Muzika e Teodosij Spasovit është kaq e ndryshme, kurse rrethet e tij krijuese kaq të larmishme, saqë nuk do të gjeni përshkrimin e tyre të plotë. Shpesh i nevojitet në afate të shkurtra të “kalojë” nga një projekt në tjetrin – krejtësisht të ndryshëm. Në qoftë se e pyesni sesi mund ta ridrejtojë vetëdijen e vet artistike, do të mësoni se përpjekja e vetme e cila i kushton e gjithë kjo është “të jetojë në kohën e sotme”. Për të bile ditëlindja e tij e 55 nuk është shkak për plane, por me siguri do ta shënojë mes miqve dhe shokëve.
Teodosij fitoi popullaritet shumë herët dhe një popullaritet të madh. Akoma përpara se të mbush 30 vjeç ai pati grumbulluar një përvojë të konsiderueshme skenike. Ka rastisur që sot të ekzekutojë në dasmë ose në ndonjë festë popullore, nesër në sallën “Bullgaria” ose në një xhaz festival ndërkombëtar. Me çfarë i lidh vitet e herëta rinore?
“Qe një kohë e lirë pa shumë preokupime, prindërit e mi qenë gjallë, kurse ata më përkrahnin shumë. Programi im ishte i ngarkuar me incizime, dasma, një veprimtari koncertesh. E lidh dhe me vizitën e njërës prej vendeve më të preferuara prej meje në qytetin Plovdiv – Akademinë Muzikore, e cila gjendet mbi Teatrin Antik. Kuptohet, se kam ndryshuar shumë nga ajo periudhë. Njeriu duhet të ndryshojë, të zhvillohet, të shkëputet nga konservativja në karakterin e vet. Sepse unë isha i edukuar në një frymë patriarkale dhe konservative folklorike. Në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell, si dhe në akademi në mënyrë shumë të thelluar studioja traditat, pavarësisht se kisha nisur në drejtimet e mia aventureske. Jeta sipas meje është për këtë – deri në fund të jemi të zëne në mënyrë të plotë vlefshme me përsosmërinë tonë, me zhvillimin tonë. Dhe të mund të arrijmë sa më lartë në rrugën drejt vendeve bamirëse të shpirtrave tona. Do të duhet t’ia përkushtojmë jetën tonë kësaj – përsosmërisë, dashurisë, punës humanizmit. Sa më shumë ndjenja njerëzie rrisim në vetvete, kaq më shumë humanizëm vjen si një pasqyrim.”
Le të rikujtojmë se Teodosij ka ekzekutuar me muzikantë si Trillok Gurtu, Dejv Lijbman, Glen Mur e shumë të tjerë. Tri vjet qe pjesë nga shoqja e njohur botërisht irlandeze “Riverdance”. Mes muzikantëve bullgarë partnerë të tij gjatë viteve janë Jëlldëz Ibrahimova, Ivo Papazov-Ibrjami, Petër Rallçev, Millço Leviev, Simeon Shterev... Pas ditëve të numëruara, bashkë me tamburistin Pejo Peev dhe pesë muzikantë hungarezë, Teodosij Spasov do të zhvillojë një turne koncertesh nëpër vend. Ja dhe hollësira të tjera:
“Në të ardhme qëndron projekti i quajtur “Vëllazëri Danubjane” – një iniciativë e qendrës kulturore Hungareze në Sofje dhe Ministria e Kulturës, në lidhje me festat kombëtare të Bullgarisë dhe Hungarisë gjatë muajit mars. Në sajë të vëllazërimit tim muzikor nëpër botë formuam një grup, në të cilin janë interpretuesit hungarezë Nikolla Parov (multiinstrumentalist), bashkëshortja e tij Agnesh Hercko (këngëtare), Mihaj Borbej (një xhaz saksofonist i shkëlqyer dhe një po kështu një multiinstrumentalist shumë interesant). Mihaj është me trion e tij, në të cilin ekzekutojnë miklosh Llukaç – cimbalet dhe Andrash Desh – perkusione. Do të interpretojmë kompozicione tona prej autore, një prej tyre i është kushtuar kompozitorit hungarez Bella Bartok, në lidhje me përvjetorin e 135 nga lindja e tij.”
Turi i koncerteve fillon më 9 mars në qytetin Gabrovo dhe vazhdon në akoma 7 qytete të tjera bullgare – Varna, Plovdov, Veliko Tërnovo e të tjerë. Pas kohe i njëjti projekt do të paraqitet dhe në Hungari.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..