Kështu quhen një përmbledhje, një ekspozitë udhëtuese dhe një sajt multimedial që prezantojnë rrëfimet e tridhjetë përfaqësuesve të komunitetit hebraik për të kaluarën dhe për shumëllojshmërinë e tij aktuale në Bullgarinë Veriore. Pse pikërisht bashkësia hebraike? Autorët e projektit janë
Shoqata “Hapësira Evropiane shek. XXI” në bashkëpunim me muzetë historikë rajonalë të qyteteve Ruse, Shumen dhe Varna – kjo është ashtuquajtura “vija e modernitetit”, ku që nga gjysma e shekullit të XIX-të kalon rruga bullgare drejt Evropës. Një pjesë e madhe e përpjesëtimeve shpirtërore dhe materiale të kësaj rruge janë lidhur me hebrenjtë bullgarë në rajon të cilët janë një pasuri e tij të vogël dhe pak të studiuar.
Apo siç shkruan laureati i çmimit Nobel i lindur në Rusçuk (siç është emri i vjetër i qytetit Ruse) Elias Kaneti në librin “Gjuha e shpëtuar”: “Do të jetë shumë vështirë për mua që të krijoj një përfytyrim për larminë e atyre viteve të kaluara në Rusçuk, për pasionet dhe frikët e tyre. Gjithçka që përjetova më vonë në jetën time tashmë kishte ndodhur në Rusçuk. Atje bota tjetër quhej Evropa.”
Kështu mendon edhe profesori dr. Nikollaj Nenov, autor i përmbledhjes dhe drejtor i muzeut të qytetit Ruse:
“Pikërisht larmia e zërave, zërave personalë të njerëzve të cilët bile nuk kanë menduar se mund të bëhen pjesë e historisë së përbashkët dhe publike, na japin mundësi që duke lexuar dhe duke dëgjuar të formojmë “puzzlen” e jetës së komplikuar, ta bëjmë tablonë më të qartë dhe më të fokusuar.”
Video intervistat na shpien nëpër rrugicat e jetës, duke prekur tema të ndryshme si fëmijëria, familja, lagja, festat, vuajtjet, e përditshmja, puna dhe “toka e premtuar”. Kështu janë strukturuar përmbledhja dhe ekspozita me ilustrime të pasura që mund të shihen në sajt. A mund të thuhet se Bullgaria ka qenë pjesë e kësaj “toke të premtuar”? “Ne jemi hebrenjtë “spanjollë” në Ballkan. Kemi ardhur këtu pas vitit 1942, kur inkuizitorët i dëbuan të gjithë hebrenjtë nga Spanja” – tregon një nga të intervistuarit – Nisim Mois Fahri, i lindur më 1923. Pranë fjalëve të tij shikojmë fytyrën e një mbretëreshe bullgare me prejardhje hebraike – Sara-Teodora (nga shekulli i XIV-të), të vizatuar mbi murin e një nga monastireve të quajtura Ivanovski në afërsi të qytetit Ruse. Këto monastire janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
Disa nga tregimet tingëllojnë në mënyrë paradoksale. Si për shembull kujtimet e një gruaje të moshuar nga qyteti Shumen, e cila po jeton në Izrael. Ajo kujton stacionin e trenit nga koha kur ajo ka qenë vajzë e vogël. Njerëzit pritnin tërë ditën trenin për në kampet naziste në territorin e Polonisë së okupuar nga Gjermania. Të moshuarit qanin, kurse fëmijët gëzoheshin duke menduar se do të udhëtonin me tren dhe se do të shikonin vende të reja. Kur vonë në mbrëmje i informuan se treni nuk do të vinte dhe mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre u bë të kundërtën – të rriturit gëzoheshin, derisa të vegjlit – qanin.
Kur pas themelimit të shtetit Israel hebrenjtë bullgarë e zgjodhën atë si shteti i tyre – vuajtja për shkak të largimit nga Bullgaria nuk ishte e vogël – shpjegoi doktori Nenov.
“Udhëtimet janë shumë të rëndësishme, kthimet – gjithashtu. Ata, të cilët nuk kthehen, vuajnë. Kështu edhe ne vuajmë për shkak të mungesës së tyre, sepse komunitetet e hebrenjve që kanë braktisur Bullgarinë në fakt janë humbje edhe për ne.”
Në fund të bisedës sime me doktorin Nenov, ai me buzë në gaz kujtoi takimin e tij para shumë vjetësh me një bashkënxënës të tij prej këtij komuniteti – Rubço, i cili tani jeton në ShBA. Pas ndryshimeve demokratike në fillimin e viteve të 90-të të shekullit të kaluar lidhjet midis të afërmve nga Bullgaria dhe Izraeli nuk u vështirësuan më, siç në kohën e komunizmit (atëherë Izraeli u pranua si pjesë e ashtuquajturit “kamp armik”). Pakot me ushqime nga Izraeli u bënë gjithnjë e më shumë, posaçërisht në muajt e urisë së tranzicionit ndaj ekonomisë tregtare në Bullgari. Doktori Nenov kurrë nuk do të harrojë pakon e vogël që Rupço i ka dhënë atij – “ishte pluhur, por kur e zjeva – u bë patate!”
Për këtë arsye fjalët finale e doktorit Nenov për vuajtjen dhe shpëtimin tingëllojnë kështu: “Vuajtja është kudo. Ajo gjithmonë është rreth nesh. Dhe shpëtimi varret vetëm nga ne.”
Ky është edhe kuptimi i projektit – që të prezantojë me anë të kujtimit të një komuniteti depërtimin në thelbin e tij. Kur bëhemi pjesë e shtëpive dhe ndjenjave të përfaqësuesve të kësaj bashkësie, mund të bëhemi më tolerantë dhe pak më njerëzorë”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Nikollaj Nenov dhe Krasimir Stojanov
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...