“Krizat në Evropë gjatë disa viteve të fundit treguan qartë nevojë për parti sistematike, të cilat të mos ndikohen nga popullizmi dhe nacionalizmi. Duhet të jemi të vëmendshëm sa u përket nevojave tona egoiste.”
Këtë e deklaroi Kryeministri bullgar Bojko Borisov vetëm një ditë pas samitit të BE-së për dy çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit – krizën e refugjatëve dhe rolin e Britanisë së Madhe në BE. Edhe të dyja temat do të kenë vazhdim, kurse konferenca e djeshme e fondacionit politik gjerman “Konrad Adenauer” në Sofje ia kushtoi një pjesë të saj këtij debati.
Gjatë disa viteve të fundit zhvillimi i jashtëm politik karakterizohet me dinamikë të jashtëzakonshme, e cila ndikoi fuqishëm edhe mbi politikën e BE-së. Kriza në Krime dhe Ukrainë, si dhe konflikti në Siri, me tërë tragjedinë njerëzore, flasin vetvetiu për këtë. Kjo dinamikë e ka ndikimin e vet edhe mbi politikën e Bullgarisë.
“Ne bëmë gabim se e barazuam imigirimin ilegal me kalimin legal të kufirit” – është i mendimit Kryeministri bullgar. “Unë jam i bindur se në samitin tjetër do të miratohet propozimi im për mbylljen e kufijve të BE-së, kështu qe rryma e refugjatëve të kalojë vetëm përmes pikëkalimeve zyrtare. I mbyllim të gjithë kufijtë, mbeten vetëm pikëkalimet dhe refugjatët dërgohen atje, ku janë krijuar kushte pikërisht për ta.”
Kriza e refugjatëve, e cila preku Evropën Qendrore dhe atë Veriore, është një problem, me të cilin ndeshen që prej vitesh vendet në kufirin e jashtëm të BE-së Italia, Greqia dhe Bullgaria. Situata ndryshon me shpejtësi të papritur. Ngjarjet vazhdimisht na rikujtojnë se globalizimi na siguron shumë mundësi, por edhe rreziqe reale. Sipas fjalëve të Ministrit bullgar të Punëve të Jashtme Daniell Mitov, kjo që deri para pak kohe na dukej si një rrezik i largët, tashmë është fakt në kufirin tonë, në shoqëritë tona dhe në vetë zemrën e Evropës.
“Në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut jemi dëshmitarë të një mungese stabiliteti, politik, ekonomik dhe social, dhe kjo mungesë stabiliteti do të vazhdojë të paktën një dekadë – komentoi Daniell Mitov. – Rreziqet terroriste janë të dukshme për të gjithë dhe ato kërkojnë më shumë vendosmëri. Në verilindje u bëmë dëshmitarë të një shkeljeje të ashpër të tërësisë territoriale të një shteti sovran, gjë që vë nën dyshim parimet e rendit dhe sigurisë evropiane. Shumë prej politikave tona të përbashkëta kërkojnë një zhvillim të mëtejshëm dhe ne jemi të bindur se vetëm vendimet afatgjata dhe sistematike mund të lejojnë stabilizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kontinentit tonë. Prandaj në kuadrin e BE-së dhe NATO-s ne kemi nevojë për një integrim më të madh dhe për më shumë solidaritet.”
Kjo tezë u përkrah edhe nga ambasadori gjerman në Bullgari Detlef Lingemann. “Duhet t’u tregojmë evropianëve se BE-ja nuk është vetëm një treg i përbashkët, por një bashkësi e vlerave të ndara” – deklaroi diplomati dhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të Bullgarisë në regjion si një faktor i stabilitetit dhe një partner aktiv i BE-së. Mirëpo, Lingemann i drejtoi qeverisë bullgare edhe disa rekomandime kritike:
“Stabiliteti i qëndrueshëm kërkon më shumë reforma dhe ne besojmë se Bullgaria është nisur në rrugën e drejtë. Në raportin e fundit të monitorimit të BE-së ngulet këmbë që Bullgaria t’i vazhdojë me vendosmëri edhe më të madhe reformat e filluara. Ato jo vetëm se krijojnë mundësi të reja para investitorëve të huaj potencialë, por edhe do ta bëjnë Bullgarinë më tërheqëse për të gjithë bullgarët e rinj dhe të arsimuar, të cilët sot banojnë dhe punojnë jashtë shtetit.”
Kryeministri Bojko Borisov nuk i la mënjanë edhe kritikat dhe këshillat e Brukselit, drejtuar Komisionit Evropian në kuadrin e mekanizmit për kontroll dhe bashkëpunim. Si rezultat i raportit të fundit për përparimin e Bullgarisë në luftimin e korrupsionit priten ekspertë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda, të cilat të punojnë bashkë me prokurorinë bullgare.
“Tani është me rëndësi të madhe të miratohen ligjet në sistemin gjyqësor, përfshi këtu edhe ligjin kundër korrupsionit – deklaroi Bojko Borisov. – Bashkë me të duhet të krijohet byroja për luftimin e korrupsionit, e cila duhet të luajë rolin e një prokurorie të dytë. Gjatë javëve të fundit ne kuptuam se para Bullgarisë nuk ka rrugë të mesme, ose rrugë të kompromiseve. Në kuadrin e një viti në saje të betejës së vërtetë kundër kontrabandës, në buxhetin e shtetit janë derdhur mbi 2 mlrd e 850 mln leva (afro 1.4 mlrd euro). Janë ndaluar rekomandimet publike për mbi 1.7 mlrd leva (rreth 850 mln euro). Sigurisht që reaksioni kundër qeverisë do të jetë i ashpër dhe se duhet të kërkohen masa dhe forma që të mos vazhdojë ky kurs. Mirëpo, ky kurs ndeshet me përkrahjen e madhe në Bruksel të Kryetarit të Komisionit Evropian.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..