Në takimin në Pragë Katërshi i Vishegradit hoqi dorë nga këmbëngulja e tij radikale për krijimin e shpejtë të “një sistemi rezervë kufitar” në Bullgari dhe Maqedoni, sistem ky i cili të ndalojë presionin nga ana e Greqisë. Në një dokument përfundimtar në forum Katërshi njohu në mënyrë diplomatike se ka rrezik nga krijimi i vijave të reja ndarëse në Evropë dhe nguli këmbë që Bashkimi Evropian të jetë i fuqishëm. Ndoshta kjo sprapsje u realizua nën presionin e Gjermanisë, e cila sipas Kryeministrit sllovak Robert Fico para forumit në Pragë ka diskutuar nëpërmjet kanaleve diplomatike se si Grupi i Vishegradit, Bullgaria dhe Maqedonia guxojnë të shqyrtojnë mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.
Gjithsesi, ideja për një istëm rezervë për mbrojtje nga presioni i madh i migracionit nga ana e Greqisë po mbetet, por si plani “B”, në rast se masat e përbashkëta të BE-së kundër migracionit nuk kanë sukses.
Siç pritej, në Pragë kryeministri Bojko Borisov ripohoi se Bullgaria është kundër rrethimit të kufirit tonë me Greqinë dhe përkrahu pozitën e njohur, pozitë kjo që u mbrojt një ditë më herët në një bisedim me kancelaren Angela Merkel, dhe pikërisht se ndalimi i presionit të migracionit është i mundshëm vetëm me masat e përbashkëta të BE-së. Sipas Bojko Borisovit, forcimi i pjesshëm i kontrollit në kufirin bullgaro-grek dhe në kufirin maqedono-grek nuk do të çojë në zgjidhjen e problemit, por vetëm do të ndryshojë itineraret e migracionit. Prandaj Sofja përkrah tezën se në një plan afatshkurtër dhe afatmesëm për kufizimin e migracionit është me rëndësi të madhe kontrolli i kufijve të jashtëm të BE-së, siç janë kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe të Greqisë me Turqinë. Ministri i Jashtëm bullgar Daniell Mitov bëri të ditur se Sofja do të ngulë këmbë që në këta kufij të zhvillohet një operacion i NATO-s, në qoftë se para kësaj operacioni i aleancës në kufirin detar greko-turk jep rezultat. Pro angazhimit të NATO-s janë edhe shtetet e Grupit të Vishegradit. Forcimi i angazhimit të paktit ushtarako-politik me problemin e migracionit është në përputhje me dëshirën e disa shteteve për përfshirjen në zgjidhjen e tij edhe të ushtrive kombëtare, por kjo do të çonte në forcimin e pranisë së NATO-s në regjion dhe do të provokonte reaksionin negativ të Rusisë.
Në Pragë delegacioni bullgar nguli këmbë gjithashtu për mbylljen e të gjithë kufijve të jashtëm të BE-së dhe jo vetëm të atyre me Turqinë. Kështu migrantët do të mund të kalojnë vetëm në mënyrë të ligjshme përmes pikëkalimeve. Kjo do të lejojë regjistrimin e plotë dhe dallimin e qartë të migrantëve të ligjshëm nga ata të paligjshëm. Për një metodë të tillë Sofja ngul këmbë që prej shumë kohe, që të ndalohet presioni i migracionit nga shtetet, të cilat nuk janë burim i migracionit për shkak të konflikteve ushtarake, por për shkak të shkaqeve sociale dhe ekonomike. Në këtë lidhje në Pragë Katërshi i Vishegradit, bashkë me Bullgarinë dhe Maqedoninë, deklaruan se janë për bashkëpunimin më të ngushtë midis shërbimeve hetimore kufitare kombëtare.
Në Pragë Katërshi i Vishegradit bëri disa lëshime lidhur me disa pikëpamje të tij radikale në emër të politikës së përbashkët të BE-së. Katërshi do të paraqesë pozitën e vet në samitin e BE-së të migracionit, takim ky që do të mbahet në Bruksel më 18 dhe 19 shkurt. Para kësaj, më 17 shkurt në Austri do të zhvillohet një takim tjetër, me pjesëmarrjen e 11 shteteve, ndër të cilat janë Gjermania dhe Franca. Atje do të përfaqësohet edhe Turqia. Intensiteti, me të cilin po zhvillohet dialogu në të gjitha nivelet, tregon se serioziteti i krizës së migracionit dhe urgjenca e zgjidhjes së problemeve të lidhura me të kuptohen shumë mirë. Mirëpo, kjo tregon gjithashtu se politika e përbashkët për përballimin e kësaj krize, për të cilën flitet kaq shumë dhe prej kaq shumë kohe, ende nuk është formuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..