Sektori bankar përsëri sjell lajme tronditëse. Ndryshe nga e kaluara jo e largët, kur njerëzit mësonin për falimentime, ndihma urgjente të shtetit dhe kredi të pashlyera, sot tabloja është më tepër se roze. Por edhe kjo situatë në ngjyrën roze nuk është më pak tronditëse. Sepse niveli i fitimit vjetor prej 20% dhe norma e interesit kryesor prej 0% nuk janë gjëra me të cilat bullgarët janë mësuar.
Bankat janë plotë e përplot me para - personale dhe të depozituara. Mjetet personale të bankave janë rritur brenda një viti me më se 450 mln euro, ndërsa paratë e depozituara në bankë u shtuan me 2 mlrd euro dhe tejkaluan shifrën 21 mlrd euro në depozita bankare. Të gjitha këto shifra do të ishin të gëzueshme në qoftë se nuk fshihnin në fakt një realitet shqetësues. Paratë në bankat dhe paratë e bankave po rriten, ndërsa kreditë – jo. Do më thënë dobi të madhe për ekonominë reale prej këtyre shumave të mëdha nuk ka. Dhe kjo është njëra prej arsyeve të shtrojmë vetes pyetjen nga vijnë këto fitime kolosale të bankave dhe kursimet madhështore të popullsisë, pasi ekonomia në vend rritet me shifrën modeste prej 3%. Nuk ka investime, nuk ka konsum, apo ato nuk janë në përmasa të tilla që do të çojnë në fitime dhe kursime të tilla. Përkundrazi – investimet vijnë kryesisht nga Brukseli, ndërsa konsumi është tkurrur për shkak të mos dëshirës nga ana e bullgarëve të harxhojnë paratë e fituara me vështirësi. Ky disbilanc midis shumave të mëdha të parave dhe aktiviteti modest i veprimtarive e ka shtyrë Bankën qendrore të ulë normën e interesit bazë deri në 0%. Kjo do të thotë zhvleftësim të parave, do më thënë të kredive për biznesin dhe familjet. Në fund të fundit ky fakt duhet të jetë stimul për ringjalljen ekonomike. Për shkak të pranisë së Këshillit monetar në Bullgari, efekti pozitiv nga ulja e normës së interesit bazë do të jetë i kufizuar, por kjo është e vetmja gjë e arsyeshme, që sipas ligjit, mund të bëjë Banka Popullore Bullgare.
20% rritje të fitimeve bankare dhe 0% normë e interesit të Bankës qendrore – diapazoni është tepër i gjerë dhe nuk ka si njëra anë të mos ndikojë mbi tjetrën. Cilat do të jenë efektet pozitive ose negative së shpejti do të mësojmë. Tani për tani është e qartë, se bankat bullgare gjatë këtij viti do të kontrollohen për të gjitha aktivet e tyre dhe do të duhet të kalojnë stres teste. Qëllimi është të zbulohen “mollët e kalbura”, sipas fjalëve të një ambasadori perëndimor në Sofje, të spastrohen portofolat kreditore të bankave dhe ato të konsolidohen dhe të bëhen rezistente ndaj goditjeve eventuale të tregut, goditje të cilat vetëm para një viti çuan në falimentin e bankës bullgare të katër për nga madhësia në treg. Të dhënat e fundit për fitimet e bankave dhe për pakësimin e kredive të këqija dhe të pa shërbyera japin optimizëm dhe garanci të mira për stabilitetin e sistemit bankar në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..