Sipas informacionit paraprak, në takimin e sotëm të nivelit të lartë BE – Turqi, liderët evropianë kanë ndërmend t’i japin fund fluksit të pareglamenutuar të migracionit drejt Evropës Perëndimore dhe Veriore përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kohën e fundit fluksi nëpër këtë itinerar ishte kufizuar shumë dhe ky fakt e rriti interesin e refugjatëve dhe trafikantëve për të gjetur rrugë të tjera drejt BE, pjesë prej të cilave kalojnë përmes Bullgarisë. Sofja e di mirë këtë dhe në ditët e pushimit rreth Festës kombëtare – 3 mars, qeveria tregoi, se është e vendosur të mos lejojë formimin e itinerarit alternativ të refugjatëve përmes Bullgarisë.
Me urdhër të Kryeministrit Bojko Borisov në rajonin e PKK “Kullata”, në kufirin me Greqinë, u zhvillua stërvitja nën emrin e koduar “Kufiri 2016”, e destinuar të koordinojë veprime të përbashkëta të Ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, gjithashtu edhe të Kryqit të Kuq, në kushtet e presionit të rritur të migrantëve. Mbi 400 ushtarakë, policë dhe xhandarë u stërvitën në veprime të përbashkëta në të gjitha vendet e mundshme, ku mund të priten prova për hyrjen e migrantëve ilegalë. Ishin ndërtuar kampe fushore për forcat e ruajtjes së kufirit, ndërsa autoritetet e qarqeve dhe të bashkive morën udhëzime si t’u ofrojnë mbështetje në prapavijë. Për financimin e këtyre veprimeve kabineti është i gat5shm të përdorë tepricën fiskale, të formuar në shkurt rreth 130 milionë eurosh, gjithashtu mori sigurime se për veprime humanitare mund të shpresojë edhe në mjete nga BE. Gjysma prej pjesëmarrëseve në stërvitje vazhdojnë të jenë në rajonet kufitare, ndërsa në pjesën Jugperëndimore të Bullgarisë janë dislokuar njësi, të cilët në rast nevoje shpejtë mund të kalojnë në kufi. Në rast të presionit të madh të migrantëve detyra kryesore e rojës kufitare është t’i drejtojë migrantët tek pikat zyrtare të kalimit kufitar. Qeveria ka ndërmend t’u lejojë migrantëve të vazhdojnë drejt Evropës Perëndimore vetëm pasi i marrin gjurma të gishtërinjve, kalojnë vizitë mjekësore dhe marrin konfirmim nga destinacioni, ku janë të dëshiruar. Kryeministri Borisov shkon në Takimin BE- Turqi në Bruksel me pritjen, se ajo do të mbrojë një qëndrim të tillë. Arsye për optimizëm Borisovi sheh në sigurimet me shkrim, dhënë nga Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe në disa deklarata të Presidentit të Francës dhe të Kancelarit të Gjermanisë. Më konkretisht ai pret që Këshilli Evropian të pranojë qëndrimin, se hapësira Shengen për lëvizje të lirë të njerëzve duhet të rivendoset, termi – migrantë ilegalë, të mbetet i tillë siç është[ sipas ligjit, ndërsa shkeljet e këtij ligji të mos tolerohen.
Agjencia evropiane kufitare Fronteks raportoi, se duke përjashtuar “itinerarin ballkanik” me ardhjen e pranverës vihet re një lëvizje më e madhe e refugjatëve drejt BE – përmes Bullgarisë, Serbisë, nga Greqia përmes Shqipërisë dhe Italisë ose përmes Ukrainës. Itinerare përqark ende nuk janë bërë “autostrada të migrantgëve” dhe ka të ngjarë kjo të parandalohet. Përpara Takimit BE – Turqi, Brukseli dhe Ankaraja i afruan qëndrimet e tyre mbi çështjen për riatdhesimin në masë në Turqi të migrantëve ekonomikë, që kanë mbërritur në Greqia. Sipas burimeve të KE, në qoftë se kjo marrëveshje do të formatizohet në Takimn në Bruksel, ajo do të jete një prej shenjave të para për zgjidhjen e krizës me refugjatët. Në prag të takimit NATO-ja shpalli, se zgjeron mision in e saj në Detin Egje kundër trafikantëve të njerëzve drejt Greqisë dhe Evropës dhe forcon bqashkëpunimi9n e saj me Agjencinë evropiane kufitare Fonteks. Bashkimi që tashmë vepron në Detin Egje shumë shpejtë do të fillojë punë edhe në ujërat territoriale turke dhe greke. Këto veprime me siguri do t’i demotivojnë migrantët të përdorin barka drejt brigjeve evropiane. Efekt të tillë të ngjashëm pritet edhe nga pëlqimi i Turqisë të pranojë mbrapshtë të gjithë migrantët, të kapur në ujerat e saj territoriale. Ulja e fluksit të migrantëve supozon gjithashtu ndryshimet që Ankaraja ndërmori në regjimin e vizave me disa shtete afrikane.
Sikur më në fund veprimet për kufizimin dhe rregullimin efektiv të problemit të mmigracionit duken të koordinuara. A do të formohet vërtetë një politikën e tillë dhe kur rezultatet e saj do të ndihen do të na tregojë Takimi i nivelit të lartë BE – Turqi.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..