Bullgarët më të moshuar mbajnë mend tabelat e emaluara nga koha e socializmit të varura në rrugët dhe në repartet e prodhimit. Si atëherë, ashtu edhe tani shumë prej tyre tingëllojnë qesharake: “Një gabim i lejuar është problem për tërë kolektivin”, “Të gjithë komunistët – së bashku nën tokë! Miniera Pernik” e kështu me radhë. Ato tabela emblematike frymëzuan shumë koleksionistë. Dhe kur ky pasion gërshetohet me profesionin e historianit, rezultatet janë të papritura, si për shembull ekspozitë në hambar. Pikërisht në një vend të tillë rregulloi koleksionin e tij me tabela Pllamen Sëbev, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Popovo.
“Interesohem për gjithçka, e cila i përket së kaluarës dhe është për të hedhur – tregon vet ai. – Mua më intereson atë kohë, e cila lindi shumë ndalesa dhe kërkonte forma të ndryshme, që të ngulitë në kokët e njerëzve, kështu që ata të mbajnë mend. Mendoj, se ato tabela shfrytëzoheshin pikërisht për këtë. Mirëpo, personalisht unë kam një filozofi, sipas së cilës njeriu nuk duhet të edukohet me paralajmërime. Njeriu nuk duhet të udhëzohet nga ku të shkojë – majtas, djathtas, drejtë. Mendoj, se duhet të ruajmë kujtimin për periudhën, në të cilin tabelat ishin karakteristike për zhvillimin tonë.”
Mirëpo, në se tabelat janë një dëshmi origjinale e kohës, atëherë si njerëzit do të lexojnë ato pas mijëra vitesh?
“Në të gjitha rastet ato do të mbajnë kujtimin për një kohë të uniformave – supozon Pllamen Sëbev. – Mirëpo, nuk e kemi të qartë pas mijëra vitesh çfarë do të jetë koha dhe cili do ë jetë rendi. Atëherë mund të vijnë vite, kur njerëzit do të jenë të programuar nga ku të kalojnë, si të mendojnë, çfarë të bëjnë, prapë sipas tabelave dhe udhëzimeve të shkruara mbi to. Tani për tani vetëm supozoj, se do të vijë koha e rendit, e normave, e suazave. Tani nuk ka tabela, por mbledhim tabelat e vjetra dhe me nostalgji kujtojmë atë kohë, megjithëqë në këtë nuk ka asgjë e mirë.”
Tabela, të cilën Pllamen Sëbevi dëshiron të pronësojë në koleksion është: “Milicia popullore është zemra e rrahur e policisë”. Kjo për arsye të nënkuptimit, që përmban këtë shprehje jo aq e menduar nga ndonjë funksionar jo aq i mençur partiak.
Historiani është i bindur, se ndryshe nga e kaluara, “koha e re” pas rrëzimit të totalitarizmit, nuk formuloi ndonjë mbishkrim origjinal. Ajo vetëm kopjon teknologjinë e mbishkrimeve të vjetra. Mirëpo, ato tabela nuk janë autentike. “Te kapitalizmi njeriu shfrytëzon njeriun, përderisa te socializmi është e kundërta” – imitacione të tilla hasen shumë në internet.
Tabela origjinale zbulohen në pikat e mbeturinave për riciklim ose te ndërtesa të vjetra të rrëzuara. “Kur janë dhuratë nga ndonjë mik, atëherë fillojnë kujtimet”, rrëfen Pllamen Sëbevi, për të cilin historia e tabelës është më e çmueshme, se sa vet tabela. Ai është i bindur, se një ditë do t’i dhurojë këtë koleksion muzeut, ashtu siç bëri me koleksionin e librave antikuarë me autografe.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..