Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme muzikore

Muaji mars filloi me një maratonë muzikore – një varg koncertesh në sallën “Bullgaria”, kushtuar Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë më 3 mars. Fillimi qe dhënë nga Orkestra përfaqësive frymore e Gardës Kombëtare me dirigjent major Radi Radev dhe soliste Edelina Kënave, Orlin Goranov, Vasill Petrov, Vanja Kostova, Bojan Mihajllov, Maja Neshkova, Orlin Pavllov, Desi Dobreva, Kori i fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, rok-grupi “Kikimore” e të tjerë. Në ditën e festës dyert e sallës “Bullgaria” qenë të hapura për adhuruesit e muzikës dhe atdhedashës që nga ora 11 në mëngjes deri në orën 9 në mbrëmje, kurse filarmonia e Sofjes, kori Kombëtar i filarmonisë “Svetosllav Obretenov”, kori “Kosmiçeski gllasove” (Zërat kozmikë), koristë kori dhe orkestra e ansamblit Kombëtar folklorik “Filip Kutev”, grupi vokal i fëmijëve “Pim Pam”, ansambli i dhomës “Te Deum Adoramus” dhe të tjera, e përmbushën shpirtin e publikut me krenari dhe gëzim.



СнимкаZonjat do të përshëndeten në festën e 8 marsit posaçërisht nga grupi “Atlas” në “Studion numër 5” të Pallatit Popullor të Kulturës. Muzikantët prezantojnë projektin e vet të ri në të cilin janë përfshirë versione të përpunuara të këngëve më të njohura – ajo e cila fitoi “Grami” vjet “Thinking Out Loud” të Ed Sheeran, Bruno Mars, Avicii me këngën “Wake me up” si dhe këngë fare të reja të muzikantëve nga grupi “Atllas”.


СнимкаMë 8 mars feston dhe grupi i ri bullgar “In Between” – një vit nga incizimi i këngës së parë prej autori, si dhe ditëlindjen e këngëtares me një zë “të zi” Anna-Maria. Autore e muzikës dhe e teksteve ajo është mes dy binjakëve Angjell dhe Vasill Tonkin – kitarist dhe aranzhim të këngëve. Emri i grupit është një lojë me fjalën “midis”. Festa e tyre u shënua në klubin e kulturës “Dafa” me një koncert akustik përpara shokëve dhe adhuruesve të muzikës së tyre, me repertor përsëri “Midis” stileve “pop”, “rok” dhe “pënk”. Të 3 muzikantët janë të freskët, kreativë, shumë interesantë dhe kanë zbuluar skajin e vet në jetën e vet të pasur muzikore të kryeqytetit tonë. Gjatë muajit prill, këngë të tyre mund të dëgjohen dhe në “Studion 5” –prej viteve një nga skenat më avangarde për art.

Kënga më e re e grupit Mastillo “Vetëm Unë dhe Ti” tanimë ka dhe video, e cila u vërtit me sukses gjatë këtyre ditëve në rrjetet sociale. Këngëtarja Viki Terzijska ja përkushton këngën e vet të dashurit të saj Petër, vetëm 2 muaj përpara se të lind fëmijën e tyre. Ajo është dhe autore e tekstit, kurse muzikën e ka shkruar në një bashkëpunim me Desisllav Dançev-Deso. Producent muzikor i projektit është Krasimir Todorov. Videoja “Vetëm Ti dhe Unë” është me kuadro nga turneu i grupit Mastillo “Më shiko përsëri” gjatë vitit 2015 Regjisor i videos është Cvetomir Matav.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD

Muzika e Milen Kirov - një përzierje emocionuese e muzikës klasike me xhaz dhe folklor

"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..

botuar më 25-03-13 7.05.PD