Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensy International e radhiti Bullgarinë në vendin e 69 për nga korrupsioni mes 168 shteteve në botë. Sipas raportit vjetor për vitin 2015 të organizatës ndërkombëtare vendi ynë zë pozitën e qëndrueshme në fund të klasifikimit të BE që nga viti 2012. Diçka më tepër, ndryshe nga shtetet e tjera, ku tendencat me gjithë se edhe me pak shkojnë lart, tek ne treguesit janë negative. Indeksi mat nivelin e korrupsionit politik dhe administrativ në vendin e caktuar ashtu siç e konsiderojnë përfaqësuesit e biznesit, analizuesit nga mbarë bota, përfshi ekspertët e anketuar nga shtetet e studiuara. Vlerat e indeksit janë nga 100 – niveli më i ulët i korrupsionit, deri në 0 – niveli më i lartë.
Vanja Nusheva, Drejtore programore e Asociacionit “Transparencë pa kufij” komenton vlerësimin për Bullgarinë:
Bullgaria zë vendin e fundit të 28 mes shteteve të BE me indeks prej 41 pikash. Vlera mesatare e indeksit në bashkim është 65 pika. Kjo tregon, se Bullgaria mbetet shumë prapa shteteve të tjera të BE. Diçka më tepër, në sfondin e tendencës së përgjithshme pozitive, e cila vihet re tek po thuaj të gjitha shtetet, Bullgaria dhe Hungaria janë të vetmet vende të BE, ku vlerat e indeksit ulen në krahasim me vitin e kaluar. Vlera mesatare e indeksit të shteteve anëtare, qe i janë aderuar BE pas vitit 2004, është 55 pika. Këtu përsëri Bullgaria dhe Hungaria bëjnë përjashtim negativ, ndryshe nga Çekia dhe Estonia. Njeri prej efekteve të rëndësishme pozitive nga përdorimi i indeksit të perceptimit të korrupsionit është mundësia të bëhen krahasime gjatë viteve. Nëse para tre vjetëve Bullgaria, Italia, Rumania dhe Greqia e ndanin vendin e fundit në klasifikim, gjatë dy vjetëve të fundit vihet re tendencë pozitive si për Italinë, ashtu edhe për Rumaninë dhe Greqinë.
Korrupsioni shfaqet në të gjitha nivelet e pushtetit, më shqetësues është në sistemin e gjyqësorit. Çfarë nuk arritëm të bënim, që të mbetemi shteti më i korruptuar në BE, sipas Vanja Nushevës.
Në qoftë se do t’i bëjmë një pasqyrë raportit të KE, mund të shohim komponentët që mungojnë në politikën për luftë kundër korrupsionit, adekuate me problemet e shoqërisë sonë. Në kuadrin e sistemit gjyqësor janë treguar saktë administrimi jo efektiv nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, hetimi jo efektiv i krimeve të korrupsionit, i krimeve të bërë nga persona në poste të larta të shtetit. Nëse flasim për përgjegjësinë e pushtetit ekzekutiv dhe ligjvënës, këtu duhet të kërkojmë përgjigje pyetjes – kur do të miratohet ligji kundër korrupsionit dhe a do të zbatohet ai në mënyrë efektive. Çfarë masa ndërmerren në sferën e prokurimeve publike. Problemet e përvijuara në raportin e fundit të KE tregojnë nevojën e veprimeve të organizuara sistematike për një administrim më efektiv dhe me përgjegjësi në të gjitha sferat e shoqërisë.
Për fat të keq, jemi larg të gjitha standardeve të shteteve që janë në krye të klasifikimit: Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Ja se çfarë masa rekomandon Vanja Nusheva për luftën kundër korrupsioni:
Është e nevojshme të mobilizohet energjia e institucioneve nga tre pushtetet – ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, për ndërmarrjen e veprimeve konkrete për qeverisjen më efektive. Raporti i KE gjatë këtij viti përmban shumë rekomandime konkrete. Ato mund të lexohen si një program specifik për arritjen e përparimit në këtë sferë. Duhet të heqim dorë nga qëndrimi formal dhe nga ai i imitimit të reformave. Kjo do të thotë, se kur bëjmë ndryshime në legjislacion, ato të jenë të rëndësishme, t’u japin përgjigje problemeve, që janë konstatuar. Atëherë, kur do t’i kemi rregullat, ato duhet të jenë të detyrueshme për të gjithë dhe të zbatohen nga të gjithë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..