Kompozitori i njohur bullgar dhe veprimtar shoqëror profesori Georgi Kostov do ta gëzoi publikun dhe adhuruesit e vet të shumtë si dhe studentët me një koncert prej autori në lidhje me 75 vjetët e tij të mbushura përpara pak kohe, pothuajse të tëra të përkushtuara muzikës. Ai ka pasur lumturinë të jetë student i muzikantit tonë të madh Panço Vlladigjerov. Veprimtarinë e vet si pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore e fillon gjatë vitit 1966. Që nga viti 1985 është profesor në fizarmonike dhe kompozim. Që nga viti 1989 deri në vitin 2008 – është rektor i shkollës së lartë mësimore dhe ministër i kulturës në periudhën (1995-1996). Është mbajtës i dekoratës “Stara pllanina”. Më 21 janar 2016 është i dekoruar me dekoratën prestigjioze “Shekulli i Artë”me gjerdan. Ai krijon në pothuajse të gjitha gjinitë. Por më i njohur është si krijues i muzikës simfonike, të dhomës, të muzikës së operës dhe të operetës, mjuzikële dhe krijimtarinë e këngëve. Ka mbi 1000 këngë , të njohura dhe të dashura nga të gjithë bullgarët.
Me ndjenjën e tij të shkëlqyer për humor dhe duke qenë shakaxhi Gjeorgji Kostovi kujtohet me shumë dashuri për mësuesin e tij Panço Vlladigjerov dhe posaçërisht për miqtë e Radio Bullgarisë tregon këto kujtime të veta:
“Jeta ime u ndërtua nën drejtimin e babait tim shpirtëror, kështu e quaj profesorin Panço Vlladigjerov, i cili filloj të punojë me mua kur qesh 15 vjeç. Asnjëherë nuk do ta harroj faktin se, muzikanti më i madh bullgar më kushtoi një vëmendje kaq të madhe. Ai kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme për humor dhe tani do tu tregoj një histori në stilin e tij. Nisem për specializim në Moskë. Atij nuk i vinte shumë mirë, pavarësisht se specializimi qe në harmoni – lënda në të cilën kam dhënë mësim në akademi, dhe jo kompozim. Ai më shikon dhe më thotë: “Dëgjo, ata nuk do të mësojnë asgjë. Ajo të cilën të kam mësuar unë , nuk ka për të ta mësuar as Zoti.” Kjo është një mënyrë shumë interesante e të menduarit, një ndjenjë shumë e veçantë për humor. Mbase më ka edukuar në këtë frymë. Ne bënim shakara vazhdimisht me të kur kishim orë tek ai. Krijuesit e mëdhenj prandaj janë krijues të mëdhenj, sepse kanë frymëzim. Kurse frymëzimi vjen nga dashuria. Kurse dashurinë e jep gruaja. Gruaja ime dhe vajzat e mia janë muzat e mia. Me qenë se jemi në këtë temë... jemi për vizitë në familjen Vlladigjerovi dhe gruaja e tij Ellka thotë: “Hajde ta shikosh kumbarin tënd” dhe nxjerr një kuti prej kartoni, në të cilën shkruan “Burleska” nga Rihard Shtraus dhe brenda një album me fotografi grash. Doli se, këto kanë qenë muzat e Vlladigjerovit. Dhe për të ka një rast mjaft interesant për dëgjuesit e radios. Ka pasur një shoqe pianiste me emrin Dora. Së cilës i ka përkushtuar variacione për piano mbi emrat e toneve Mi-La-Si-Mi-Do-Re (Milla si mi Dore/. Më je shumë e dashur Dore. Kjo është tema e variacioneve. Pothuajse 50 vjet i kam kaluar në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, 2 vjet qesh zëvendës rektor dhe 18 vjet – rektor. Gjëja me të cilën krenohem është se ajo mban emrin e mësuesit tim që nga viti 1995, diçka e cila ndodhi gjatë kohës së mandatit tim si ministër. Kështu që unë në ndonjë farë mënyre e kam falënderuar muzikantin tonë të madh. Artistëve të rinj do tu uroj të gjejnë realizimin e talentit të vet kudo nëpër botë, por të mos të harrojnë se janë bullgarë. Çdo një prej tyre duhet të mbajë mend se ka lindur në një vend të vogël por shumë interesant, me një shpirt të pasur dhe folklor të pasur.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..