“Gëzohem shumë, kur publiku interpreton këngët e mia bashkë me interpretuesit” – rrëfen Stefan Diomovi. Ai është autor i muzikës së më se 400 këngëve dhe i teksteve të ndryshme. Krahas kësaj është iniciator i shumë konkurseve. Në biografinë e tij krijuese përfshihet edhe krijimi i pesë grupeve të njohura pop dhe një sërë çmimesh krijuese. Në vitin 2015 kompozitori shënoi jubileun 70-vjeçar me disa koncerte në vend. Kulmi i shfaqjeve do të jetë në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ndër pjesëmarrësit janë një sërë këngëtarësh të respektuar bullgarë.
Për programin e koncertit kompozitori Stefan Diomov tregon:
“Koncerti është më 9 mars dhe do të kalojë nën moton “Hajde, së bashku!” Më pëlqen nënkuptimi, që përmbajnë ato fjalë – le të mblidhemi, le të këndojmë bashkë, le të kujtojmë këngët e bukura bullgare. Në skenë ne pjesëmarrësit do të qëndrojmë në Lokalin metaforik Rudi dhe do të argëtohemi me muzikën dhe muzikantët. Publiku do të dëgjojë këngë, të cilat i di dhe i do. Grupi i respektuar “Tonika SV” do të mblidhet për këtë koncert, dhe do të këndojë për publikun. Këngëtaret e njohura Vanja Kostova dhe Toni Dimitrova, interpretuesit e rinj Bojan Mihajllov dhe Dani Ognjanov gjithashtu do të dalin në skenë bashkë me 50 muzikantë të tjerë. Interpretimet e këngëtarëve do të shoqërohen nga një orkestër me dirigjent Levon Manukjan. U përpoqëm, që programi i koncertit të jetë i përshtatshëm për çdo njeri nga publiku. Shpresoj, se secili do të dëgjojë këngën e dashur dhe do të këndojë bashkë me interpretuesin.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..