Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Migracioni nga Lindja përmes Bullgarisë-një qetësi përpara stuhisë?

Disa zhvillime rreth krizës së refugjatëve gjatë ditëve të fundit të çojnë drejt mendimit se, nëpër kufijtë e jashtëm të Evropës radhët shtrëngohen për mbrojtje, sepse do të zhvillohet diçka e cila nuk do të jetë mirë. Në fillim të javës e cila po përfundon erdhi lajmi për 2 imigrantet të cilat kanë vdekur nga ngrirja-një vajzë në moshën rreth 16 vjeç dhe një grua në moshën rreth 30 vjeç-të gjetura në rajonin e qytetit Mallko Tërnovo, në kufi me Turqinë. Siç njoftoi ministria e brendshme, ato kanë qenë pjesë nga një grupi të arrestuar imigrantësh ilegal, 19 në numër, të lëna nga trafikantët. A ka pasur në përgjithësi trafikantë ose grupi ka lëvizur më vete, nuk është e qartë. Në qoftë se ka pasur trafikantë, ata kanë përgatitur “dërgesën” në territorin turk, aty kanë marrë paratë e emigrantëve. Në qoftë se grupi ka vepruar më vete, ai është organizuar po kështu në territorin turk, me fjalë të tjera është e mundur që autoritetet turke të kenë mbyllur sytë për kalimin e tyre përmes kufirit.

A mund të kërkohet lidhje midis këtij incidenti dhe shprehjen e ashpër përpara 3 ditëve të presidentit turk Rexhep Erdogan? Ai kërcënoi aty për aty se, Ankaraja mund të lëshojë drejt Evropës Perëndimore refugjatët nga Siria, të cilët për momentin jetojnë në kampe në territorin turk dhe janë mbi 2,5 milionë.

“Mund të jemi të duruar deri në një moment të caktuar kurse pas kësaj tu urojmë një udhëtim të mbarë”, tha ai. Kurse itinerari i këtij “udhëtimi” kalon dhe përmes Bullgarisë. A blofon vallë Erdogani? Ai nuk është i kënaqur nga fakti se, OKB-ja i ka lëshuar Ankarasë më pak se gjysmë miliardë dollarë për të përballuar refugjatët, kurse Bashkimi Evropian ka premtuar 3 miliardë euro, pasi sipas fjalëve të Erdoganit vendi i tij deri tani ka harxhuar mbi 9 miliardë dollarë. Është e logjikshme të mendohet se Turqia do që të ngrejë mizën, që të vazhdojë të frenojë valën e emigrantëve.

Hipoteza për “një udhëtim të këndshëm” qe e komentuar nga ministri i mbrojtjes Nikollaj Nançev. Sipas fjalëve të tij kjo është e mundur dhe “duhet të jemi gati për çdo lloj skenar”. Nënçev futi një dozë qetësim, duke deklaruar se, ushtria bullgare ka resursin e domosdoshëm dhe mundet që menjëherë të shtohet prania e njerëzve dhe të teknikës nëpër kufi, dhe kjo për shumë herë. Është interesante se çfarë mund të ndodhë, në qoftë se në kufirin tonë “troket” në një ditë të bukur bile dhe gjysma nga refugjatët “të lënë në depo”tani për tani në territorin turk. Nëse “njerëzit dhe teknika” do ta evitojnë situatën?

Në qoftë se shtojmë dhe vizitën në Sofje të Dimitris Avramopullosit, komisar evropian mbi migracionin , duket se ka me të vërtetë një shtrëngim të radhëve përpara kërcënimeve nga “cunami i migracionit”. Ai i lavdëroi autoritet bullgare për punën e kryer mirë deri tani mbi mbrojtjen e kufirit. Por komisari prapë së prapi rikujtoi se, Bullgaria gjendet në fqinjësi me Turqinë dhe se Sofja mban përgjegjësi për ruajtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe se në qoftë se Turqia nuk lidhet seriozisht me zgjidhjen e problemit  të refugjatëve, situata mund të vështirësohet mjaftë. Nga pala bullgare qe shprehur një optimizëm kategorik . Ministri i punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova deklaroi se në praktikë Bullgaria ka një kontroll 100% në kufirin me Turqinë. Si dhe se është “i papranueshëm” propozimi i vendeve nga katërshja e Vishegradit, dhe para së gjithësh të Budapestit, Bullgaria të mbyll kufirin e vet me Greqinë, e cila, në llogari të një sërë vendeve nga Bashkimi Evropian, nuk mund të përballojë presionin e refugjatëve. “Duhet të përkrahim Greqinë , sepse ajo është fqinja tonë dhe partnere,”tha Bëçvarova, çfarëdo që do të thotë kjo. Sa i përket aspektit financiar, Dimitris Avramopullos e vuri aksentin mbi faktin se, për punë me imigrantët Komisioni Evropian i lëshon Bullgarisë 91 milionë euro për periudhën 2014-2020. A janë të mjaftueshme apo bëhet fjalë për thërrime të hedhura nga tavolina? Autoritetet bullgare nuk komentojnë. Në fakt, në Bullgari nuk flitet qartë dhe saktë sesa i kushton taksapaguesit mbrojtje e kufirit dhe mirëmbajtja e imigrantëve në territorin e vendit.

Tani është akoma dimër. Nuk është stinë për një migracion në masë, por shpresojmë se nuk bëhet fjalë për një qetësi përpara stuhisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD