Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edita Tahiri: Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur Kosovën dhe aspiratën e saj euroatlantike

БНР Новини
Ministrja Edita Tahiri u prit nga Ministri i Jashtëm Daniell Mitov
Foto: mfa-ks.net

Ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri bëri një vizitë treditore zyrtare në Bullgari. Ajo mori pjesë në takimin e radhës të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në kuadrin e vizitës Ministrja Tahiri zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm Daniell Mitov, Zëvendëskryeministrin Ivajllo Kallfin, Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë Xhema Grozdanova dhe me grupin e miqësisë Bullgari-Kosovë në Kuvendin Popullor.

“Bullgaria është një vend i cili gjithmonë e ka përkrahur Kosovën dhe aspiratën e saj për të qenë shtet euroatlantik. Në takim Ministri i Jashtëm Daniell Mitov e rikonfirmoi përkrahjen e Bullgarisë për integrimin e Kosovës në BE, NATO dhe proceset e tjera. Bullgaria ka qenë shumë afër me Kosovën në të gjitha fazat e lirisë dhe pavarësisë” – theksoi znj. Tahiri në një intervistë për Radio Bullgarinë. Ajo komentoi edhe temën aktuale rreth fluksit të refugjatëve, bashkëpunimin mes vendeve të EJL mbi çështjet e sigurisë, mundësitë për thellimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Kosovës, proceset e integrimit.

Fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishte tema e takimit të sotëm të Ministres Tahiri me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër të Punës dhe Politikave Sociale Z. Ivajllo Kallfin. “Jam i gatshëm të intensifikojmë dialogun mes vendeve tona, si edhe të bashkëpunojmë në sferën e politikave sociale. Kemi gatishmëri edhe të ndajmë përvojë konkrete dhe praktika të mira të cilat të ndihmojnë Kosovën në zhvillimin e saj euroatlantik.” Ai vlerësoi si sukses të madh nënshkrimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociim me BE-në.

Ministri Kallfin shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në sferën e politikave sociale Foto: mlsp.government.bgKryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë Xhema Grozdanova gjithashtu theksoi intensifikimin e kontakteve dypalëshe. Ajo vuri në dukje, se Bullgaria mbështet kandidaturën e Kosovës për UNESCO-n, si edhe liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në BE. Tema e bisedës u përqendrua rreth mundësive për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me rritjen e bashkëpunimit në mes të parlamenteve përkatëse. Ministrja Tahiri foli edhe për dialogun e Brukselit që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë si kontribut për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD