Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata “Fëmijë dhe hapësirë” me projekte të reja

БНР Новини

Shoqata “Fëmijë dhe hapësirë” është një organizatë joqeveritare, e cila lind si rezultat nga puna e laboratorit studimor inter-disiplinor, të krijuar në kuadrin e projektit arsimues francezo-bullgar “Të rritesh pa prindër”. Tanimë 11 vjet me radhë shoqata realizon veprimtari, të cilat kanë për qëllim t’u ofrojnë përkrahje dhe shpresë fëmijëve të cilët janë në rrezik dhe fëmijëve me nevoja specifike dhe familjet e tyre. Ndaj veprimtarive të shoqatës, si dhe në procesin e nxjerrjes nga jetimoret fëmijëve në rrezik, përfshihet aktivisht zonja Vesella Banova, një psikologe klinike dhe psikoanalitik, doktoreshë në sociologji, kryetare e Rrjetit Kombëtar të Fëmijëve. Ja se çfarë na tha ajo për sukseset e shoqatës gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë viteve të fundit kauza jonë është e lidhur me njohjen e vuajtjes psikike tek fëmijët në shkolla dhe në qendrat për fëmijë me të meta. U ndihmojmë kolegëve, të cilët punojnë me ta – mbi 90 punonjës socialë, psikologë, psikiatër, pediatër, logoped. 10 vjet po vazhdon me sukses programi ynë “Fëmija dhe simptomat e tij”, në të cilin kolegët arsimohen të zgjidhin problemet lidhur me shfaqjet e fëmijëve kundër shoqërisë ose kriminalitetin, si dhe probleme lidhur me prapambetjen mendore. Përsëri marrim pjesë në një projekt të UNICEF-it, i cili realizohet në qytetin Sliven në Bullgarinë Jugore. Qendra për një përkrahje psikologjike është e dyta për vendin pas qytetit Ruse dhe ka për qëllim të zhvillojë një sistem prej kujdeseve moderne për fëmijët, të cilët kanë konflikt me ligjin. Modeli për punë përbën një partneritet publiko-privat. Bashkë me Bashkinë e Kryeqytetit punojmë mbi hapjen e qendrës së tretë të një tipi të tillë, e cila krejtësisht do të jetë e drejtuar në përkrahje të 13 qendrave për strehim të tipit familjar në Sofje, që u realizuan në sajë të projektit të madh të shtetit “Fëmijëri për të gjithë”. Në to janë strehuar shumë fëmijë të sëmurë, fëmijë me të meta dhe me nevoja specifike, me probleme psikike dhe vuajtje.”

Edhe një projekt tjetër, mbi të cilin punojnë specialistët nga Shoqata “Fëmijë dhe hapësirë”, është e lidhur me realizimin e veprimtarive të ndryshme në burgun për gra në qytetin Sliven në përkrahje të grave të dënuara. Ato mund të arsimohen, të merren me arte, të marrin pjesë në shfaqje teatrale, të mësohen të jenë nëna, sepse në burg ka çerdhe për fëmijët të cilët janë të lindur aty, dhe të cilët, gjatë një dëshire të shfaqur nga ana e nënës, mund të mbeten në burg deri sa të bëhen 1 vjeç.

Shoqata ka dhe një përmbledhje të botuar –“Vështrim nga brenda”, i cili përmban materiale për profesionalistë, të cilët merren me probleme, lidhur me risocializimin dhe integrimin e grave, të cilat janë me dënime. Nuk është e fshehtë se, disa prej tyre synojnë të kthehen në burg, sepse jashtë jeta e tyre është e shoqëruar me një dhunë të vazhdueshme dhe mungesë të përkrahjes.

Këto projekte e motivojnë ekipin e shoqatës të jenë më kreativ, më jashtë standardit dhe të mos të kursejnë forca dhe kohë, që të mund të kontribuojnë për një mënyrë më të mirë të jetës të fëmijëve dhe të familjeve në nevojë.

E pyetëm bashkëbiseduesen tonë, se cila është pozita e saj sa u përket problemeve demografike të Bullgarisë dhe kriza e familjes moderne. Ja se çfarë na tha ajo:

“Shoqata “Fëmijë dhe hapësirë” bashkë me Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve dhe Instituti për Popullsinë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave punon mbi projektin “Vizion për politikat familjare”. Një pjesë e madhe prej tij është një studim sociologjik, të cilin kolegët nga Akademia Bullgare e Shkencave realizuan bashkërisht me prindër të mbetur vetëm ose prindër me shumë fëmijë, familje me disa martesa, variante të ndryshme të familjes moderne. 91% nga të akredituarit shprehin mos kënaqësinë e vet nga politikat për përkrahje të familjes në Bullgari. Në pjesën e dytë të studimit u bëhet analizë politikave familjare në vende si Franca, Anglia, Norvegjia dhe Gjermania. Personalisht unë, merresha me analiza lidhur me Francën. Aty pas viteve 70 e ridrejtuan vëmendjen e vet nga evitimi i krizës demografike përmes lindjeve të shtuara drejt krijimit të kushteve favorizuese të grave punonjëse të bëjnë karrierë dhe të shfaqin dëshirë për të bërë fëmijë. Franca tregon një zhdërvjelltësi në zhvillimin e politikave familjare.”

Kurse ato përfshijnë lehtësime të taksave, ndihma të larmishme të fëmijëve dhe shtesa familjare.

Nga pozita e psikologes, zonja Banova mendon se për ndalimin e rënies demografike në Bullgari nuk është e mjaftueshme strategjia demografike. Është e domosdoshme që të gjithë njerëzit, të cilët jetojnë këtu, të pëlqejnë Bullgarinë dhe të kërkojnë në të, të ketë fëmijë. Vizioni për një politikë familjare duhet të përfshijë të gjitha çështjet, të cilat janë të lidhura me mirëqenien e fëmijës, familjen të tillë, siç është, në botën moderne, por jo nostalgjia për familjen nukleare, e cila tanimë nuk ekziston.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Shoqata “Fëmijë dhe hapësirë”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD