Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sjelltë Bllagovec kohë të mire dhe njerëz të mire në rrugë

БНР Новини

Dikur me lajm të mirë dhe fjalë të mirë kanë uruar secilin për kohë të mirë, bereqet, njerëz të mirë në rrugë... Blagovec është emri popullor i Ungjillëzimit të Hyjlindëses – njëra prej festave më të mëdha kishtare, që shënohet saktë 9 muaj para Krishtlindjes. Dihet, se në këtë ditë Kryengjelli Gavrail i ka sjellë Shën Mërisë lajmin e mirë se do të lindë Shpëtimtarin Jisu Krisht.

Mars është muaji i caktuar për pastrimin ritual pranveror të shtëpisë, të oborrit ekonomik dhe gjithashtu kohë për parapërgatitjen e mendimeve dhe të njeriut për fillimin e ri. Në pritje të festave të ndritshme pranverore që në fillim të muajit fillojnë rite që janë lidhur me ripërtëritjen e gjithçka që е rrethon njeriun. Sipas besimeve popullore, më këtë ditë kukuvajka vjen bashkë me dallëndyshes për të sjellë lajmin e mirë, se dimri ka ikur dhe po vjen vera. Në këtë ditë është mirë të dëgjosh zërin e kukuvajkës, por duhet të jesh i ngrënë dhe të kesh para dhe kafshatë buke në xhep. Kukuvajka lajmëron gjithashtu, se po dalin shtojzovallet. Me këtë ditë ariu zgjohet nga gjumi i dimrit, gjarpërinjtë dalin nga strofkat e tyre.

СнимкаNë Blagovec në tërë vendin respektohet zakoni që të pastrohen shtëpitë, oborret, lulishtet. Plehrat dhe sendet e vjetra dhe të panevojshme mblidhen dhe ndizet zjarr, të cilin e kapërcejnë të gjithë duke përpjekur që të tymosin këmbët e tyre, sepse sipas besimeve popullore, ky ritual parandalon nga kafshimi i gjarpërinjve. Për të parandaluar nga kafshimi i gjarpërinjve është edhe një rit tjetër – i parakalimit përreth shtëpisë dhe oborrit. Në këtë parakalim merrnin pjesë gratë dhe fëmijët të cilët rrapëllinin me sende prej metali dhe thoshin formula magjike: “Ikni, gjarpër dhe zvarranikë, se po vjen Blagovec!” Në disa vende të tjera i trembin gjarpërinjtë me ardhjen e lejlekëve.

Dikur vajzat kanë kënduar nëpër shtëpitë “këngë të Blagovecit”. Ky rit është ruajtur deri në fillimin e shekullit të XX, por sot në shumë rajone të vendit ai është rivendosur. Personazhi kryesor në këto këngë përsëri është kukuvajka. Përmendet çfarë lajme ka sjellë ajo – si p.sh. se kanë ardhur shtojzovallet, se ndonjë vajzë do të martohet së shpejti... Me rëndësi është që në Blagovec të kini para me dorë, halë peshku... Dhe të mos dilni të uritur nga shtëpia, të jini me humor të mirë. Sepse siç ju gjen “zëri i kukuvajkës” më 25 mars kështu do t’ju shkojnë punët gjatë tërë vitit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: BGNES dhe bojentsi.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD