1 shkurti, data, kur jepet nder ndaj viktimave të regjimit komunist, u shënua për herë të parë në vitin 2011. Data nuk është zgjedhur rastësisht. Më 1 shkurt të vitit 1945 e ashtuquajtura Gjykata Popullore pas vendosjes së regjimit komunist në Bullgari shënoi historinë tonë me shpalljen më masive të dënimeve me vdekje kundër politikanëve. Janë dënuar me vdekje deputetë, kryeministra dhe ministra, regjentët e mbretit të mitur Simeon II, botuesit e gazetave qendrore, publicistë, gjeneralë dhe kolonelë. Një pjesë prej kësaj periudhe të kobshme të historisë bullgare është edhe makina represive e Sigurimit të Shtetit. 26 vjet pas ndryshimeve politike në Bullgari vendi ynë ende ndodhet në vetë fillimin e studimit të saj. Një prej të parëve që merren me këtë tematikë janë gazetarja Maria Dermenxhieva dhe historiani Momçill Metodiev. Para pak kohe doli nga shtypi libri i tyre “Siguria e Shtetit – përparësia e trashëgimisë”, e cila studion biografitë profesionale të oficerëve të rëndësishëm. Vesella Vlladkova bisedoi me autorët për përfundimet e veprimtarisë së tyre katërvjeçare.
Sot tema “Siguria e Shtetit” nuk është në qendër të opinionit publik, megjithëse mossukseset e Bullgarisë shumë shpesh shpjegohen pikërisht me varësitë e vjetra që nga koha e regjimit komunist. Biografitë profesionale të 47 nëpunësve të sistemit të Sigurimit të Shtetit janë baza e rekonstruktimit të mënyrës, sipas së cilës kanë funksionuar shërbimet gjatë viteve të komunizmit dhe të tranzicionit. Kjo punë shkencore u publikua 26 vjet pas ndryshimeve. Mirëpo, kjo nuk është vonë sipas kushteve bullgare, shpjegon Maria Dermenxhieva.
Duke pasur parasysh se dosjet në Bullgari u hapën 17 vjet pas ndryshimeve, kjo nuk na befason” – thotë Maria Dermenxhieva. Meqenëse Partia Socialiste Bullgare, domethënë ish Partia Komuniste Bullgare, i fitoi zgjedhjet e para demokratike, energjia civile sikur iu drejtua procesit zgjedhor, kurse iniciativa politike për hapjen e arkivave mbeti në duart e komunistëve. Ata nuk kishin interes për këtë, por arritën të na imponojnë shumë mite për Sigurinë e Shtetit, se këta njerëz kanë qenë oficerë, të cilët kanë punuar për sigurinë kombëtare, se ata kanë qenë patriotë etj., gjë që tashmë u përgënjeshtrua, pasi filloi studimi serioz i arkivave të Sigurisë së Shtetit.
Historiani Momçill Metodiev kthehet më larg në histori, duke e kërkuar shpjegimin se pse Bullgaria nuk e filloi tranzicionin drejt demokracisë me hapjen, studimin dhe analizimin e aparatit represiv të Sigurisë së Shtetit.
Në qoftë se ka diçka në tranzicionin bullgar, për të cilën krenohem, ky është fakti se nuk u arrit te ndeshje etnike – thotë Momçill Metodiev dhe sqaron: Në vetë fundin e viteve 80 u mbajt i ashtuquajturi “Proces i Rilindjes”, ku emrat e turqve bullgarë u ndryshuan me dhunë. Në vitin 1990 tensioni etnik ishte shumë i madh dhe vëzhguesit perëndimorë i prisnin në Bullgari ngjarjet e njëjta, që ndodhën në Jugosllavi. Në dallim të vendeve të tjera nga Evropa Lindore Bullgaria sikur kishte për të vendosur akoma një çështje. Atëherë hapja e dosjeve sikur mbeti në plan të dytë, madje për liderët e opozitës së atëhershme antikomuniste. Në qoftë se këto dosje ishin hapur në vitin 1990, historia e Bullgarisë do të ndodhte në një mënyrë më të ndryshme, thjeshtë sepse elita e sotme, e cila është lidhur me nivelet e vjetra të larta të pushtetit dhe vazhdon të formojë dhe të ndikojë mbi opinionin publik, do të organizohej dhe imponohej më vështirë.
Sipas historianit, Bullgaria dallohet shumë pak nga ish vendet e tjera komuniste, si pjekuri e shoqërisë civile. Mirëpo kjo nuk çoi në rishqyrtimin e së kaluarës së afërte. Diçka më tepër – hapja e ngadaltë e dosjeve lejoi ruajtjen e varësive të vjetra të Sigurisë së Shtetit dhe kështu Bullgaria praktikisht humbi disa vite të rëndësishme për vendosjen e vlerave demokratike. Në vend të kësaj fitoi prioritet indiferenca.
Kjo është karakteristika më e fuqishme e Sigurisë së Shtetit – thotë Momçill Metodiev. Një prej tezave, të cilat ne zhvillojmë, është se kjo indiferencë pas vitit 1990 përhapet mbi sektorë të tjerë, ku ish oficerët e Sigurisë së Shtetit kanë pasur mundësi të ushtrojnë ndikim, përfshi këtu ndikim edhe mbi biznesin privat. Në Bullgari aktualisht ka tension midis elitës së krijuar para këtyre 25 viteve dhe klasës së mesme normale, e cila ka përparuar në jetë në saje të përpjekjeve të veta.
Pas mbylljes së Sigurisë së Shtetit pas ndryshimeve, shumica e nëpunësve të pushuar nga puna filluan të merren me biznes privat, duke i ruajtur të gjitha kontaktet e veta. Dhe meqenëse dosjet nuk hapeshin vite me radhë, lidhjet miqësore u përhapën në të gjithë sektorët publikë, u krijua një elitë politike dhe ekonomike, e cila ekzistonte si parazit në shtet. Një shembull i kësaj është shtyrja e privatizimit deri në fund të viteve 90, kur kjo elitë arriti të grumbullojë pasuri dhe ndikim – thotë Momçill Metodiev. Maria Dermenxhieva shton:
Këto lidhje miqësore prapa skenës ruhen shumë mirë nga vetë shërbimet bashkëkohore pas ndryshimeve. U krijua një simbiozë midis biznesit privat dhe strukturave shtetërore. Këto lidhje, të cilat nuk janë publike pikërisht për shkak të hapjes së arkivave, në të gjitha rastet kanë krijuar te njerëzit e zakonshëm ndjenjën se nuk mund të bësh vrimë në një mur për shkakun e thjeshtë se ti nuk je një prej tyre.
Pikërisht për këtë shkak Maria Dermenxhieva dhe Momçill Metodiev e kanë quajtur librin e tyre “Përparësia e trashëgimisë”.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..