Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dua muzikën bullgare” – koncerte me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë

БНР Новини
Foto: arkiv

Për herë të parë Festa kombëtare me 3 mars do të shënohet me një maratonë koncertesh. Nga mëngjesi deri në mbrëmje në sallën koncertale në kryeqytet “Bëllgaria” do të tingëllojë vetëm muzikë bullgare në interpretim të rreth 20 koreve dhe orkestrave të njohura. Hapja  është në orën 11.00 me koncert të Filarmonisë së Sofjes dhe Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”.

Ideja për këtë festë të vërtetë të muzikës bullgare i përket Svetlina Terzievës – violiniste, menaxhere e Filarmonisë së Sofjes dhe udhëheqëse e ekipit organizativ. Për Radio Bullgarinë ajo tha:

“Festa është një rast i mirë për ne – muzikantët, të cilët interpretojmë muzikë bullgare, të mblidhemi dhe të nderojmë paraardhësit tanë, kujtimin e kompozitorëve, interpretuesve në hapat e të cilëve sot ne vazhdojmë. Për fat të keq sot pak interpretohet muzika bullgare. Për këtë arsye unë që vitin e kaluar kisha ide  të përfshijmë këngë rilindëse në koncertin festiv, kushtuar 3 marsit. Mbeta e befasuar, se nuk kemi aranzhime për orkestër të shumë veprave të njohura. Posaçërisht për këtë koncert Sllavill Dimitrov – Kryedirigjenti i Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” përpunoi disa prej këngëve tona më të njohura rilindëse. U jemi mirënjohur të gjitha institucioneve  kulturore në kryeqytet, të cilët bënë çmos për të marrë pjesë, pavarësisht nga koha e shkurtër për organizimin e aktivitetit. Mes tyre janë drejtorët e shtëpive të kulturës “Nadezhda” dhe “Iskër”, Pllamen Xhurov – dirigjent i Ansamblit të dhomës “Sofijski solisti”, Bashkimi koral bullgar dhe kryetarja e tij Galina Llukanova, prof. Emill Janev dhe shumë të tjerë. Jam shumë e lumtur, se do të tingëllojnë vepra që prej kohe nuk janë ekzekutuar. Nuk kemi harruar dhe kolektivat e veglave frymore – Orkestra frymore e Sofjes me dirigjent Juli Damjanov, Orkestra frymore pranë Akademisë së MPB. Në festën tonë muzikore përfshihen dhe pedagogë dhe studentë të Universitetit të Ri Bullgar dhe të Akademisë Kombëtare Muzikore.”

Ndër kolektivat korale, që publiku do të mund të dëgjojë është dhe kori “Zërat kozmikë” me dirigjent Vanja Moneva. Një theks i veçantë në program është pjesëmarrja e solistëve, korit dhe orkestrës të Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”. Pjesë prej repertorit të tyre bullgar kanë përgatitur fëmijët nga Kori i fëmijëve “Pim-Pam”. Këngë prej autorëve tanë do të interpretojnë kori “Hristina Morfova”, Ansambli i dhomës “Te Deum Adoramus”, Asociacioni koral “Shën Sofia-Bullgaria” me dirigjent Valentin Bobevski dhe disa formacione të tjera.

“Për mua muzika nuk është vetëm art i dashur – thotë Svetlina. – Ajo është mjet për krijimin e komunitetit. Jam e bindur, se kuptimi i punës sonë është t’i bëjmë njerëzit të lumtur, ndërsa shoqërinë – më të bashkuar. Në sallën e koncerteve të gjitha dallimet zhduken. Para muzikës të gjithë janë të barabartë. Ja për se në programin e Filarmonisë së Sofjes vazhdimisht ka koncerte, që janë pjesë e kalendarit festiv të bullgarit. Kemi shumë ide të tjera, të cilat do të na lejojnë të marrim pjesë më aktive në jetën kulturore të kryeqytetit. Përpiqemi të përfshijmë gjini të ndryshme, që t’i bashkojmë kolektivat muzikore në kryeqytet. Gëzohem, se udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare pranoi ftesën tonë. Adhuruesit e artit amtar do të mund të dëgjojnë kolektivat e mrekullueshëm të radios – Big Bendin dhe Orkestrën për Muzikë Popullore.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD