Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8 marsi – “pro” ose “kundër” festimit të Ditës së Gruas

БНР Новини
Foto: BTA

Rrugët e Sofjes janë plot lule dhe madje fytyrat e vrenjtura të shitësve nuk e prishin atmosferën festive. Nxënësit shkojnë në shkollë me lule në dorë, burrat e moshave të ndryshme hedhin shikim te lulet, kurse shumë gra kanë bërë më shumë përpjekje, që të duken mirë ditën e sotme. 8 marsi është Dita e Gruas dhe Dita e Nënës. Deri tani trotuaret ishin të bardha dhe të kuqe për shkak të veroreve, kurse sot rrugët janë më të ngjyrshme. Bëjnë përshtypje buzëqeshjet e njerëzve, por ka edhe shumë njerëz indiferentë. Që të marrim një përfytyrim më të mirë për qëndrimin e bullgarëve ndaj kësaj feste, ju ofrojmë anketën tonë. Po fillojmë me mendimin e Ronit, e cila sivjet punon si luleshitëse, në ndihmë të disa miqve të saj:

Снимка“Vetëm dy meshkuj blenë lule. Zakonisht blerësit janë gra – ato blejnë lule për mësueset dhe për vetveten. Unë desha të marr ndonjë dhuratë jomateriale, ndonjë emocion, diçka, që do të më sjellë gëzim” – thotë ajo dhe shton – “I mposhtëm burrat. Shumica e grave të fuqishme janë të vetme. Burrat sikur humbën personalitetin e vet. Kam ndjenjën se ata nuk kanë dëshirë për të dhuruar lule, sepse nuk e dinë se si do ta reagojë gruaja. Ata mendojnë se ajo mund të ofendohet, duke menduar se burrat e konsiderojnë si të dobët.” Roni e përkrah këtë festë. Asaj i bën përshtypje se meshkujt janë duke kërkuar dhuratën më të lirë dhe më të leverdishme.

Antoaneta Nikollova na tregoi se si e kanë shënuar festën gjatë socializmit:

“Atëherë të gjithë burrat dhuronin lule. Sidomos në vendin e punës, kryesisht shefat. Na grumbullonin, që të na përshëndesin, na jepnin lule, largoheshim më herët nga puna. Programi televiziv i ishte kushtuar festës gjatë tërë ditës. Kishte atmosferë festive.”

Rosina ishte më lakonike, por shumë e qartë:

Снимка“Një gjest i thjeshtë është i mjaftueshëm, madje një lule e vogël, ose ... mëngjesi në shtrat si shenjë butësie.”

Ish mësuesja Magdalina Zaharieva na dha një përgjigje shumë interesante:

“Kjo është një datë kalendarike, kurse fakti se është shpallur Dita e Gruas nuk është diçka e keqe, por gruaja duhet të respektohet vazhdimisht. Festimi njëditor dhe ofendimet pas kësaj nuk janë në rregull. Burri bullgar nuk e di se çfarë do të thotë të jesh gentlemen. Nuk është e rastit se bullgaret i admirojnë të huajit. Atje, ku ka respekt, ka edhe familje. Aktualisht pothuaj nuk ka familje. Mirëpo, po të mos ekzistojë qeliza e vogël, nuk do të ketë edhe organe, nuk do të ketë shtet. Gjithçka është në një lidhje të ndërsjellë.”

Vasko Zhekov është redaktor në një gazetë, aktor, shkrimtar dhe anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve Bullgarë. Ja se si e komentoi ai temën:

“Në qoftë se nuk ekziston nëna dhe gruaja, nuk do të ekzistojë edhe bota. Festa nuk është as komuniste, as ideologjike. Zbukurimi i saj politik e prishi festën e bukur. Duhet të ketë respekt çdo ditë. Jeta e vështirë na bën për të hedhur poshtë gjithçka dhe jo të gëzohemi. Festa duhet të mbetet për gjithmonë. Në festë jeton shpirti i njeriut, kurse në ditën e përditshme – aftësitë e tij të punës.”

Mendimet ishin të ndryshme, por mësuam dy gjëra kryesore nga sofjanasit e anketuar – se respekti ndaj gruas dhe nënës duhet të jetë çdo ditë dhe jo vetëm një ditë të veçantë dhe se pavarësia e grave në shoqërinë bullgare është kaq e madhe se shprehja “seksi i dobët” tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Sipas opinionit publik, gratë po dalin nga roli i zonjës së shtëpisë, që të bëhen seksi dominues, duke i shtyrë burrat mënjanë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Lluiza Llazarova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD