 25-03-13 2.36.MD

Qytetet e festivalit nga Evropa ndajnë përvojën në një forum të specializuar në Sofje

Më 13 dhe 14 mars 2025 në Sofje do të mbahet Konferenca "Festivali dhe qyteti", e organizuar nga Shoqata Bullgare e Festivaleve me pjesëmarrjen ndërkombëtare të ekspertëve të Shoqatës Evropiane të Festivaleve. Gjatë forumit do të bëhet një analizë e..

botuar më 25-03-13 6.10.PD
Ministri Marian Baçev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova

Bullgaria merr pjesë me një stendë të saj në Panairin e Librit në Londër

Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..

botuar më 25-03-11 5.57.MD