Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbiprodhimi i ushqimit duhet të favorizojë të varfrit

БНР Новини
Foto: bgfoodbank.org

A mundet që vendi më i varfër në Bashkimin Evropian ti lejojë vetes luksin të tejkaloi 670 mijë tonë ushqim për vit? Natyrisht qe po-përderisa  nuk ndërmerr masa me produktet e tepërta të ndihmojë ata të cilët janë në mjerim. Njëkohësisht çdo një bullgar i pestë jeton nën pragun e varfërisë. Mbiprodhimi i ushqimit dhe ushtria e madhe e të uriturve-në qoftë se është i mundur një balancim i të dyja pikave ekstreme, zgjidhja është  në politikën stimuluese shtetërore, të organizatave aktive shoqërore dhe rritjen e vetëdijes  qytetare të njerëzve. Dhe derisa politikanët tek ne akoma janë në etapën “studimin e përvojës evropiane” në problemin me shpërndarjen kot të ushqimit, kurse biznesi është i penguar të dhurojë  produktet e panevojshme, me ndihmën për të varfëritë është i lënë të merret sektori joqeveritar. 

Banka bullgare e ushqimit është një nga organizatat, të cilat shpëtojnë nga shkatërrimi ushqimin jo të nevojshëm. E merr nga prodhuesit, përpunuesit ose tregtarët dhe e shpërndan midis atyre të cilët nuk mund ti a lejojnë vetes. “Nga njëra anë shpëtojmë ushqimin, kurse nga ana tjetër, u ndihmojmë njerëzve në nevojë”, thotë drejtori ekzekutiv i organizatës Canka Millanova.

СнимкаNë një përpjesëtim botëror ka një sasi të madhe ushqimi, i cili shkapërderdhet dhe shkatërrohet-por më tepër për shkak të faktit se nuk është e domosdoshme akoma në momentin e prodhimit të tij. Por përdoret në shumicë, që të mundet çdo një shije tekanjoze të mund të kënaqet. Kështu pavarësisht nga ushqimi i tepërt-rreth 40% mbiprodhim, ka tepër shumë njerëz, të cilët provojnë mangësi dhe shumë të tjerë të cilët janë të uritur.

Pothuajse i gjithë ushqimi, i cili vjen në bankën e ushqimit, është nga prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Të pakta janë sasitë e dhuruara nga supermarketet. Vargjet e mëdha tregtare nuk janë bujare për shkak të absurdit të taksave, i cili i shtyn drejt humbjeve të mëdha.

Mungojnë stimuj për dhurimin e ushqimit, bile kur është me një kadencë të shpejt, mendon Canka Millanova. Në qoftë se hidhet poshtë, ai nuk do ti sjellë të ardhura buxhetit të shtetit. Por në qoftë se dhurohet, në mënyrë krejt paradoksale, personi juridik do të duhet të paguaj 20% TVSH mbi vlerën. Dhe në qoftë se është e qartë se rruga e vetme është drejt plehrave ose krematorit,nuk tingëllon në mënyrë të arsyeshme  pesha e madhe financiare për biznesin, i cili disponon me këtë ushqim.

Jo vetëm mjedisi i keq i taksave i ndalon dyqanet tregtare ti dhurojnë mallrat e veta me një afat kadence. Në një shkallë të madhe ata mundin ti shesin në sajë të promovimeve, pavarësisht se  çmimet e ulura jo gjithmonë kanë një efekt pozitiv. Thjesht sepse njerëzit mbajnë ushqime të tepërta në shtëpi dhe pas kësaj ju nevojitet të lirohen nga ushqimi i panevojshëm. Kështu vetëm në Sofje gjatë vitit të fundit janë hedhur 64 mijë tonë mbeturina ushqimore, sipas një studimi të Bashkisë së Kryeqytetit.

Që të pakësojmë derdhjen e ushqimit, fillimisht duhet të aplikojmë një mekanizëm, sipas të cilit dhurimi i ushqimit të bëhet më i leverdishëm sesa shkatërrimi i tij, është e bindur Canka Millanova. Gjatë këtyre ditëve Franca pranoi ligj, i cili ndalon që supermarketet ti hedhin produktet ushqimore, duke i detyruar të japin tepricën organizatave bamirëse. Në Britaninë e Madhe, Poloni  dhe në vendet e tjera evropiane dhurimi i ushqimit është i liruar nga TVSH-ja. Kurse në Bullgari propozimet për përmirësimin e klimës së taksave po regjen për vit të tretë të radhës në ministrinë e financave.

Njëri propozim është që vëllimi i ushqimeve, i cili mund tu jepet subjekteve juridike në kufirin e një viti, të lidhet me qarkullimin vjetor të mallrave, sqaron  Canka Millanova. Kështu, në qoftë se një ushqim i dhuruar nuk i tejkalon gjysmë përqind nga qarkullimi, të mos të paguhet TVSh-sepse prodhuesi përkatës, përpunues ose tregtar do ti shkatërrojë produktet, me qenë se mbi produktet e sakatuara nuk ngarkohet taksë. Propozimi i dytë është që ushqimet, afati i të cilëve në momentin e dhurimit nuk është më i gjatë se një muaj, të lirohen nga TVSH-ja.

Dhe me qenë se nga pëlqe të krahasohemi me Rumaninë, këto masa tanimë janë të aplikuara në fqinjën tonë veriore. Dhe në qoftë se e ndjekim shembullin e saj dhe veprojmë në mënyrë të arsyeshme drejt shpëtimit dhe rishpërndarjes së ushqimit ekzistues, më shumë të pastrehë dhe njerëz të varfër dhe tek ne do të mund ta ndiejnë veten të ngopur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD