Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i Shllomo Mincit në Sofje ve fillimin e “Virtuozëve të rinj” dhe të Festivalit Muzikor Evropian

БНР Новини
Foto: BGNES

Violinisti i njohur izraelit Shllomo Minc përsëri është tek ne. Koncerti i tij është i pari në afishen e Festivalit Muzikor Evropian. I krijuar përpara 15 vjetëve, festivali sipas traditës zhvillohet njëkohësisht në Sofje, Varna dhe Plovdiv. Në hapjen në sallën “Bullgaria” Shllomo Minc do të jetë jo vetëm solist, por dhe dirigjent i Orkestrës së Klasik FM Radios.

Violinisti i ri Martin Zajranov po kështu do të marrë pjesë në programin e datës 28 mars. Më shumë hollësira mësojmë nga Millka Miteva – drejtoresh e Shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, iniciator dhe drejtor artistik në konkursin ndërkombëtar për talent të rinj.

“Është mirë se do të shënojmë hapjen e “Virtuozëve të rinj” me këtë koncert të posaçëm. I bashkuam përpjekjet tona me Vasill Dimitrovin dhe Daniella Hanxhievën nga kompania muzikore “Kantus Firmus” – organizator i Festivalit Muzikor Evropian. Në sajë të kësaj do të kemi mundësi të dëgjojmë dhe 17 vjeçarin Martin Zajranov në një program me Shllomo Mincin e madh. Laureat i konkursit “Virtuozë të rinj” gjatë vitit 2015, Martin është mbajtës dhe i dekoratës së posaçme të “Kantus Firmus” – të jetë solist të Orkestrës së Klasik FM radio. Jemi shumë mirënjohës se, Ministria e kulturës na jep një përkrahje të mirë financiare. I jemi shumë mirënjohës fondacionit “Amerika për Bullgarinë” ekipi i së cilës beson në atë që bëjmë për muzikantët në rritje jo vetëm në vendin tonë, por dhe nëpër botë.”

Sivjet “Virtuozë të rinj” zhvillohet për degët violinë dhe kitarë klasike. Do të vazhdojë deri më 3 prill, kur është gala koncerti i laureatëve. Zonja Millka Miteva shpjegon: “Konkursi ndërkombëtar është jo vetëm një garë prestigjioze. Ai është vendi për takim midis interpretuesve të afirmuar dhe pedagogëve me brezat e ardhshme, të cilat do ta shkruajnë historinë muzikore të së ardhmes. Jo një dhe dy virtuozë të rinj, të cilët kanë fituar dekorata në konkurs, sot bëjnë karrierën e vet botërore. Në jurinë si çdo vit kemi ftuar autoritete të padiskutueshme – profesoreshën Milena Mollova, Katarxhina Popova-Zidron nga Polonia (ajo sapo qe në jurinë e konkursit “Shopen”), profesori Ari Vardi nga Izraeli (organizator i konkursit të madh në vendin e tij), Ilja Ovçinnikov nga Rusia. Në asnjë rast nuk duhet të lëmë pas dore dhe Pavlina Dokovskën. Ajo është përfaqësuesja më spikatësh e Bullgarisë në kulturën muzikore të Shteteve të Bashkuara prej viteve. Interpretuesit e rinj të kitarës klasike po kështu do të vlerësohen prej specialistëve të njohur. Përfaqësues i Zvicrës është Gjeorgji Vasilev – një bullgar, i cili nuk le rast të zgjasë dorë “emrave nga e ardhmja”, ndihmon shfaqjet e tyre jashtë shtetit. Bashkë me të janë kolegë nga Gjermania, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria. Mbase sepse unë vet jam pedagoge, mbase për shkak të viteve të gjatë të punës në Universitetin e Ri Bullgar, vlerësoj shumë lartë meritën dhe vendin e pedagogëve në rritjen e talenteve të rinj. Gjithmonë organizojmë klasë mjeshtërie, të cilat zhvillohet përpara dhe pas konkursit. Këto takime janë shumë të rëndësishme dhe për nxënësit, dhe për pedagogët e tyre. Anëtarët e jurisë po kështu do të drejtojnë klasa të mjeshtërisë, por pas përfundimit të pjesës së garës. Aktualisht po zhvillohen mësime tek Dora Shvarcberg-Romanov – violinë (Austri) dhe Romen Garo-violonçel (Francë). Nga Franca mbërriti dhe i gjithë grupi “Paris Percussion”. Të mahnitur nga arritjet e shkollës sonë të perkusionit, ata do të përgatisin krijimin e Moris Ravelit “Nëna ime rosë” për grupe të ndryshme të perkusionit. Jam e sigurt se, koncerti do të jetë shumë interesant dhe do ta gjallëroi sallën e shkollës tonë me shumë gëzim dhe buzëqeshje.” Ndaj asaj që u tha të shtojmë se, konkursi “Virtuozë të rinj” zhvillohet në katër grupe të moshave, dekoratat janë në para, ka dhe disa dekorata të posaçme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD