Ekaterina Nikollova është një kompozitore e afirmuar në Strasburg, Francë-qyteti në të cilin jeton dhe krijon prej viteve të gjata. Ajo përfundon klasën e instrumenteve të baterisë të profesorit Dobri Paliev në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” – në Sofje dhe konservatorin në Strasburg. Karrierën e vet profesionale e fillon si instrumentalist në formacionet e ndryshme muzikore si Orshestre Philharmonique de Strasbourg e shumë të tjera. Si kompozitore Ekaterina Nikollova është e vënë re në festivalin për filma fantastikë në Sixhes – Spanjë, ku fiton dekoratën për një muzikë më të mirë të filmave në kategorinë “Talente të rinj”. Përveç në gjinitë muzikë të dhomës, të filmave dhe të operës, ajo krijon po kështu dhe për kanalin televiziv franko-gjerman ARTE dhe për kompani të shumta teatrale në krahinën Ellzas.
Gjatë vitit 2013 Nikollova merr rekomandim nga festivali gjerman Weingarten Musiktage Junger Kunstler (“Ditë të artistëve të rinj” në Vengarten-Gjermani) për shkrimin e fantazisë teatrale “La porte d’Ivoirе” (“Porta e fildishtë”) në bazë të tregimit të E.T.A. Hofman “Der Rotter Gluck” (“Kalorësi Glluk”) për orkestër të dhomës dhe recitues, premiera botërore e të cilit është gjatë të njëjtit vit. Opera e saj “Metamorfin” për orkestër, solistë-soprano, mezosopranë dhe bariton, aktorë korë të fëmijëve dhe piktor-ilustrues, i cili pikturon aty për aty në çastin e zhvillimit të krijimit, është krijuar gjatë vitit 2014 dhe ka një sukses të padiskutueshëm mes publikut dhe kritikut francez. Me këtë krijim kompozitorja ve themelet e një gjinie të re: ”një opera të pikturuar”, ku arti i pikturimit bëhet një pjesë nga historia dhe një personazh kryesor, krahas me solistët. Piktori pikturon në sinkron me muzikën dhe publikun, zbulon veprimin dhe historinë në një moment të krijimit të saj.
“Opera ime e fundit “Metamorfin” premiera e së cilës botërore qe gjatë vitit 2014 është një prodhim i përbashkët i asociacionit “Spektakle Evropiane”, një qendër kulturore në Druzenhajm dhe subvencione nga ministria franceze e kulturës, bashkia e Strasburgut dhe regjioni Elzas. Vjet po kështu u luajt në një festival – thotë Ekaterina. – Kjo opera ka një vijë bazë artistike, e cila nis që nga kuptimi filozofik i fjalës “metamorfozë” dhe se si kjo fjalë gërshetohet në krijimtarinë e Lafontenit, në poezinë dhe në fabulat e tij. Libreti është origjinal, prej një autori francez dhe opera është e krijuar për një orkestër dhome, tre solistë dhe këngëtarë dhe një kor fëmijësh. Përveç kësaj ka solist, aktor dhe piktor. Qëllimi im dhe dëshira, janë që duke shkruar këtë krijim të thyej në mënyrë totale kufijtë tradicionalë të gjinisë dhe të shkruaj diçka të re dhe të pabërë deri tani, e cila të gërshetojë disa disiplina artistike. Jam në kontakt me teatro në Bullgari. Pavarësisht se në kohën e sotme asgjë nuk është e sigurt, shpresoj dhe do të jem shumë e lumtur, në qoftë se kjo opera prezantohet pikërisht në Bullgari. Aktualisht po shkruaj operën time tjetër në bazë të novelës së Mihaill Bullgakovit “Zemra e qenit”, e cila do të titullohet “Historia e pabesueshme e qenit të kuq”. Ndaj kësaj opere ka tanimë interes nga Daniella Dimova, drejtoreshë e operës së Varnës. Duam të bëjmë një prodhim të përbashkët internacional midis Bullgarisë dhe Francës, ku po kështu ka një interes të shfaqur prej shtëpive të ndryshme muzikore dhe jemi në proces të realizimit. Të jesh krijues është gjë e vështirë, kudo që të jetë, por unë e kam këtë shans të madh të jetoj në një vend si Franca ku me të vërtetë, pavarësisht nga kriza botërore financiare, francezët luftojnë dhe mundohen të ndihmojnë në mënyrë financiare kompozitorët modern. Lufta është shumë e vështirë, por kur ky është kuptimi i një jete, gjenden forca të luftojmë për arritjen e asaj që dëshirojmë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..