Sot dhe nesër zhvillohet raundi i dytë i pazarllëkut midis BE dhe Turqisë për frenimin e krizës me migrantët. Në komentin e mëparshëm i përkufizuam si shantazh të tre kushtet e shtruara nga Ankaraja – të dyfishohet shuma nga 3 në 6 mlrd euro, e cila jepet nga BE që të mbahen nën kontroll migrantët, shtetasit turq të mund të udhëtojnë pa viza në BE dhe të përshpejtohet procedura për aderimin e Turqisë në BE. Çfarë do të ndodhet në raundin e dytë, shumë shpejtë do të mësojmë.
Kushti i parë mund të realizohet, BE ka para, mund të paguajë 6 mlrd, por me siguri ato do të jenë vetëm fillimi. Për heqjen e vizave mund të gjendet zgjidhje, por për aderimin e Turqisë në BE në pamjen e saj aktuale do të ishte gjë e tepruar.
Ankaraja gjithnjë e më shpesh tregon, se është larg parimeve dhe normave morale të bashkësisë evropiane. Shembull për këtë është sjellja e autoriteteve turke në bashkëpunimin transkufitar me Bullgarin, e cila është vend anëtar i BE. Këto ditë mediat bullgare për herë të radhës alarmuan, se bashkitë Burgas, Haskovo dhe Svilengrad nuk do të marrin para nga BE në kuadrin e Programit operativ për bashkëpunimin transkufitar midis Bullgarisë dhe Turqisë. Bëhet fjalë për rreth 11 milionë euro. Shkaku është ndalimi mbi partneritetin e bashkive turke, shpallur nga Ministria Turke e Punëve të Jashtme, sepse parku në Haskovo quhet “Armenci” për nder të gjenocidit armen, ndërsa bashkitë në Burgas dhe Svilengrad kanë miratuar deklarata me të cilat konfirmojnë gjenocidin në Perandorinë osmane.
Kanali televiziv BTV citoi kryetarin e Bashkisë së qytetit turk Edrene Rexhep Gurkan, i cili deklaroi: “Me Haskovon kemi punuar shumë mirë, por tashmë kemi ndalim nga Ministria e Jashtme dhe ai është i formës së prerë”. Që të rregullohet situata, sipas Gurkanit duhet të ndiqet shembulli i qytetit Jamboll, ku bashkia refuzoi deklaratën për njohjen e gjenocidit armen.
Ka dhe shembuj të tjerë. Verën e kaluar qyteti turk Bursa ndërpreu zbatimin e projektit për fluturimet ajrore me tarifa të ulëta me qytetin bullgar Plovdiv, me të cilin janë binjakëzuar, pasi këshilli bashkiak miratoi deklaratë, me të cilën e njohu gjenocidin armen.
Mund të thuhet, se “lufta” e shpallur nga Turqia bashkive bullgare “të pabindur” është një ndërhyrje e palejueshme në punët e brendshme dhe skandal serioz diplomatik. Dështimi i projekteve për bashkëpunimin transkufitar për faj të Ankarasë i privon tre bashkitë bullgare nga mjete për përmirësimin e mjedisit dhe pakësimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore.
Historia nuk mund të shkruhet nga e para. Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX Perandoria osmane kreu gjenocid duke vrarë mbi një milion e gjysmë armenë. Republika e Turqisë e cila trashëgoi Perandorinë osmane, sot nuk do që të dëgjoj fjalën “gjenocid”. Pse? Sepse në bazë të së drejtës ndërkombëtare gjenocidi është krim, i cili përndiqet dhe dënohet, përfshi edhe me anën e reparacioneve.
Dhjetëra janë shtetet nëpër botë të cilat zyrtarisht kanë pranuar kryerjen e gjenocidit armen në Perandorinë osmane. Në këtë mendim janë shumica e historianëve dhe studiuesve. Në Francë dhe Kanada bile ka ligje që inkriminojnë gjenocidin armen.
Në Parlamentin bullgar disa herë u bënë prova për njohjen e gjenocidit armen. Por propozimet nuk u pranuan, për shkak të rezistencës aktive të deputetëve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia e të pakicës turke në Bullgari. Me gjithë atë Kuvendi Popullor në prill të vitit të kaluar njohu “vrasjen masive” të armenëve në Perandorinë Osmane. Nuk kishte kurajën të përdorë nocionin “gjenocid”. Tashmë ka ardhur koha qe Bullgaria të emancipohet dhe të fillojë të shtrojë kushte si vend-anëtar i BE.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..