Kur përpara viteve Nevena Zhekova fillon përgatitjen për dasmën e saj, vendos që ajo të jetë e ndryshme dhe të mund të ruajë traditat bullgare. Dhe duke e planifikuar, saktëson se përvoja të cilën e ka grumbulluar deri në këtë moment – arsimi, mjeshtëritë e saj organizative dhe mjeshtëritë e saj artistike janë me një dobi të madhe për të. Dhe kështu ajo gjen profesionin e vet. Vendos, se do që më shumë njerëz të njihen me folklorin e bukur bullgar dhe fillon biznes të saj me organizimin e dasmave autentike bullgare.
Vërejtjet e saj gjatë viteve janë se interesi ndaj tyre rritet. Kur njerëzit duan të organizojnë një dasmë tradicionale bullgare ka gjëra me të cilat duhet të njihen paraprakisht:
“Në dasmën bullgare specifike është se, çdo një gjë e cila rastis dhe detaji më i vogël, ka simbolikë. Dhe ajo paracakton se çfarë do t’i ngjajë familjes së re në të ardhme. Me fjalë të tjera, në qoftë se diçka bëhet jo siç është parashikuar sipas kësaj simbolike, në kohët kanë besuar se kjo mund të çojë deri tek ndonjë gjë të keqe. Kështu që ajo të cilën duhet ta bëjnë dy të rinjtë është të zgjedhin ato rite, të cilat janë më afër deri tek shpirti i tyre dhe perceptimi që kanë. Që aty e tutje organizimi nuk është shumë më i ndryshëm nga ai i një dasme standarde. Kjo është në rastin kur duan vet të organizojnë festën e tyre. Në qoftë se duan që ne të jemi organizatorët ju duhet vetëm dëshirë. Puna jonë – e imja dhe e ekipit tim është tu sqarojmë se përse gjërat rastisin pikërisht në këtë mënyrë dhe pikërisht në këtë vazhdimësi. Ritualet bazë – të rruhet djali, të formohet floku i vajzës në formë gërsheti, t’i vihet vello, të nxirret jashtë, të ndahet me njerëzit e shtëpisë – këto janë gjëra, të cilat bëhen në çdo një ceremoni dasmore e këtij tipi. Ndryshimet në krahinat e veçanta etnografike dhe në krahinat e ndryshme të Bullgarisë janë në nuancat dhe në detajet, cila gjë kur dhe si bëhet.”
Ja se si kalon një dasmë autentike bullgare sipas Nevena Zhekovës: “Ajo është shumë madhështore dhe e bukur. Zhvillohet në disa shtëpi – në shtëpinë e djalit, në shtëpinë e vajzës, në shtëpinë e kumbarëve. Zakonisht nuk i bëjmë në Sofje, sepse ka vende shumë më të bukura nga pikëpamja etnografike këtu në Bullgari. Ka rite të cilat bëhen në çdo një nga shtëpitë: përgatitja e djalit dhe të nuses, rruajtja e djalit...
Ka specifika të shumta, për shembull duhet të vihet një shami e bardhë nën mjekër, që të mund të mos të bjerë asnjë qemë derisa ruhet, që të mos e marrë ndonjë dhe t’i bëjë një magji të keqe. Tek nusja po kështu ka detaje të tilla – flokët e saj i thurin shoqet e saj. Derisa tek djali çdo gjë është shumë e gëzueshme – aty këndohet, hidhen përpjetë, vallëzojnë, tek nusja është shumë situatë e mjerë dhe që të gjithë qajnë, sepse vajza ikën nga shtëpia e saj dhe shkon në një shtëpi tjetër. Nisen nga shtëpia e djalit, merren kumbarët, pas kësaj merret nusja. Aty i venë vello, e cila bëhet në një mënyrë specifike. Nusja duhet të mos të doje që në fillim, duhet të kundërshtojë të venë vellon. Kuptohet se e gjithë kjo është tepër simbolike. Pas kësaj nusja nxirret dhe shkojnë të nënshkruhen – qoftë në bashki, qoftë në kishë ose dhe diku jashtë. Dhe pas kësaj ka një kthim në shtëpinë e djalit, ku ka ceremoni rreth pranimit të nuses në shtëpinë e saj të re. Ajo duhet të njihet me vendin ku do të jetojë dhe ku do të bëjë punët e shtëpisë sepse bëhet një ndihmëse e vjehrrës. Duhet të njihet me vatrën, me vendin e gatimit të bukës... Për të gjitha këto gjëra ka ceremoni të veçanta të cilat me detaje shumë të vogla na tregojnë se çfarë ndodh pikërisht dhe se cili është kuptimi i asaj që rastis.”
Sipas Nevena Zhekovës, një përqindje e madhe nga klientët e saj janë bullgarë të cilët janë jashtë – për shkak të nostalgjisë, të cilën e kanë ndaj anës bullgare dhe çdo gjëje lidhur me Bullgarinë. Kurse shpenzimet për një dasmë tradicionale bullgare, pavarësisht se varen prej detajeve të shumta si për shembull: fustani, mënua e ngrënies, ritualet nuk ndryshojnë shumë nga çmimi total i dasmave të zakonshme:
“Do të jap si shembull fustanin e nuses. Një fustan modern i bardh fillon nga 300-400 euro dhe mund të arrijë mijëra. Kurse një veshje popullore, e cila është e qëndisur me dorë, del rreth 250 euro, që është shumë herë më pak se një fustan nusërie. Por si tërësi gjërat janë të njëjta. Organizimi i një dasme të ngjashme do disa muaj për t’u përgatitur kurse nganjëherë bile një vit.”
Sa më shumë kohë kanë në dispozicion Nevena dhe ekipi i saj, kaq më mirë saktësohen dhe përcaktohen që të gjitha detajet, kompromiset janë shumë më pak dhe që të dyja palët janë më të qetë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Neli Prahova, Georgi Veliçkov, Kalojan Spasov
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..