Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drozdstoj Stojanov – anëtari më i ri i Akademisë Bullgare të Shkencave dhe të Arteve

Foto: BGNES

Emri i tij jo i zakonshëm është një kombinim nga emrat e të dy prindërve – Drozda dhe Stojan. Të dy ata ishin psikiatër të dalluar bullgarë. Që nga fëmijëria Drozdstoj u shpall “ogur fëmijë”. Në moshën 4 vjeçare në fjalorin ai përdorte terma shkencore. Ndoshta për arsye se prindërit e tij më të moshuar kishin një program ambicioz për fëmijën e tyre të vetme. Mezi pesëvjeçar mësonte njëkohësisht anglishten dhe frëngjishten. Kur ishte 15 vjeçar mbaroi arsimin e mesëm njëkohësisht në tri shkolla. 16-vjeçar u bë student. Tre vjet më vonë për fat të keq në një aksident rrugor i ati i tij vdiq. Që kur ishte 21 vjeçar mbaroi mjekësi me nota të shkëlqyeshme në Universitetin Mjekësor të Sofjes. 28 vjeçar ishte docent. Në fund të vitit 2013 specialisti i psikiatrisë mbrojti shkallën e profesorit para një jurie ndërkombëtare të përbërë nga shtatë shkencëtarë nga Kolegji Perandorak në Londër, Kolegji Sejn Kejtrin në Oksford, Universiteti Kieti Peskara dhe Universiteti i Lisbonës. Në vitin 2015 në moshë 35 vjet u zgjodh anëtari më i ri i Akademisë alternative Bullgare të Shkencave dhe të Arteve. Për veten nuk mendon, se është i preferuari nga fati.

Pyetjes, si arrihen suksese profesionale, profesori Stojanov iu përgjigj kështu:

“Recetë ose ndonjë përgjigje të vetme nuk ka. Mendoj, se kjo është çështja e iniciativës dhe disiplinës. Ato dy faktorë mund t’i japin një shtytje dhe një përparësi njeriut. Iniciativa është e domosdoshme, që të aktualizohen pa u ndërprerë dituritë dhe aftësitë, të shikohet përtej horizontit. Kjo do të thotë, që të parashikohen gjërat para se të ndodhen. Kështu linden ide, për të cilat të tjerët mendojnë se janëtë parakohshme. Disiplina është kushti i detyrueshëm. Që nga vitet studentore, në se njeriu dëshiron të merret me shkencë, duhet të kapë një inerci, të bëjë një numër të caktuar publikimesh, njoftimesh shkencore. Vetëm kështu mund të përballohet konkurrenca hipotetike. Doemos del pyetja, a është situata e tillë në rrethet shkencore?”

Profesori Stojanov, i cili është ekspert i psikiatrisë dhe i psikologjisë, pyetjes cila është sëmundja më e përhapur vitet e fundit, pa asnjë dyshim iu përgjigj, se ato janë çrregullimet e panikut. Sipas tij “paniku është maska e re e histerisë. Më duket se “imituesja e madhe” zgjodhi një pamje të re për veten. Dhe në se në shekullin XIX pamja e saj e preferuar ishin konfiskimet epileptike, sot në shekullin XX histeria preferon sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Asaj i pëlqen të imitojë kolite, gastrite, sëmundje të lëkurës” – shpjegon profesor doktori Stojanov.

Vitet e fundit agresioni u bë një fenomen, karakteristik jo vetëm për botën, por edhe për Bullgarinë. Lidhur me këtë profesori Stojanov thekson:

“Qëndrimi im është, se duhet të mendohet në mënyrë globale, por duhet të veprohet në mënyrë lokale, përsa i përket këtij problemi aq të rëndësishëm social. Jo një herë kam thënë, se agresioni dhe probleme të tjera sociale janë rezultat i papërgjegjësisësë politikanëve dhe të disa mediave. Ka media, të cilat zënë pozita të pacensuruara dhe bëjnë atë që vendosin. Ata përfitojnë nga situata konkrete, sidomos incidente dhe i kthejnë në tema të lajmeve. Për mua ky është një akt i papërgjegjshëm, edhe kriminal. Kështu për gjërat e rëndësishme mbeten vetëm nga 2-3 minuta. Dhe del pyetja, në situata të tilla si të reagojë shoqëria?” – rrëfen me shqetësim të madh profesori Stojanov.

Që prej disa vitesh Drozdstoj Stojanov është profesor në Katedrën e Psikiatrisë dhe Psikologjisë Mjekësore të Fakultetit të Mjekësisë në qytetin Pllovdiv. Pikërisht aty ndodhet edhe Kompleksi i Shkencave të Transplantacionit Nervor – i vetmi i këtij lloji në Ballkan. Këtu është edhe aparati i vetëm në Bullgari për imazh funksional magnetik rezonant, i domosdoshëm për diagnostikim të hershëm të sëmundjeve neurologjike. Ai shfrytëzohet edhe për caktimin e mjekimit dhe zgjedhjen e medikamenteve në psikiatrinë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD