Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Nikollova – “Të jesh kompozitor, ky është kuptimi i një jete të tërë”

Foto: arkiv personal

Ekaterina Nikollova është një kompozitore e afirmuar në Strasburg, Francë-qyteti në të cilin jeton dhe krijon prej viteve të gjata. Ajo përfundon klasën e instrumenteve të baterisë të profesorit Dobri Paliev në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” – në Sofje dhe konservatorin në Strasburg. Karrierën e vet profesionale e fillon si instrumentalist në formacionet e ndryshme muzikore si Orshestre Philharmonique de Strasbourg e shumë të tjera. Si kompozitore Ekaterina Nikollova është e vënë re në festivalin për filma fantastikë në Sixhes – Spanjë, ku fiton dekoratën për një muzikë më të mirë të filmave në kategorinë “Talente të rinj”. Përveç në gjinitë muzikë të dhomës, të filmave dhe të operës, ajo krijon po kështu dhe për kanalin televiziv franko-gjerman ARTE dhe për kompani të shumta teatrale në krahinën Ellzas.

“Më 2 dhe 3 marszhvilluam dy koncerte në Strasburg, me rastin e presidencës së Bullgarisë të komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës – tregon Ekaterina. – Ngjarja qe organizuar me ndihmën e përfaqësisë bullgare në Strasburg dhe asociacionit “Kirill dhe Metodij”, i cili ekziston këtu në qytet dhe i cili krijoi shkollën bullgare. Koncerti tonë u zhvillua në kishën “Shën Pol” dhe që të gjitha të ardhurat prej tij qenë të ndara për këtë shkollë, ku mësohet gjuha bullgare. Morën pjesë tenori Bojko Cvetanov, sopranoja Cvetelina Vasileva dhe Daniella Dimova. Unë pata nderin dhe kënaqësinë që ti shoqërojë në piano. Në program tingëlluan krijime të Panço Vlladigjerovit, Dobri Hristovit, arie të njohura nga Verdi, Puçini dhe Ofenbah. Më 3 mars, e përsëritëm të njëjtin koncert në Këshillin e Evropës, përpara një publiku i cili qe i përbërë vetëm prej personave dhe miqve zyrtar. Kultura bullgare pranohet shumë mirë dhe kjo është një arritje e madhe për ne, se e kemi këtë shans ta paraqesim, por duhet gjithnjë e më shumë të bëjmë shfaqje të tilla, që të mund ta popullarizojmë edhe më shumë. Këtu kishte jehona në shtypin vendas për këtë ngjarje, të cilat qenë shumë të mira.”

Gjatë vitit 2013 Nikollova merr rekomandim nga festivali gjerman Weingarten Musiktage Junger Kunstler (“Ditë të artistëve të rinj” në Vengarten-Gjermani) për shkrimin e fantazisë teatrale “La porte d’Ivoirе” (“Porta e fildishtë”) në bazë të tregimit të E.T.A. Hofman “Der Rotter Gluck” (“Kalorësi Glluk”) për orkestër të dhomës dhe recitues, premiera botërore e të cilit është gjatë të njëjtit vit. Opera e saj “Metamorfin” për orkestër, solistë-soprano, mezosopranë dhe bariton, aktorë korë të fëmijëve dhe piktor-ilustrues, i cili pikturon aty për aty në çastin e zhvillimit të krijimit, është krijuar gjatë vitit 2014 dhe ka një sukses të padiskutueshëm mes publikut dhe kritikut francez. Me këtë krijim kompozitorja ve themelet e një gjinie të re: ”një opera të pikturuar”, ku arti i pikturimit bëhet një pjesë nga historia dhe një personazh kryesor, krahas me solistët. Piktori pikturon në sinkron me muzikën dhe publikun, zbulon veprimin dhe historinë në një moment të krijimit të saj.

Opera ime e fundit “Metamorfin” premiera e së cilës botërore qe gjatë vitit 2014 është një prodhim i përbashkët i asociacionit “Spektakle Evropiane”, një qendër kulturore në Druzenhajm dhe subvencione nga ministria franceze e kulturës, bashkia e Strasburgut dhe regjioni Elzas. Vjet po kështu u luajt në një festival – thotë Ekaterina. – Kjo opera ka një vijë bazë artistike, e cila nis që nga kuptimi filozofik i fjalës “metamorfozë” dhe se si kjo fjalë gërshetohet në krijimtarinë e Lafontenit, në poezinë dhe në fabulat e tij. Libreti është origjinal, prej një autori francez dhe opera është e krijuar për një orkestër dhome, tre solistë dhe këngëtarë dhe një kor fëmijësh. Përveç kësaj ka solist, aktor dhe piktor. Qëllimi im dhe dëshira, janë që duke shkruar këtë krijim të thyej në mënyrë totale kufijtë tradicionalë të gjinisë dhe të shkruaj diçka të re dhe të pabërë deri tani, e cila të gërshetojë disa disiplina artistike. Jam në kontakt me teatro në Bullgari. Pavarësisht se në kohën e sotme asgjë nuk është e sigurt, shpresoj dhe do të jem shumë e lumtur, në qoftë se kjo opera prezantohet pikërisht në Bullgari. Aktualisht po shkruaj operën time tjetër në bazë të novelës së Mihaill Bullgakovit “Zemra e qenit”, e cila do të titullohet “Historia e pabesueshme e qenit të kuq”. Ndaj kësaj opere ka tanimë interes nga Daniella Dimova, drejtoreshë e operës së Varnës. Duam të bëjmë një prodhim të përbashkët internacional midis Bullgarisë dhe Francës, ku po kështu ka një interes të shfaqur prej shtëpive të ndryshme muzikore dhe jemi në proces të realizimit. Të jesh krijues është gjë e vështirë, kudo që të jetë, por unë e kam këtë shans të madh të jetoj në një vend si Franca ku me të vërtetë, pavarësisht nga kriza botërore financiare, francezët luftojnë dhe mundohen të ndihmojnë në mënyrë financiare kompozitorët modern. Lufta është shumë e vështirë, por kur ky është kuptimi i një jete, gjenden forca të luftojmë për arritjen e asaj që dëshirojmë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD