Marrëveshjet e Bashkimit Evropian me Turqinë për evitimin e krizës së imigracionit, të arritur më 7 mars në Bruksel, vazhdojnë të jenë objekt të kritikave, kurse disa shtete bile në mënyrë të rreptë ju kundërvihen. Kryeministri hungarez Viktor Orban për shembull, deklaroi se, vendi i tij nuk do të marrë pjesë në skemë për një pranim direkt të refugjatëve sirian nga territori i Turqisë. Qiproja tha se, nuk do të ngrejë veton e vet nga vazhdimi i bisedimeve për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian për shkak të frikësimeve, se kjo do të prek shanset për lidhjen e marrëveshjes për bashkimin e tij. Rezerva ka dhe Bullgaria, në qoftë se gjykojmë rreth disa deklaratave zyrtare të Sofjes përpara takimit të ri të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian me Turqinë.
Në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk kryeministri Bojko Borisov kërkoi që Bashkimi Evropian të parashikojë një mbrojtje të të gjithë kufijve të vet të jashtme me Turqinë. Sipas Borisovit, Bashkimi Evropian duhet ti ndihmojë të gjitha shtetet në vijë të parë në opozitën e sulmit të refugjatëve, të mos të përqendrohet vetëm në mbrojtjen e kufirit detar greko-turk, por bisedimet e tij me Ankaranë të jenë të lidhura dhe me kufirin e aleancës me Turqinë në Detin e Zi. Sipas vëzhguesve, këto kërkesa të Sofjes janë baras të një kërkese për garanci, se Turqia do ti ndalojë imigrantët jo vetëm në drejtim drejt Greqisë, por dhe drejt Bullgarisë. Sofja mendon akoma se, heqja e regjimit të vizave të Bashkimit Evropian me Turqinë nuk duhet të lidhet vetëm me data, por dhe me rezultatet nga aplikimi i marrëveshjes midis Turqisë për ripranim. Bullgaria nuk është kundra hapjes së kapitujve të rinj të bisedimit për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, por mendon se mekanizmi i saktësuar deri tani në këtë drejtim duhet të respektohet, dhe jo të ndryshohet në varësi nga problemi i refugjatëve. Për ndryshe mundet të komprometohet procesi i bisedimeve me shtete të tjera.
Por Bullgaria ka pretendime dhe sa i përket kontrollit, të cilin Bashkimi Evropian do ta japë edhe në të ardhme nëpër kufijtë e vetë të jashtëm. Në takimin e ministrave të brendshëm nga Bashkimi Evropian delegacioni bullgar këmbënguli në veçanti, se mbrojtja e kufijve të jashtëm duhet të jetë një “përgjegjësi e ndarë”. Kështu me gjuhën e diplomacisë pala bullgare shprehu mospajtim me parashikimin e Komisionit Evropian që agjencia e ardhshme Evropiane për një mbrojtje kufitare dhe bregore të ketë të drejta, të cilat të jenë për llogari të sovranitetit kombëtar në mbrojtjen e kufijve, bile ato të jenë të jashtme për Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Sofja është kundra idesë që drejtori i agjencisë të mund të marrë vendime të njëanshme dhe këmbëngul për një rol më të madh të shteteve-anëtare, kur merren vendime për vendosjen e forcave kufitare evropiane nëpër kufijtë e tyre. Sofja mendon po kështu se, kufiri i ardhshëm evropian dhe mbrojtja bregore duhet të përfshijë jo vetëm vende nga marrëveshja e Shengenit, por dhe të tilla si Bullgaria dhe Rumania, që të mund të mos të kthehen ato në zonë bufer të Bashkimit Evropian. Sipas palës bullgare, ruajtja e kufijve të shengenit nuk mund të kthehet në një prioritet absolut, duke përjashtuar prej tij vende, të cilat po kështu janë një kufi i jashtëm për Bashkimin Evropian. Dhe akoma më pak, në qoftë se imponohet ideja e diskutueshme gjatë ndërlikimeve të caktuara kufitare agjencia e re evropiane të mund të ndërhyjë edhe sikur të mos të jetë e ftuar nga shteti përkatës i prekur anëtar i Bashkimit Evropian.
Çështjet e hapura përpara takimit të radhës të Bashkimit Evropian me Turqinë gjatë kësaj jave janë tepër shumë dhe tepër të ndërlikuara, që të mund të presim një rregullim përfundimtar të materialit përnjëherë. Bëhet fjalë për probleme, përpara të cilave deri tani Evropa nuk është drejtuar dhe të cilat duhet të zgjidhen me një politikë të re të përgjithshme evropiane, e cila të jetë e sinkronizuar me interesat e të gjitha shteteve të interesuara.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..