Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Resurset njerëzore ose kush do ta zhvillojë reformën gjyqësore

Foto: BGNES

Resurset njerëzore, ky term i tmerrshëm burokratik, i cili është i pranishëm në jo një projekt të financuar nga BE-ja, është një prej problemeve më të mëdha të Bullgarisë. Një prej kryeministrave të Bullgarisë, Simeon Sakskoburrgotski, në të kaluarën tha se bullgarët duhet ta ndërrojnë chip-in, domethënë mënyrën e të menduarit, kurse akoma një kryeministër bullgar, Bojko Borisov, tha në stilin e tij tipik të zhargonit se reformat nuk zhvillohen mirë, sepse “materiali është i keq”. Ndoshta edhe të dy kanë të drejtën.

Në fillim të kësaj jave Borisov dha një shenjë të qartë se Bullgaria do të vazhdojë në rrugën e reformave gjyqësore. Dhe meqenëse për reformën gjyqësore flasim tashmë mbi 20 vjet ndoshta ka ardhur koha, që të vendosim me kë Bullgaria duhet ta zhvillojë këtë reformë. Sepse njëra anë e reformës është teksti, i cili do të shkruhet në ligje nga deputetët, kurse pjesa tjetër e konsiderueshme e reformës gjyqësore është vetë zhvillimi i saj, kurse protagonistët e saj janë magjistratët.
Këtë javë Zyra e Kontrollit publikoi lista me përfundimet për mungesën e pajtueshmërisë të kontrollimeve të kryera të deklaratave, të parashtruara nga personat, që zënë detyra të larta shtetërore, si edhe detyra të tjera publike. Listat e publikuara përmbajnë 278 raste, ku nuk ka pajtueshmëri midis informacionit të parashtruar në regjistrin publik për gjendjen e vërtetë të pronësisë dhe financave të kuadrove të kontrolluara të larta partiake, anëtarëve të strukturave kombëtare dhe vendore në pushtet, magjistratëve dhe familjeve të tyre. Mbi 40 për qind prej atyre që nuk kanë deklaruar përfitimet e tyre financiare dhe pronësore janë hetues, prokurorë dhe gjyqtarë. Në këtë listë ka emra magjistratësh, të cilët kanë harruar të deklarojnë të ardhura nga 10 deri më 45 mijë euro. Për vendin më të varfër në BE këto janë shuma të mëdha, duke pasur parasysh se paga mesatare në Bullgari është rreth 400 euro. Ka pak të ngjarë që paga e kryetari të një gjyqi bullgar të tejkalojë 2000 euro. Sa kohë duhet të jesh kryetar i gjyqit, që të kursesh 45 mijë euro, të cilat janë vetëm një pjesë e të ardhurave të tij? Ajo pjesë që nuk e deklaruar? Është afër mendjes se paratë në përmasa të tilla kanë burime të dyshimta. Njerëzit me të ardhura të tilla (dhe me moral të tillë) duhet ta heqin Bullgarinë nga monitoringu ofendues i Brukselit, kushti i të cilit është reforma në sistemin gjyqësor. Reforma gjyqësore në Bullgari është në kurthin e fortë të një elite, që u formua që gjatë viteve të para pas ndryshimeve të filluara në vitin 1989. Kjo elitë është e kënaqur për statukuon e vet dhe do të bëjë çmos që ajo të mos ndërrohet. Dhe kjo nuk duhet të na befasojë – sistemi gjyqësor është pjesa më pak e ndryshuar në jetën publike të Bullgarisë postkomuniste, e cila demokratizohet më vonë, thjeshtë sepse gjatë 45 viteve të pushtetit komunist thjeshtë nuk ka ekzistuar. Ndërrimi i brezave, ndërrim ky që duhet të krijojë domosdoshmërinë e brendshme për ndryshim në sistemin gjyqësor, po ndodh shumë ngadalë me vuajtje të mëdha. Kështu edhe reforma gjyqësore do të zhvillohet ngadalë dhe me dhimbje të mëdha.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD