Më 8 shkurt Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Memli Krasniqi bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Pas takimit me Ministren e Bujqësisë dhe Ushqimeve të Bullgarisë, Desislava Taneva u bë e ditur se Bullgaria dhe Kosova së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes së cilës do të thellohet shkëmbimi i përvojave në politikat bujqësore.
Ministrja Taneva shprehu gatishmëri për fuqizim të bashkëpunimit dhe për rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve. Ajo prezantoi zhvillimet që Bullgaria ka pasur në bujqësi me theks mbi prodhimin dhe eksportin e verës. Ministrja Taneva deklaroi që këto përvoja t’i ofrohen Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit me kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov, Ministri Krasniqi ka kërkuar nga komuniteti i biznesit në Bullgari që të bashkëpunojë më shumë me agrobizneset nga Kosova. Në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ai theksoi nevojën nga rritja e shkëmbimeve tregtare me Bullgarinë. Nga ana e tij z. Simeonov vuri në dukje se deri tani ka pasur bashkëpunim të mirë më Oden Ekonomike të Kosovës duke shprehur gatishmëri për t’i ndihmuar agrobizneset e Kosovës në forma të ndryshme të bashkëpunimit me bizneset e Bullgarisë.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Ministri Krasniqi theksoi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bullgarisë në sferën e bujqësisë dhe ekonomisë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..