Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Theodhorit – Pashka e kuajve

БНР Новини
Foto: BGNES

Dita e Theodhorit është mes festave më të mëdha popullore, lidhur me kalimin drejt pranverës, me begatinë dhe pjellorinë. Sipas historianëve, festimi i saj nëpër trojet tona është dëshmuar akoma gjatë periudhës së Mesjetës, kurse bullgarët bashkojnë në të kultin drejt mërgimtarëve të Shenjtë Todor Stratillat dhe Teodor Tiron. Gjatë minutave që vijojnë rikujtojmë legjenda dhe gojëdhëna, tradita dhe rite lidhur me festën.

СнимкаNë kalendarin ortodoks e shtuna e parë nga Kreshmët e Mëdha i është kushtuar Teodor Tironit – një shenjtor i krishterë-luftëtarë, i cili është i vrarë në mënyrë të tmerrshme gjatë vitit 306. Gjysmë shekulli pas vdekjes së tij ai i është shfaqur kryepeshkopit të Stambollit Evdoksij, që të mund të shpëtojë vëllezërit e vet për nga besa nga një mëkat të padashur. Ja se çfarë tregojnë tekstet kishtare: perandori Julijan Otstëpnik (femohues) i cili ka jetuar në periudhën e viteve 332 dhe 363, ka vazhduar të bëj prova për kthimin e paganizmit. Gjatë javës së parë të Kreshmëve të Mëdha ai ka urdhëruar që të spërkasin fshehurazi me gjak të gjitha gjellët pa mish në treg. Në këtë mënyrë të krishterët do të shkelin kreshmën e vet, që të mund të tallen prej tij dhe të shpallen si paganë. Por plani i tij nuk ka pasur sukses. Sipas legjendës, me ndërhyrjen e Zotit Teodor Tiron i është shfaqur kryepeshkopit. I ka bërë të njohur urdhrin e perandorit dhe e ka urdhëruar të paralajmëroi të krishterët të mos të blejnë asgjë nga tregu, por të përgatisin kolivo – një grurë të zier dhe të hanë vetëm këtë një javë të tërë. Që atëherë në shenjë mirësie, kujtimi i Shën Teodor Tironit nderohet gjatë të shtunës së parë nga Kreshmët e Mëdha. Zihet grurë i cili bekohet në kishë. (Në kalendarin ortodoks ka edhe një datë tjetër e cila i kushtohet të njëjtit shenjtor – 17 shkurti. Kurse festa e Shën Teodor Stratillatit është përpara kësaj – më 8 shkurt).

Në traditën bullgare Dita e Shën Theodhorit nderohet për shëndet dhe një pjellori të mirë tek kuajt. Bukët e ritit, të cilat i përgatisin nuset dhe vajzat e reja akoma përpara lindjes së diellit, në pjesën më të madhe të rasteve janë me formën e kalit ose të patkua. Mbi to vendosin thelpinj prej hudhrave, arra, kokrra prej misri, kripë. Gratë ua ndajnë të afërmve dhe fqinjëve, ku në këtë moment kërcejnë, gjuajnë njëri tjetrin me këmbë dhe imitojnë tingujt e kuajve. Kjo bëhet që të mund të shtohen kuajt dhe nuset e reja të mund të lindin gjatë vitit. Nga bukët e ritit vihet dhe në ushqimin e kuajve. Ndahen po kështu grurë i zier, misër i zier, bizele.

Në përfytyrimet popullore Shën Theodhorit i ka hipur kaluar një kali të bardhë dhe është përkrahës i kuajve. Përveç kësaj pamja e tij ka tipare demoni- ai është një i vdekur si lugat, i cili bashkë me të këqijat e tjera, shkon pas mesnate gjatë së Dielës së Shën Theodhorit (java e parë pas të Lidhurave të djathit). Që të mbrohen nga të këqijat , të cilat mund ti prekin gjatë gjithë javës, e cila paraprin Ditën e Shën Thodhorit, njerëzit kanë respektuar ndalime shumë të rrepta. Ato prekin më tepër gratë dhe veprimtaritë , të konsideruar për “një punë grash”, por që të gjithë është dashur të respektojnë një kreshmë të rreptë.

СнимкаEdhe sot në Ditën e Shën Theodhorit organizohen gara me kuaj, të quajtura akoma kushija, tudorica, domle e kështu me radhë. Dikur pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht beqarë. Herët në mëngjes, përpara se të lind dielli, djemtë i kanë shpënë kuajt për të pirë ujë dhe u kanë dhënë për të ngrënë bukë e kripë, i kanë spastruar dhe i kanë zbukuruar me fjongo, tufa me lule dhe gjerdane prej specave të kuqe. Në disa rajone batalioni i rinisë i kuajve fillimisht kalon përmes shtëpive të fshatit, kurse njerëzit i dhurojnë me bukë dhe i qerasin me verë. Në vende të tjera – përpara garës tre herë kalojnë përmes varrezave, përmes oborrit të kishës ose mejdanit të fshatit. Në këtë ditë më i lumtur është fituesi, i cili jo vetëm që fiton një dekoratë materiale, por dhe respektin e bashkësisë, me qenë se ka treguar mjeshtëritë e veta dhe cilësitë e tij fizike.




Për herë të parë gjatë së Dielës së Shën Theodhorit është e lejuar që gratë të lajnë flokët e veta. E kanë bërë në shenjë riti – përpara ose gjatë kohës së garave, që të mund të rriten flokët e tyre të gjata dhe shumë të dendura si bishti i kuajve. Ujin me të cilin i kanë larë flokët e tyre e kanë derdhur në rrugë pas kalimit të kuajve, kurse në disa vende kanë fuguar me flokë të lagura pas kuajve. Sipas besimeve, këto veprime mbrojnë nga dhimbja e kokës, nga marrja e mendve dhe çmenduria. Në këtë ditë shumë nuse të reja kanë marrë dhurata simbolike – grurë të zier, këmishë, furkë, e kështu me radhë. Në shumë vende janë kryer rite të ndryshme për sigurimin e pjellorisë së nuseve të reja. Kështu ato kanë kaluar në një kategori të re sociale – ajo e grave të martuara. Në shumë vendbanime dhe sot e kësaj dite bëhet kurban, i quajtur akoma shenjtori i kuajve, për nder të përkrahësit të kuajve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD