Kohët e fundit u mbyll Ekspozita më e madhe Ndërkombëtare e Ushqimeve Organike Biofah në Njurnberg të Gjermanisë. Në të Bullgaria u prezantua për herë të parë. Për pjesëmarrjen e vendit tregon kryetarja e Asociacionit Bullgar të Produkteve Bio Allbena Simeonova:
“Asociacioni ynë, i cili bashkon përpjekjet e prodhuesve të produkteve bio, pavarësisht a janë ata kultivues, blegtorë, bletarë, përpunues, tregtarë ose konsultues në fushën e prodhimit bio, kishte një pavijon të vet. Në të u prezantuan 41 kompani, anëtare të asociacionit, të cilat prodhojnë ushqime organike bullgare. Atë, që ofruam ishin fruta dhe perime të freskëta, të thata dhe të përpunuara, barëra, mjaltë biologjik, verë, bajame, arra, e kështu me radhë.”
Importuesit më të mëdhenj të produkteve organike bullgare janë Gjermania, Austria, Danimarka dhe Suedia. Ndër produktet që kërkohen më shumë në perëndim tani janë frutat e ngrira të egra. Pritet, që kërkimi botëror i ushqimeve organike të rritet me nga afro 10 për qind për vit. Si rezultat deri në vitin 2020 tregtimi me to do të tejkalojë 60 miliardë dollarë. Kjo tendencë është karakteristike edhe për vendin tonë. Lidhur me këtë zonja Simeonova shpjegon:
“Kur para 6 vitesh themeluam Asociacionin Bullgar të Produkteve Organike në të hyrën 25 bujq. Tani në Bullgari bujqit që merren me prodhim organik tejkalojnë 4000. Kjo do të thotë, se kërkimi i produkteve bio rritet. Krahas kësaj edhe cilësia e tyre gjithashtu është shumë e mirë. Kjo shpjegohet me faktin, se tani ka masa speciale për agroekologji dhe për prodhim organik. Tashmë ndihmë u jepet edhe blegtorëve, që merren me prodhim organik. Arritëm të fitojmë përkrahjen e BE-së në sajë të një projekti në kuadrin e “Programit të promocionit”. Evropa i kushton një vëmendje serioze mënyrës së ofrimit dhe promovimit të produkteve bujqësore. Bullgaria nuk disponon fonde të mëdha. Kemi marrë përkrahje nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në programin “Ndihmë shtetërore”. Strategjia më e suksesshme për ne është bashkimi. Sa më shumë bujq marrin pjesë në veprimtaritë e Asociacionit Bullgar të Produkteve Organike, sa më serioz bëhet shteti ynë si prodhues. Si rezultat pozitat e tij për realizimin e prodhimit organik bëhen edhe më të mira në sfondin e konkurrencës ndërkombëtare.”
Me çdo vit që po kalon sipërfaqet për kultura organike tek ne po rritet me afro 9 për qind. Veçoritë e dheut tek ne na radhitin në vendin e katërt në botë dhe në vendin e parë në Evropë për nga eksporti i barërave. Pritet, që sivjet të rritet me afro 30 për qind kërkimi i grurit organik, gjë me të cilën merren edhe prodhuesit bullgarë. Produktet organike bullgare janë jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Krahas kësaj ky lloji prodhimi mbron mjedisin dhe jo në vend të fundit krijon vende të punës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..