Për herë të parë Festa kombëtare me 3 mars do të shënohet me një maratonë koncertesh. Nga mëngjesi deri në mbrëmje në sallën koncertale në kryeqytet “Bëllgaria” do të tingëllojë vetëm muzikë bullgare në interpretim të rreth 20 koreve dhe orkestrave të njohura. Hapja është në orën 11.00 me koncert të Filarmonisë së Sofjes dhe Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”.
Ideja për këtë festë të vërtetë të muzikës bullgare i përket Svetlina Terzievës – violiniste, menaxhere e Filarmonisë së Sofjes dhe udhëheqëse e ekipit organizativ. Për Radio Bullgarinë ajo tha:
“Festa është një rast i mirë për ne – muzikantët, të cilët interpretojmë muzikë bullgare, të mblidhemi dhe të nderojmë paraardhësit tanë, kujtimin e kompozitorëve, interpretuesve në hapat e të cilëve sot ne vazhdojmë. Për fat të keq sot pak interpretohet muzika bullgare. Për këtë arsye unë që vitin e kaluar kisha ide të përfshijmë këngë rilindëse në koncertin festiv, kushtuar 3 marsit. Mbeta e befasuar, se nuk kemi aranzhime për orkestër të shumë veprave të njohura. Posaçërisht për këtë koncert Sllavill Dimitrov – Kryedirigjenti i Korit Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” përpunoi disa prej këngëve tona më të njohura rilindëse. U jemi mirënjohur të gjitha institucioneve kulturore në kryeqytet, të cilët bënë çmos për të marrë pjesë, pavarësisht nga koha e shkurtër për organizimin e aktivitetit. Mes tyre janë drejtorët e shtëpive të kulturës “Nadezhda” dhe “Iskër”, Pllamen Xhurov – dirigjent i Ansamblit të dhomës “Sofijski solisti”, Bashkimi koral bullgar dhe kryetarja e tij Galina Llukanova, prof. Emill Janev dhe shumë të tjerë. Jam shumë e lumtur, se do të tingëllojnë vepra që prej kohe nuk janë ekzekutuar. Nuk kemi harruar dhe kolektivat e veglave frymore – Orkestra frymore e Sofjes me dirigjent Juli Damjanov, Orkestra frymore pranë Akademisë së MPB. Në festën tonë muzikore përfshihen dhe pedagogë dhe studentë të Universitetit të Ri Bullgar dhe të Akademisë Kombëtare Muzikore.”
“Për mua muzika nuk është vetëm art i dashur – thotë Svetlina. – Ajo është mjet për krijimin e komunitetit. Jam e bindur, se kuptimi i punës sonë është t’i bëjmë njerëzit të lumtur, ndërsa shoqërinë – më të bashkuar. Në sallën e koncerteve të gjitha dallimet zhduken. Para muzikës të gjithë janë të barabartë. Ja për se në programin e Filarmonisë së Sofjes vazhdimisht ka koncerte, që janë pjesë e kalendarit festiv të bullgarit. Kemi shumë ide të tjera, të cilat do të na lejojnë të marrim pjesë më aktive në jetën kulturore të kryeqytetit. Përpiqemi të përfshijmë gjini të ndryshme, që t’i bashkojmë kolektivat muzikore në kryeqytet. Gëzohem, se udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare pranoi ftesën tonë. Adhuruesit e artit amtar do të mund të dëgjojnë kolektivat e mrekullueshëm të radios – Big Bendin dhe Orkestrën për Muzikë Popullore.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..