Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Karabasheva, e cila mposhti anoreksinë dhe arriti në klasifikimin e revistës “Forbes”: “Besoni në vetveten dhe mos hiqni dorë”

БНР Новини

Në klasifikimin e parë të revistës “Forbes” për vitin 2016 “30 nën 30 Evropa”, i cili prezanton 300 liderët, shpikësit dhe sipërmarrësit e rinj më të mirë të kontinentit në 10 kategori, ndodhen emrat e katër bullgarëve. Ata janë Ekaterina Karabasheva dhe Hristo Tençev në kategorinë për sipërmarrësi sociale. Në të figurojnë emrat e personave me kontribut ndaj shoqërisë. Andrej Novakov dhe Eva Paunova ndodhen në kategorinë “Politikë”.

Katerina Karabasheva studion dhe jeton në Berlin tashmë 7 vjet. Ajo ka magjistraturë në degën “Media dhe komunikacione”. Ajo ndodhet në listën e “Forbes” për shkak të punës së saj mbi projektin Jourvie – një aplikacion, i cili ndihmon terapinë e pacientëve me çrregullime të të ngrënit, si anoreksia dhe bulimia. 80 miliona janë të prekurat nga sëmundje të tilla në botë, shumica prej tyre janë femra të rinj. Gjithnjë e më shumë njerëz të rritur dhe burra gjithashtu vuajnë nga çrregullime të të ngrënit. Në shumicën e rasteve terapia është e suksesshme, vdekshmëria është 17%. Vetëm në Gjermani për mjekimin e anoreksisë lëshohen 195 miliona euro për vit, për shërimin e bulimisë shifra është 124 milionë euro. 

Снимка

Pjesëmarrja në këtë klasifikim prestigjioz nuk është arritja e parë e Ekaterinës. Ajo dhe ekipi i saj tashmë kanë disa çmime për punën e tyre.

Ky është një lajm i lumtur, një surprizë dhe njohje për punën që unë dhe ekipi im kemi kryer për këtë kauzë – tha Ekaterina. – Nga ana tjetër është një vlerësim i lartë i nivelit botëror edhe për Bullgarinë. Krenohem me këtë se ka akoma 3 emra bullgarë në këtë listë – kjo tregon se ne, bullgarët mund të arrijmë shumë, pavarësisht nga kjo se ku ndodhemi në botë.

Ideja për krijimin e aplikacionit vjen nga përvoja personale e Ekaterinës në luftën e saj me anoreksinë, kur ajo vetë ka takuar probleme të ndryshme të lidhura me terapinë. 

Aplikacioni merr elemente të ndryshme të terapisë dhe i konverton ato në formë digjitale. Kështu ato bëhen më të përdorshme për pacientët e rinj. Këto janë elemente si mbajtja e ditarit ushqimor, në të cilin pacientët shkruajnë çdo ditë çfarë hanë, si ndihen, çfarë mendime shkojnë nëpër mendjen e tyre. Elemente të tjera janë për shembull strategjitë për motivim në momente të rënda. Deri tani për fat të keq pjesa më e madhe e terapisë regjistrohet në letër, d.m.th. të gjitha këto elemente – protokollet dhe strategjitë shkruhen me dorë. Kjo nuk është praktike dhe nganjëherë shkelet anonimiteti i pacientit. Për këtë arsye aplikacioni për celular është një zgjidhje shumë e mirë – elementet janë në dispozicion në çdo një moment dhe në formë diskrete. Aplikacioni është në treg tashmë 1 vit dhe reagimet e përdoruesve janë shumë pozitive. Kohët e fundit marrim vlerësime pozitive dhe nga ana e mjekëve, të cilët shpjegojnë se pacientët e tyre përdorin aplikacionin dhe dëshirojnë që vetë ata të përfshihen në program.

Aktualisht 26-vjeçarja Ekaterina është konsulente për projekte të ndryshme në fushën e shëndetësisë dhe mendon se kjo do të jetë sfera, në të cilën ajo do të vazhdojë të zhvillohet. Në të njëjtën kohë ajo dëshiron të vazhdojë punën e saj në përkrahje të njerëzve me çrregullime të të ngrënit, dëshiron të ndihmojë edhe pacientët bullgarë.

Do të kënaqem shumë po të lidhem me organizata në Bullgari, të cilat punojnë në këtë fushë, do të mund të bashkëpunojmë – tha ajo.

Këshilla e  saj për sipërmarrësit e rinj në Bullgari është që të besojnë në vetveten dhe në idetë e tyre, të mos heqin dorë, pavarësisht nga vështirësitë në fillim:

Është e mrekullueshme kur njeriu e ka përkrahjen e të afërmve dhe të miqve të tij. Me rëndësi të madhe është që edhe në situata  të moskuptimit, ai të vazhdojë të punojë për atë,  në të cilën beson – është e mendimit Ekaterina.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD